Tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me fondet e buxhetit të Shtetit. Në buxhetin e rishikuar për vitin 2020 është parashikuar një shtesë fondi prej 150 milionë lekësh për studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për Tunelin e Llogorasë. Në total shuma që qeveria ka akorduar për këtë projekt llogaritet 750 milionë lekë.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj bëri të ditur dy ditë më parë se këtë vit parashikohen fondet në buxhet për projektin e kësaj vepre të rëndësishme në infrastrukturën e vendit.
Ndërsa në buxhetin afatmesëm, tha ai, konkretisht në 2021 parashikohet një fond prej 4 milionë lekësh për nisjen e punimeve për ndërtimin e tij.
Tuneli i Llogorasë është pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës në mbështetje e shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të strategjisë për zhvillimin e turizmit që qeveria ka.
Tuneli llogaritet të ketë një kosto prej rreth 150 milionë eurosh për ndërtimin e tij.
Me këtë vepër aksi Orikum-Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta, ndërkohë që sot përshkohet për 55 minuta.
Tuneli i Llogorasë do të ketë një gjatësi prej 5.9-6 km, do të lëvizet me shpejtësi 50-80 km orë , do të ketë karrexhatë me dy sense dhe 1 tunel emergjence.
Udhëtimi nga Ura e Shën Elizës deri tek Ura e Palasës do të bëhet për 7-10 minuta.
Qeveria shqiptare hapi më 20 qershor garën për projektin inxhinierik për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit.
Eshte strategjik vetem per vilat e gjoja investitoreve strategjike…..asnje rendesi…..lek I hedhur kot…shteti investon ku shkon Zamiri.
Sigurisht qe nuk eshte investim strategjik per ca njerez si ty qe e shikojne boten nga ekrani i celularit ulur tek kafja e lagjes. Per te tjeret qe mbajne ekonomine e kombit ne kurriz 45 minuta me pak rruge jane gje shume e madhe. Kursejne parate, benzinen, nervat e mbi te gjitha kohen qe nuk ka cmim.
O perendi c’na ka gjet, nuk ka fund injoranca ne atdheun tone!
Ja dhe “eksperti” rilindes!! Ja dolem nga tuneli ku do shkojme pastaj??? Te rruga e vjeter perser!!
Pa shtetaret Zamiri as ka qene, as eshte, as do te jete Businessman. Thjesht vegel e tyre.
Zamiri eshte investitor daku,nqs nuk ja ke haberin si funksionojne investimet,me e pakta qe mund te besh,futu ne google edhe lexo pak,per trurin tend ne rradhe te pare.
Kot per pyetje,te bezdis fakti qe do behet tunel?qe te kete me pak aksidente ne hummera te tilla me pasoja fatale?
tung
Po beni gjene e duhur.Por mos harroni te punoni per zvoglimin e raportit import-eksport. Ka 30 vjet qe qendron 80 perqind import 20 perqind eksport prandaj Shqiperia ka nivelin e jeteses me te ultin ne Europe!!!!!!
Tunelin do ta ndertoj lulashi me muniken qe do vijne ne fuqi pas 2 dekadash me florinjte e ilirit
tourkotsamat: duam qe ura e ”shen elizes” te shndrrohet ne ura e ”bej iliazit” kjo per nder te ketij hajduti patriot me emer ne thesprotia…………
Shene Liza eshte shqiptare. Cameria eshte shqiptare edhe sot e kesaj dite. Po pse pak greker jane turqizuar? Pak greker jane bere Dhimiterogllu e Janaqogllu?
Ky tunel nuk vlen fare nga ana ekonomike.Le te llogariasin koeficentin e kthimit ekonomik.Gjithe ai segment rrugor nuk ka ate volum trafiku qe te justifikoje ate kosto aq te larte ai te projektimit ashtu edhe te ndertimit.
Para te taksave tona te shpenzuara per interesa private.
Nuk ka investim me te panevojshem. Shkurtimi i distancave te transportit behet kur ka levizje te medha te mallrave dhe jo per levizje te turisteve te cilet natyren do ta shijojne duke u ngjitur e zbritur Llogarane. Por ky tunel behet vetem per Manen me kete rast do ti zgjidhet problemi ujit te pijshem qe do te dale ne tunel dhe tiare gjithe kreshten e Karaburunit. Kush ka kaluar nga rivjera italiane-zviceriane- franeze kalon ne lartesine e brigjeve te ty re dhe jo ne nivelin e detit. Nga “rruget e lena rrugeve” keto 7 vjet mezi perfundoie bypasi i Fierit, vendi ka nevoje per ndertimin e shume akseve te tjera me te nevojshme
Te tille Tynele pra nji karexhate dykalimeshme ,
jane ndertur ne vendet Europiane ,
ne vitet 70 – te dhe kn rezultuar problematike , ku ka paur jopak Tragjedi Njerezore ,
si ne Franc- Itali-Autri-gjermani -Hollande etj
edhe pse dihet qe disiplina dhe experienca -kualiteti i qytetarit Eu ne udhetim me makina ,
eshte shume me i larte ne disa dreejtime se ai i qytetarevee te Ballkanit ,
parregullsite e te cilit i shikojme cdo dite Rrigeve te Autostradave te shteteve Ballkanike !
—-
Mos rrezikoni me kot te hudhni Shuma te tilla Tynelesh ,sepse po finaconi
ne Tragjedi ,kur dihet niveli i pergjegjesise dhe aftesite e shoqerit shqiptare ,
sa rrespoekton ai ligjin eetj .
idea eshte okay ,por Shteti duhet te jet largpames ne finacimet e tije
dhe afroje edhe Siguri aty ku mungon cdo Disipline e Kulture udhetimi .
Aty duhet te ndertohe Dy Tynele njeri vatje ne nji drejtim ,
me dy korsi ose tre nqs ja mban buxhetit te shtetit ,
dhe Tyneli tjeter ardhje .
Un jam kategorikishte kunder ksaj manie perfitimi te iniciatoreve Qeverritare ,
sepse duket qarte ,intereesi eshte perfitimi e aspak Siguria ne rruge dhe as ajo qe Rreklamojne
koha e shkurter 10 min. vs 55min. qe behet aktualishte !
KM – nuk duhet t’ja beje kte shqiptareve .
Boll me te menduari ke perfitimi duke i hapur rrugen Papergjegjshmerise
Politike qe po vret shqiptaret kudo .
ose
TUNEL KLIENTELIIST DHE K O R R U P T I V. SPAK le te kerkoje ekspertize te huaj qe nga ‘ termat e references’ ku duhet te argumentohet nevoja e berjes se ketij tuneli e deri te projekti. Ndertojme vepra per te varferuar shqiptaret..
Nje veper mendoj se ndertohet kur ja vlen, pra raporti kosto/efektivitet eshte i larte/i pranueshem. Ajo zone pas Llogarase eshte teper e populluar per turizem, te cilet si rrezik per levizjen shikojne Qafen e Llogarase, e cila megjithe permiresimet teper te medha eshte e frikshme. Tuneli do te shkurtoje kohen e levizjes, do te gjalleroje transportin, do te rrite sigurine, do te ndihmoje per te zhvilluar turizmin, pra te ardhurat per biznesin dhe popullsine, do te gjalleroje ekonomine e atij rajoni. Per te gjitha keto mendoj se ndertimi i tunelit ja vlen. Sigurisht qe nje veper e tille ka kosto te larte, dhe per kete arsye ekspertet duhet te bejne llogari te sakta dhe te flasin me argumente/shifra. Mendoj se ndertimi i tunelit do te sjelle perfitime afatgjata me te medha se sa shpenzimet. Ne te ardhmen duhet menduar dhe te behet studim edhe per te ndertuar tunel per automjetet ne Qafen e Thanes.
Po te kemi parasysh se kush perfiton nga ky tunel del qe jane dy fshatra Palasa dhe Dhermiu. Rruga qe Po ndertohet nga lumi i Vlores perfundon ne Qeparo dhe bashke me rrugen Kardhiq Sarande mbulohen fshatrat e tjera te bregdetit. Kur zona Korçe Gjirokaster Nuk ka asnje parashikim se kur do te perfitoje nga taksat e shqiptareve pamvaresisht se eshte nje zone me vlera te medha Kombetare edhe ne fushen e turizmit. Me 150 milione euro ndertohet rruga Kashar Rrogozhine qe shkurton 25 km lidhjen e Veriut me Jugun per kalimin jo vetem te turisteve por te mallrave. Keto shperdorime skandaloze te percakimit te fondeve per investime jane vetem klienteliste.