Basha kundër Berishës, "shet" Ylli Ndroqin. Në emër të PD flet Vokshi: Mbështesim çdo hetim, ndaj cilitdo, pa asnjë dallim

3 Gusht 2020, 18:34Politika TEMA

Partia Demokratike ka nxjerrë ish-kryetaren e Komisionit të Medias, Albana Vokshi për të mbajtur qëndrim mbi urdhrin e SPAK për të sekuestruar pasuritë marramendëse të Ylli Ndroqit.

Në fakt në deklaratën e PD-së, Ndroqi del në plan të dytë, ndërsa në mbrojtje merret stafi i televizionit dhe gazetarët.

Për pronarin e tyre, PD kërkon hetim dhe transparencë me hetimin.

“Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje njoftimin e Prokurorisë së Posaçme për hetimin pasuror ndaj pronarit të grupit mediatik ORA z. Ylli Ndroqi.

Duke mbështetur çdo hetim, ndaj cilido, pa asnjë dallim dhe duke nxitur barazinë e plotë përpara ligjit, Partia Demokratike apelon për transparencë të plotë mbi këtë hetim, duke qenë se mund të vihet në rrezik serioz liria e medias”.

PD nuk u jep të drejtë as avokatëve të Ndroqit, të cilët nxituan të thoshin se ndaj klientit të tyre është orkestruar një sulm politik.

“Pretendimet e avokatëve mbrojtës për një sulm politik ndaj klientit të tyre janë shqetësuese dhe kërkojnë shqyrtim serioz.

Shpejtësia e hetimit prej vetëm prej 7 ditësh, nga nisja e hetimit deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë për sekuestrimin e disa mediave, vlen gjithashtu të sqarohet.

Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të gazetarëve dhe stafit të RTV ORA dhe Ora News, duke i inkurajuar të vijojnë të palëkundur misionin e tyre në shërbim të publikut dhe interesit të qytetarëve.’, citon Vokshi në emër të PD-së.

Nderkohe qe vetem disa minuta me pare ish kryeministri dhe ish krue i PD Sali Berisha ka marre ne mbrojtje Ylli Ndroqin, duke akuzuar drejtesine e re se po perdoret nga Edi Rama.

1 komente në “Basha kundër Berishës, “shet” Ylli Ndroqin. Në emër të PD flet Vokshi: Mbështesim çdo hetim, ndaj cilitdo, pa asnjë dallim”

  1. Juristi says:

    Vetem Sala nuk e di qe Yll Ndroqi eshte super traficant i ballkanit.Ndoshta nuk e di edhe Gjin Gjoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje