Përforcimi i dytë, Tirana firmos me ish-kapitenin e Kombëtares Shpresa

2 Gusht 2020, 15:43Sport TEMA

Ardit Toli është zyrtarisht futbollist i Tiranës.

25 herë kampionët e Shqipërisë kanë siguruar blerjen e dytë për sezonin 2020-2021 duke arritur garantojnë shërbimet e mbrojtësit të djathtë.

23-vjeçari, i cili ka luajtur deri tani vetëm në Greqi, ka firmosur për një sezon me të drejtën e rinovimit dhe për një edicion tjetër. Ai u prezantua sot në ambjentet e klubit bardheblu i shoqëruar nga menaxheri i tij Drini Caushi.

Ish-kapiteni i Shqipërisë U-21 (Shpresa) do të mbulojë vendin e lënë bosh nga Albi Doka.

Pas Albion Avdijajt, Toli është blerja e dytë e Tiranës. Kujtojmë që bardheblutë kanë rinovuar dhe me mesfushorin argjentinas Agustin Torasa.

NJOFTIMI I TIRANËS

Ardit Toli vishet bardheblu!

Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Ardit Toli. Mbrojtësi i djathtë ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjecari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re. #identitetitirona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje