Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, familja e kryeministrit mesazh të afërmve e miqve: Na mirëkuptoni për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve, jemi të detyruar të respektojmë rregullat e mbrojtjes së shëndetit

1 Gusht 2020, 09:37Sociale TEMA

Është ndarë sot nga jeta në moshën 82 vjeçare nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

Për këtë arsye familja e kryeministrit Rama u ka kërkuar mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës së tyre në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit.

“Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit.

I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama” thuhet në mesazhin dërguar miqve dhe të afërmve . (TemA)

20 komente në “Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, familja e kryeministrit mesazh të afërmve e miqve: Na mirëkuptoni për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve, jemi të detyruar të respektojmë rregullat e mbrojtjes së shëndetit”

  1. Emigrantia says:

    I ndritte shpirti atje per ku u nis. Le te bashkohet me shokun e jetes se saj, artistin e madh K. Ramen! Nene krenare qe rriti djem te mrekullueshem! RIP!

  2. spata says:

    U prehte ne paqe .Ngushellime femijve e te afermve te saj .

  3. ?? says:

    NGUSHËLLIME , TË SINQERTA.

  4. I.A.S says:

    Ngushëllime për humbjen e nënës tuaj!
    I lehtë i qoftë dheu!
    Përqafime të përzemërta!

  5. Zena says:

    Ngushellime te perzemerta.

  6. qytetari says:

    Me vjen keq per miqt e sinqerte qe nuk marin dot pjese ne kete dite hidherimi te familjes Rama!Njekohesisht mendoj paftyresine e halabakerise politike ne Shqieperi me ne krye arkitektin e baltosjes se njerezve kryekrimin Berishe e halabakun qe sot ka marre peng Presidencen se me ç’fare fytyre mund shprehin ngushellime ne te tilla raste!Rrufeja thote populli nuk bie ne hale e me sa duket eren e qelbur te tyre do ta ndigjojne gjate deri sa ti veme kapak hermetin njehere e pergjithmone!
    Ngushellime te sinqerta Fam.Rama per nenen e tyre dhe te jene krenare per ate qenie qe edhe perendia nuk e la qe te paudhet e ketij vendi te perdornin ironin e radhes duke shkuar per ngushellim!

  7. Shenjestra says:

    Ngushellime.Te rroni dhe t’a kujtoni.

  8. Z says:

    Te rroni dhe ta kujtoni Nenen tuaj Z. Rama!

  9. Xhovdet says:

    Ngushëllime për atë nënë engjëllore e heroinë, që përballoi dhe uraganin e plehrave politikanë, në mënyrën më dinjitoze! U prehtë në paqe e madhërishmja Aneta Rama!
    Ti rrojnë të dashurit!
    E paharruar dhe për ne, që në shumë momente na u bëre shembull me vetmohimin tënd nënë Aneta!

  10. Na ruajt zoti says:

    Nje Nene e mrekullueshme

  11. Pyka says:

    Ngushellime te sinqerta dhe te përzemërta familjes suaj…..

  12. Doktoresha says:

    U prefte ne paqe, ngushellime familjes! Te rroni dhe ta kujtoni!

  13. Salih says:

    Ngushellime dhe e pa haruar qofte…!

  14. Zige says:

    Ngushellime!!!!!

  15. luka says:

    Ngushellimet tona me te sinqertat per ndarjen nga jeta te nenes se mrekullueshme Neta, aq te dashur dhe e mençur si ajo. Ta kaloni kete dhimbje me kurajo, siç do te uronte dhe vete ajo!

  16. VLORA says:

    NGUSHELLIME.GJITHE SHQIPTARET KESHTU DUHET TA TRAJTOJNE ZINE.MBROJNE VEHTEN DHE MIQTE DHE JO TE MBLIDHEN SI METING ME DREKA E DARKA

  17. Trotski says:

    Ngushellime.U prehte ne Paqe

  18. LILOLABJA says:

    U prefsh ne paqe Zonje e nderuar !
    Fale Jush kemi ne krye te vendit Kryeministrin me te mire qe ka pare Shqiperia ndonjehere.
    Ngushellime Zoti Kryeminister !

  19. Mina says:

    Marr pjese ne hidherimin Tuaj per humbjen e nenes suaj te nderuar, ngushellime! U prehte ne paqe! Te rroni e ta kujtoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje