Numër rekord i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, tetë viktima në 24 orë

27 Korrik 2020, 15:37Rajoni TEMA

Në Kosovë u konfirmuan të hënën 276 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani.

Rastet e reja rezultuan nga testimi i 404 mostrave.

Duke folur në një konferencë për media, Ramadani tha se shifra është rekorde dhe paralajmëroi se situata në sistemin shëndetësor është e mbingarkuar.

Në 24 orët e fundit po ashtu u regjistruan tetë viktima nga koronavirusi.

Ramadani tha se numri total i viktimave aktualisht është 185.

Ai tha se në 24-orëshin paraprak janë shëruar edhe 153 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 4,027.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars dhe që atëherë ka konfirmuar gjithsej 7,413 raste pozitive.

Në konferencën për media në Prishtinë mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, i cili tha se ministria që drejton ai, ka shpërndarë 200 profesionistë shëndetësorë shtesë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithsmme, për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve.

Zemaj po ashtu tha se ka nisur edhe procesi i lincencimit të institucioneve private për testimin serologjik të qytetarëve.

Me testin serologjik konfirmohet nëse një person ka qenë i infektuar me koronavirus ose jo.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i pranishëm po ashtu në konferencë, tha se Kosova ka pranuar një ndihmë nga Jordania prej gjysmë milioni maskash, lëngjesh dezinfektuese dhe mantelësh.

“Shpërndarja e maskave dhe e xhelit dezinfektues do të bëhet në bazë të kriterit të numrit të banorëve në 38 komunat e Kosovës”, tha Tahiri.

1 komente në “Numër rekord i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, tetë viktima në 24 orë”

  1. Shqiptar says:

    Skandal, 404 testime ku 276 jane pozitiv, pra me shume se gjysma dalin pozitiv. Eshte koha per mbyllje totale ose dorezim ndaj virusit te dale ku te dale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje