Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar nismës së Dua Lipës dhe Rita Orës, për të vënë Kosovën në hartën e kompanisë Apple.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Osmani shkruan: “I dashur Apple. Më datë 21 prill ju keni bërë një deklaratë zyrtare duke informuar se shumë nga shërbimet tuaja më të dashura tanimë do të ishin në dispozicion në 20 vende të tjera, ndër të cilat keni përfshirë dhe Kosovën.
Në mars, ju keni bërë Dua Lipan, superstaren nga Kosova, kopertinë në Pop Listën në ‘Apple Music’.
Shumë prej aplikacioneve tuaja në App Store përdoren masivisht në Kosovë pasi ju i keni bërë të disponueshme këtu.
Apple, Kosova është qartë pjesë e botës suaj. Le të sigurohemi që ta shohim shpejt atë edhe në hartën tuaj”.
Aktualisht, kufijtë e Kosovës në hartën e Apple-it janë shënuar me ngjyrë të kuqe të zbehtë, ndryshe nga vendet e tjera që ndahen me një ngjyrë të ndritshme dhe një linjë e trashë.
Respekte, zonja Vjosa Osmani. Ju uroj gjithe te mirat, shendet e suksese. ?
Do ishte më mir për Kosovën te kishte fqinj Afghanistanin se Serbin.
Z. Vjosa Osmani ju jeni nje sokolesh nje Shote Galice e Kosoves besoj se ju do ta nxirni vendin nga bataku ku ka rene e gjithe politika e kosoves.Njeres si ju i duhen kombit shqipetar.
Respekte pa fund.
❤️??
Apple put Kosovo on the map!
Kjo vlloca osmuni nuk mund te ktahasohet me Dua Lipen ..Familja e saje leshoj Kosoven nga shkiet,kurse familja e osmonit bashkepunte me shkijet.Edhe tash kjo eshte kundra UCK bashkepuntore e gjykates speciale.