Tërhiqet Kosova: Qytetarëve të Shqipërisë dhe Luginës nuk do t’u kërkohet testi për Covid-19

29 Korrik 2020, 11:57Rajoni TEMA

Kosova tërheq masat e marra ndaj shqiptarëve. Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka sqaruar se qytetarët e Shqipërisë dhe të Luginës së Preshevës nuk do t’u kërkohet testi për Covid-19 me rastin e hyrjes në Kosovë.

Këtë lajm Zemaj e bëri përmes një statusi në Facebook, ku ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19.Vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës. Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve” shkruan ai në facebook.

1 komente në “Tërhiqet Kosova: Qytetarëve të Shqipërisë dhe Luginës nuk do t’u kërkohet testi për Covid-19”

  1. Remington Armz says:

    ahaaaaaaaa. lajmi me fantastik ne Tema sot
    =

    ‘Balla do shkarkoje nje dite Meten, bile do votoje kunder shkarkimit te tij’…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje