Inter fiton sfidën për vendin e dytë ndaj Atalantës, e mbyll kampionatin vetëm 1 pikë pas Juventusit

1 Gusht 2020, 23:24Sport TEMA

Interi ka mposhtur 2-0 në Bergamo Atalantën, duke fituar kështu sfidën për vendin e dytë të Serisë A.

Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte shënoi dy herë në pjesën e parë me D’Ambrosio dhe Young për të mbyllur kampionatin në vendin e dytë me 82 pikë, vetëm 1 pikë pas Juventusit kampion, që humbi në Torino ndaj Romës me rezultatin 1-3.

Në ndeshjet e tjera të kësaj mbrëmjeje, Napoli mundi 3-1 Lazion, ndërsa Milani mposhti 3-0 Cagliari, me kuqezinjtë që e mbyllin sezonin në vendin e gjashtë të renditjes.

1 komente në “Inter fiton sfidën për vendin e dytë ndaj Atalantës, e mbyll kampionatin vetëm 1 pikë pas Juventusit”

  1. Interisti says:

    Forca inter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje