Mediat serbe në panik: BE i vendos ultimatum Serbisë që të pranojë Kosovën

29 Korrik 2020, 08:35Rajoni TEMA

Mediat serbe shkruajnë se Bashkimi Europian do t’i dorëzoj Serbisë sot një propozim-marrëveshje gjithëpërfshirëse ku i kërkohet shtetit serb të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të pranojë anëtarësimin e saj në OKB.

Kurir dhe Novosti pretendojnë se sipas tyre, burime të besueshme diplomatike, Marko Djuric, drejtorit Zyrës për Kosovën të qeverisë së Serbisë do t’i dorëzohetmarrëveshja gjithëpërfshirëse që nënkupton de facto pranimin e Kosovës.

Delegacionit të Beogradit që udhëton në bisedime me Miroslav Lajcak dhe përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës në Bruksel do t’i dorëzohet ai propozim sipas burimeve të mirënformuar diplomatike, shkruan Novosti.

Bashkëbiseduesit në këto qarqe diplomatike në Bruksel pretendojnë se përmes Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor do të dorëzohet propozimi konfidencial, me kërkesë që i njëjti t’i përcillet Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Këtë propozim BE-ja e ka përpiluar pa negociata me asnjërën palë dhe po keqpërdorë praninë e tyre në dialogun teknik. Në tekst i kërkohet po ashtu që Serbia të pranojë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare të tjera” pretendon të ketë thënë burimi medias serbe.

6 komente në “Mediat serbe në panik: BE i vendos ultimatum Serbisë që të pranojë Kosovën”

  1. Baliu says:

    De fuck-to tu Kosova* eshte pranuar me qindra here, por si qindra here duhen vetem edhe “disa” kompromise te dhimbeshme per shqiptart.

    1. Fuck you! says:

      He more Baliu serbi qe sillesh si zagar. Tu dha prape rasti te na tregosh Kosoven me fusnote, qe bile dhe Serbia e ka hequr. Je me I poshter se dhe vet Vuciq i cili pranon qe Serbia eshte nen nje presion te math. Je me i poshtri nga te gjithe 107 komentuesit serb ne B92, ne lidhje me kete lajm qe ne pergjithesi sugjerojne pranimin nga Serbia te Kosoves, si e vetja zgjidhje per Serbine. Ate qe Vuciqi e quan “koha per vendime te dhimbshme per Serbine” e transformon ne “disa” compromise te dhimbshme per shiptaret(jo per ty). Ti si serb nga Veriu i Mitrovices je perfaqesuesi I krimineleve tipik te Serbise por me nje dallim thelbesor. Duke qene edhe fshatar je shume vulgar dhe I pasjellshem. Ne vend te shtjellosh mendimin tend hapur si perfaqesues I pakices serbe ne Kosove, hiqesh si shqiptar me te meta medore qe flet nje shqipe te bastharduar. Mos shkruaj me or karagjoz se vertet po e turperon edhe Serbine.

  2. Theatre and Drama says:

    po hë pra,keto jepni,se kemi 2 jave qe degjojme vetem per Haxhi Sophijen..vertete u kenaqem po edhe u lodhem njekohesisht perdite me te njejitn muhabet..
    ..
    tani,
    nuk e di nese EU i ka bere presion Serbise apo jo,por Kosova eshte shtet i pavarur nuk ka me kthim mbrapa…krhim mbrapa do te thote perseri nje lufte tjeter..
    logjike ma do qe heret a vone Serbia do detyrohet ta njohe Kosoven sepse nuk mund te rrije peng i te kaluares ..ose do vazhdojne te qaje perjetesisht..kush e di

  3. abc says:

    Ne panik apo (??)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje