Politikani serb: Vuçiç e ka premtuar para se të vinte në pushtet, i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës

1 Gusht 2020, 19:51Rajoni TEMA

Lideri i Lëvizjes “Dveri” në Serbi, Boshko Obradoviç ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është i gatshëm ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për Nova.rs, ai ka deklaruar se Vuçiç që nga viti 2013 ka treguar se “është i gatshëm të jap pjesë të territorit të shtetit”.

Sipas politikanti serb, Vuçiç një gjë të tillë e ka premtuar kur ka nënshkrua marrëveshjen e Brukselit.

Sipas tij, presidenti serb ka premtuar se do ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara se të vinte në pushtet dhe se tashmë duhet të përmbush një premtim të tillë që e ka dhënë.

Obradoviç në fund ka thënë se është i bindur se ka pasur negociata sekrete në dy vitet e fundit, derisa sipas tij këto negociata tashmë janë shpejtuar ditët e fundit.

1 komente në “Politikani serb: Vuçiç e ka premtuar para se të vinte në pushtet, i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës”

  1. Kim été says:

    Ne jemi në prag lufte me ta, ndërsa ju shkruani me dashuri për urdhëruesin e therrjeve të tre gocave nga Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje