Kryeministri Hoti viziton Ferronikelin, premton mbështetjen e industrisë

25 Korrik 2020, 19:33Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, vizitoi sot ambientet e NewCo FerroNikelit në Drenas, kompani e Grupit Balfin.

Perveç drejtuesëve kryesorë të kompanisë, Kryeministri u prit edhe nga Presidenti i Grupit Balfin, Samir Mane.

Gjate viztes u diskutua mbi sfidat qe po kalon kompania për shkak të krizës dhe ndihmës që mund të japë Qeveria e Kosovës për kalimin e veshtiresise për shkak të rënies së ndjeshme të çmimeve te nikelit në tregjet boterore.

“Bashkë me ministrat dhe kryetarin e Komunës, biseduam në detaje për disa prej çështjeve që ne mund të adresojmë, të ndihmojmë këtë kompani, duke filluar nga renta minerare dhe një mbështetje që duhet t’i japim për të liruar një pjesë të minierave për të shfrytëzuar për kompaninë.

Sigurisht afarizmi i kompanisë varet nga tregu ndërkombëtar, nga çmimi i produktit në berzën ndërkombëtare dhe duke pasur parasysh përvojën që z. Mane ka, unë besoj që mund të depërtojë në tregje tjera”, tha kryeministri Hoti, raporton portali Telegraf.

Më tej, kryeministri i Kosovës Hoti theksoi se sa i përket qeverisë, bashkë me pushtetin lokal, do ta ketë gjithë mbështetjen e nevojshme brenda ligjeve, brenda kornizës ligjore për ta mbështetur këtë kompani edhe në kushte normale të funksionimit, por në veçanti tani kur e gjithë ekonomia në Kosovë dhe në rajon po përballet me vështirësi.

Presidenti i Grupit Balfin, Samir Mane, pasi falënderoi kryeministrin Hoti për vizitën, tha se koha nuk është më e mira për Ferronikelin, por theksoi se do të bëjnë atë që u takon për të depërtuar në tregun ndërkombëtar.

Ai tha se do të ishte mirënjohës që problemet e ngritura sot të adresohen aty ku duhet, siç duhet dhe në kohën e duhur.

Lini një Përgjigje