Serbia akuza SHBA-së për armatosjen e Kosovës, paralajmëron blerje të avionëve ushtarakë

27 Korrik 2020, 15:20Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se vendi i tij do të vazhdojë të fuqizojë forcat e armatosura dhe po kërkon të blejë më shumë avionë ushtarak, mes tensionesh në Ballkan.

Ai tha të dielën se janë ndërmarrë “nisma të caktuara” për të blerë një flotë të avionëve bombardues, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera perëndimore për armatosjen e fqinjëve të Serbisë që janë pjesë e NATO-s, përfshirë edhe Kosovën.

“Amerikanët, turqit dhe gjermanët po kujdesen për fëmijën e tyre të dashur”, tha ai duke ju referuar Kosovës, duke shtuar se Uashingtoni kohët e fundit i ka dorëzuar një numër automjetesh të blinduara Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë fundjavës në Kosovë ka arritur një pjesë e automjeteve ushtarake amerikane të tipit Humwee të cilat ishin kontraktuar nga qeveria e Kosovës në korrik të vitit 2018. Një pjesë e tyre janë dhuratë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila në dhjetor të vitit 2018 u shndërrua në ushtri të saj duke nxitur reagimin e Beogradit i cili kundërshton pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Gjatë një vizite në një brigadë tankesh të ushtrisë serbe, presidenti serb tha se vendi i tij nuk mund të garojë me “dhuratat e NATO” për fqinjët e tij kur bëhet fjalë për armë dhe “prandaj duhet ta bëjë vet këtë”.

Presidenti serb nuk e sqaroi se çfarë lloj avionësh ushtarak planifikon të blejë Serbia, por mediet pro-qeveritare thanë që kishte kërkuar zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara mundësinë e blerjes së 20 syresh.

Raportet thanë që Uashingtoni nuk i është përgjigjur ende kërkesës së Beogradit dhe se në rast të refuzimit, ka të ngjarë që Serbia të blejë avionë rus të tipit “Sukhoi-25”.

Serbia, e cila ka shpallur neutralitetit ushtarak, së voni ka pranuar sisteme kundërajrore nga Rusia e cila e ka furnizuar edhe me avionë ushtarak, helikopterë dhe autoblinda.

Kina një aleate tjetër e Serbisë i ka dorëzuar dronë ushtarakë.

Zyrtarët amerikanë në të kaluarën kanë folur hapur për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë, nëse Moska dërgon më shumë armë, veçanërisht të tilla që mund të kërcënojnë sigurinë e vendeve fqinje, anëtare të NATO-s.

Armatosja ruse dhe kineze e Serbisë është parë me shqetësim në perëndim dhe nga fqinjët e saj mes tensionesh në rritje në Ballkanin që përjetoi luftëra shkatërruese në vitet e 90-ta. (voa)

17 komente në “Serbia akuza SHBA-së për armatosjen e Kosovës, paralajmëron blerje të avionëve ushtarakë”

  1. doli Karagjozi serbis me bo me qesh says:

    imagjinoni te ishim te barbarte ne Armatime
    ne me kto KEIMIELET E BALLKANIT
    si do i kapte Direja kto bij kurvash .
    jane mesuar nga Bota mi porkedhel kokn ,
    dhe me lujt n fush me port bosh pa lojtare kriminlat ?☠

  2. imagjinoni te ishim te barbarte ne Armatime
    ne me kto KEIMIELET E BALLKANIT
    si do i kapte Diareja kto bij kurvash .
    jane mesuar nga Bota mi porkedhel kokn ,
    dhe me lujt n fush me port bosh pa lojtare kriminlat ?☠

  3. Blaublut4 says:

    Me sa kuptoj. Këtu më duket se USA dhe Rusia po përgatisin të njëjtin plan si ai i viteve 80-90 me Jugosllavinë (Sërbinë) e Milloshevicin.
    Atëherë ata, ndejtën aqë inferior me kasapin Milloshevic, sa ai i mëshoi shumë armatosijes së aparatit të tij ushtatak, dhe fryhej me mburreje si këndez në majën e bajgave.
    Petëndimi e indirekt me sjellijen e tyre, i dhanë zenër Serbinë për të marë vendime të tilla në dëm të popujve jugosllavë atëhere.
    Vucic dhe serbët si primitiv mesjetar, kujtonë se kunjokturat në boten e pasigurtë sot dhe aftesia e tij intelektualë mundet të krijonë shanse për ekspansion.

    Pra janë të njëjtit njerëz dhë udhëheqës të atëhershëm bashkëpuntore me Milloshevicin që enderrojnë akoma tek ëndetrat e vjetra.

    Nëse Sërbia është e armatosur mirë NUK ka nevojë të ket frikë nga Kosova?

    Zoti e dhantë dhe ju gënjen mëndja sërbëve, se tani ose pak më vonë është momenti që të nisin një aventurë të re në Ballkan.

    Përfundimi dihet.
    Ish Jugosllavia u shkatërrua totalisht për tu mos i rikthyer më në këtë botë.
    Të njëjtin fat e pret edhe Sërbinë në se guxon të vazhdojë në këtë frymë kriminale ti bëjë pompa vetes.
    Njëherë patën fatin dhe shpëtuan nga katastrofa kolaterale, pasi USA me shqiptarët patën dhe i thanë Serbisë në 1999, se jemi gati të vazhdojmë luftën deri në Nish e më tej. Ata u terhoqën nga Kosova si zagarë brënda 24 orësh si minjë të lodhur.

    Me sa duket ata NUK kanë zën mendë dhe po i bëjnë persëri qejfin vetes se marin përsëri gjënë e vjedhur.

    Zoti i dhëntë trutë e gomarit Sërbisë dhe Vucicit, që ky vendë dhe popull barbarë të marë përfundimisht vëndin e merituar në emër të viktimave të pupujve të ballkanit.

    Ata kujtojnë pasi jenë “Civilizuar” në kohën e Austrohungarisë dhe të Jugosllavisë janë akoma të perkëledhurit e Europës. Por pas luftrave dhe krimeve që kryen në ish/Jugosllavinë. Përfundimisht treguan se janë akoma barbarë si përpara 500 vjetësh.
    Jam 100% i sigurtë se më pas NUK do të këtë më Serbi.

    1. AliPasha says:

      Ne kohen e Austro Hungarise , serveve ju qi nena.

      1 milione serve i vrane si kafshet ne luften e pare boterore, kur Austro-Hungariezet pushtuan servine.

  4. agron says:

    te ishte femija e perkeleshur kosova do ishte e amrmatosur si ju .po te perkeledhur jeni ju qe hani nga dy krahet me peredimim edhe azi beni presion edhe kercenime perendmit me kine edhe rusi , kur armatosni veteten deklaroni eshte e drejta jona po kur armatosen fqinjet u vjen keq edhe kercenojne se durojne dot armatosjen e fqinjve se jane mesuar dy qind vjet qe kane bere ckan dasht iken ato kohra

    1. Fredi says:

      O agron ato kohra qe ti mendon se kan shkuar jan sot mer çun , Serbi dhe Greku te ndimuar nga fuqit e mdha shkaterruan komplet ushtrin SHQIPTARE dhe sot jemi bythzbulut me ca pushk te luftes dyt , dhe çesht me e forta se te ter armatosen ne ballkan , ne akoma i bejm yzmet mendjes se nuk kemi çe dum ushtrin se nuk ka mo luft , teori antishqiptare per te na len bythzbuluar perjet , por serbi e ka ushtrin qe te fut friken vet , se serbet e duan vendin e vet me shum se çe duam ne , ne na drejtojn antishqiptaret maskarenjt dhe llumi i kti populli , ne si popull injorant deri ne turp i votojm sa her ktyre i do bytha e i bejm fresk , sot ben qef serbi dhe greku me ne , sot esht koha me e art qe po ju tek atyre na bejn cop per dy or , ne jemi i vetmi vend glob qe vetem i falim territore natos dhe i lepim bythen te terve se nuk kemi byth te mbrojm vendin ton , ne me kta politikan vetem goja na ka ngelur shajm ter diten e perendis serbin e grekun por greku na ruan qiellin me avjonet e vet dhe kishat e veta qe i ngriti kto 30 bjet tek ne , kurse Serbi na ruan teritorin toksor , e kupton ti ku jemi katandisur ne apo yxhym amerika amerika kot pa kuptim , ne nuk duhet ta krrujm bythen se nuk kemi shtet fare , shteti qe nuk ka ekonomi industri si ne , qe nuk ka fare ushtri si ne esht inegzistent o agron , mos genje veten tende o njeri me mendimin qe sot ste prek kush , mos grric bythen thuj dhe rri urt , duke ndjekur nga pas antishqiptaret e betuar te politikes ton , duke hecur me prrallat e tyre qe jemi me mir se gjetmania vetem behemi karagjoza qesharak , zoti e rujt SHQIPERIN se te jet per shqiptaret sot jan nje popull i mar fund qe nuk meritojn fare atdhe , jan popull gabel , popull qe vrasin njeri tjetrin dhe ndjekin si antikapat llumin e vet qe ben pall ne politik i vjedh i vret i perdhunon ket popull dhe kta si dobiça si bira kurve i ndjekin nga pas me vota ne dor , kta jemi ne agron prandaj mos te genjej mendja se çoc je , je asgjeja e planetit mos u ha me te tjeret qe nuk flen po ngren ushtri per mbrojtien e tyre , ne vazhdojm te shkaterrojm ushtrin ate qe na lan te paret tan ne 90ten , qe i fusnim daten te gjith ballkanit , ne at koh drejtoheshim nga patriotet e vertet qe e donin popullin dhe kombin e vet , ne at koh e kishim koken lart , sot saliu edi luli iliri muli tuli e lloj lloj pederasti naj kan futur koken ne byth si popull , te ter agjentet serb e grek i ke ne qeveri tek kryeministri ne parlement ne medja e kudo or çun.

  5. Salbeu says:

    Këta morracakë skllevër i morën tokat tona me ndihmën e kurvës Rusi dhe pabesinë e turqisë që për të shpëtuar lëkurën e saj bëri pazar me qelbësirat rusë për tokat Shqiptare. Dhe ngrihet ky vampiri serb dhe na shet pordhë.

  6. emigranti says:

    Serbia pasi eshte armatosur vete deri ne dhembe dhe perkedhelur nga Europa akuzon Kosoven per armatosje ne nje kohe qe keto armatime te lehta nuk mund te krahasohen me ato te Serbise.
    Ky eshte nje presion qe i ben Serbia perendimit per leshime te metejshme tani ne prag te bisedimeve me Kosoven.

  7. Kim été says:

    Po vazhdoj kështu Serbia, do mbyllim ambasadën e saj.

  8. Ed says:

    LOJE KURVASH SI GJITHMONE SERBIA. RUSI I THOTE BLI AVJONET E TIPIT TE FUNDIT AMERIKAN SE PARATE TI JAP UNE DHE KESHTU I MARIM NE RUSI DHE VJEDHIM TEKNOLLOGJINE AMERIKANE. AMERICAN NUK SHET KURE AVJONE LUFTARKE TE FUNDIT NE ALEATET E RUSISE..

  9. Eri says:

    Si e trajto Kosoven Vucici si femije e Usa Gjermanise Turqise?!?!?!?Kosova aty ka qene gjithmone truall shqiptar dhe e banuar me shqiptare.Kurre nuk kane qene shumice ardhacaket serv ne Kosove.Thuajini Abdullah Hotit cfare bisedimesh kerkon te beje me Vucicin qe perdor kete gjuhe.Thuajini dhe Rames qe i kreh bishtin ministrit vogelush te Millosheviqit.Gjithmone me Albin Kurtin se eshte i vetmi udheheqes dinjitoz qe servet u dridhen gjunjet kur flasin per Kosoven.

    1. Era e maleve. says:

      Eri, ti hiqesh si “Rikard Zemer Luani”, kur duhet te jesh “pickedhie”. Dakort me ty qe Kosova gjithmone ka qene e populluar me shqiptare, por jo dakort per sa thua per Kurtin. Kurti as me shume dhe as me pak e ndihmoi Vuciqin te dilte nga bisedimet(shiko edhe sot ai po mundohet te gjeje sebep te dale prape nga bisedimet). Ai kerkoi te na bente armik me Ameriken dhe Evropen, gje qe eshte sherbimi me i mire ndaj Serbise. Po te ishje “pickedhie” do kuptoje se gjeja me pa vlere jane fjalet. Fjalet “trimerore” te Albinit shiteshin shtrenjte tek ty. Rendesi ka vepra. Rendesi ka qe Serbia ta njohi Kosoven dhe te bashkohet me ne. Ti ne vend te ketyre qellimeve kenaqesh se serbit i dridhen kembet nga Albini. Vertet or taj????!!

  10. Ledio says:

    Amerika luan lojen , Kosoves i jep ca Humvee qe duan Arabine Saudite nga mbrapa kurse Serbise do i shesi avion bombardues. Te njejten gje beri edhe ne luften Iran-Irak. Ska miqe te perheshem, ka vetem interesa. Kosova+Shqiperine+Kroacinë+BH te hapin syte. Ky buze-vici Vucic eshte i njejte me para-ardhesit e tije. Shqipëria te heqi ambasaden edhe te mos te beje asnje lloje biznesi me Serbet sepse po ushqejme gjarperin me duart tona.

  11. pjeter says:

    Qeni i Pavllovit kesaj radhe nzjerr dhembet po me gishtin nder shale.Goebblesi i serbise tani shantazhon.Qe te jesh i sigurt,gjarprit i duhet shtypur koka ,sepse ne çfare do momenti,te kafshon.

  12. Lani says:

    Kerkon Amerikes avione Serbia.Po ti kerkonte Shqiperia avione Rusise Amerika do ta kishte rrezuar qeverine shqiptare me grusht shteti.Kjo tregon qe politika serbe eshte me shume superiore.Ne kemi politikane muti qe dine te vjedhin popullin e tyre dhe ti mbushin breket nga tutori qe i nxjerr me prostitu.

  13. Marku says:

    Shtetet shqipetare duhet ta marrim me shume serjozitet armatosjen dhe fuqizimin e kapaciteteve ushtarake te dy ushtrive shqipetare . Te mos harrojme se ne vitet 90 Serbia gjenocidiale kishte ne dispozicjon te gjithe armatimin e ushtrise jugosllave , por megjithate ajo prap se prap I humbi kater luftera qe vete I filloji. Problemi I vertete nuk qendron tek armatimi I serbise por tek carmatimi I tiranes zyrtare antishqipetare . As me shume e as me pak keta “strateget” e rritur nen hijet e qebabtoreve te Tirones duhet te marrin shembullin e Kroacise trime e cila me forcen e armeve I shkeli fashistet serbe ne beteje, ndersa sot po I mposhte edhe ne garen e armatimeve.
    Kombi shqipetare I dha leksjone serbise dhe botes kur ne nje periudhe te shkurter 1 vjecare me ane te ndihmave plotesisht vullnetare si dhe me nje force civile patriote vullnetare arriti te kishte ne terren per mbi 20,000 ushtare te armatosur . Kombi shqipetare eshte kombi me krenare dhe me luftarake ne bote por fatkeqesisht eshte tirana zyrtare ajo qe historikisht i ka lene ne balte interresat kombetare duke treguar ne menyre konstante nje inferioritet ushtarak pothuajse te qellimshem . Nuk besoje te kete ndodhur ndonjehere ne historine e globit tokesore qe perfaqesuesit e dikastereve te mbrojtjes te krenohen me carmatosjen totale si dhe me shkaterrimin e armeve te “vjeteruara” perpara se ti zevendesojne ato me te reja.

  14. Partizani Velo says:

    Edhe Shqiperia edhe Kosova nqs nuk marin raketa toke ajer dhe raketa ose sisteme antitank..do e hane sa krahu nje dite…edhe Serbi edhe Greku po mprehin thikat…Greku ska bere levizje deri tani se ka probleme me Turkun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje