Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon qeverisë që për Finalen e Kupës të lejohen në stadium një numër i kufizuar tifozësh, duke ndjekur shembujt e disa vendeve të Europës.
“FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.
Kërkojmë që konform rregullave dhe distancimit të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”, shkruhej në njoftimin e federatës. Finalja e Kupës do të luhet këtë të diel, më 2 gusht. (TemA)
po klubet e natës pa tifozë?