"Çdo vend do të ndihej krenar me një hero të tillë"

26 Korrik 2020, 12:34Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në përkujtimin e dyvjetorit të ndarjes nga jeta të Adem Demaçit e cilëson si “një ndër krijuesit dhe borizanët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

 “Sot mbushen dy vjet pa patriotin,  dijetarin, oratorin, luftëtarin dhe kalorësin e paqes, Adem Demaçi. Adem Demaçi është ndër krijuesit dhe borizanët e  lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai i shërbeu Kosovës dhe kombit shqiptar me  vizionin largpamës dhe energjitë që nuk i shteruan kurrë; me sakrificat e pashembullta për çlirimin dhe progresin; me mësimet e vyera për të ndërtuar shtetin e ri, demokracinë dhe paqen; me kontributin e shquar kulturën dhe qytetërimin shqiptar; me thjeshtësinë dhe madhështinë prej çlirimtari; me dhimbjen njerëzore për të gjithë.

Çdo komb, çdo popull, çdo vend do të ndihej krenar me një luftëtar, krijues dhe hero si Adem Demaçi.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

1 komente në ““Çdo vend do të ndihej krenar me një hero të tillë””

  1. I . Kraja says:

    E vertete. Nje Veprimtare ,dijetare,humanist,patriot i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje