Ndryshimet kushtetuese/ Deputeti i Bundestagut gjerman: Kuvendi i dha më shumë fuqi votuesve shqiptarë

31 Korrik 2020, 12:19Politika TEMA

Politikani i Bundestagut gjerman, Albert Weiler ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e listave duke theksuar se kjo i jep më shumë fuqi votuesve shqiptarë.

Weiler shprehet se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapja e listave ka rritur demokracinë në Shqipëri, ndërsa thekson se janë përmbushur kërkesat e Bundestagut.

Albert Weiler ka shpërndarë statusin e Florian Hahn, raportuesi për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, i cili theksoi hapjen e listave, demokratizim të mëtejshëm të procesit zgjedhor.

“I dashur koleg Florian Hahn, ju keni 100% të drejtë! Jam krenar për mbështetjen e CDU / CSU për zhvillimin demokratik në Shqipëri. Me ndihmën e madhe të Joe Wadephul u arrit marrëveshja e 5 qershorit. 

Plus: Votimi i ditës së sotme përmirëson fuqinë e të gjithë votuesve në Shqipëri. Kërkesat e Bundestag-ut janë përmbushur”, shkruan Weiler

3 komente në “Ndryshimet kushtetuese/ Deputeti i Bundestagut gjerman: Kuvendi i dha më shumë fuqi votuesve shqiptarë”

  1. lom deliu says:

    Mero ! edhe Murrizi është i këtij mendimi por nuk do të thotë se kanë të drejtë.
    Duhet të kesh parasysh, dhe ti e njeh problemin “zgjedhje”
    Listat janë të hapura dhe të mbyllura….
    ka Lista të Partive autoritariste dhe Lista të Partive të demokratizuara….në të parat I harton Kryetari me tarafin e vet, e në të dytat anëtarësia sipas parimit “një anëtarë një votë” (këtu, kur janë të hapura edhe mund të rezervohen pak vende që nuk votohen për drejtuesit kryesor dhe kontribuesit në historinë e saj,- në Greqi 10 në 300 që ka Lista).
    Në cilindo rast Listat nuk hartohen para 9 muajsh se turbullojnë Partinë.
    Përpara hapet e riregjistrohet Partia mbi një statut demokratik e një Program në vija të përgjithshme e ristrukturohet partia demokratikisht nga poshtë lartë e 2 muaj para zgjedhjeve organet e reja e kanë të drejtën të caktojnë Listat.
    e kam fjalën edhe për Sistemin e Kodin aktual.
    përndryshe LartëLigësia e tij me Partinë partnere “Lista Basha” do na detyrojnë të jemi si në kohën e gjysh Dullës “emigrant të brendshëm”.
    nuk u bë dhjetori ‘90 për këta sojsëzë..

  2. pranvera. says:

    Bravo Gjermania. Merkel me shqiptaret. Posshte te papergjegjshmit dhe hajdutet qe e vodhen kete popull sot e 30 vjet.

  3. Kim été says:

    Gjermanët jan në dijeni që ka një shtet në Ballkan me emrin Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje