Basha nuk pret dekretimin e datës së zgjedhjeve, e ndjen veten kryeministër: Në shtator nis fushata elektorale, mbyllet me fitore

3 Gusht 2020, 15:00Politika TEMA

Pas Kryesisë, ishte dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që miratoi përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD, pjesë e të cilit janë personalitete politike të PD dhe përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike.

Sipas vendimit të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, Komisioni përbëhet nga: Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar, ish President i Republikës, ish ministër Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm, themelues i PD Genc Ruli, ish ministër, themelues i PD Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane, studiuese e krimeve të komunizmit Mark Marku, pedagog, ish deputet.

Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga anëtarësia e PD.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve u vlerësua nga kryetari Lulzim Basha për gjithëpërfshirjen dhe demokratizimin e mëtejshëm të funksionimit të PD.

Basha njoftoi se në shtator anëtarësia do ta thotë fjalën e saj, kohë kjo sipas tij, kur opozita nis fushatën elektorale.

“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas përzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë.

Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjës për qytetarët dhe me qytetarët”, u shpreh Basha.

12 komente në “Basha nuk pret dekretimin e datës së zgjedhjeve, e ndjen veten kryeministër: Në shtator nis fushata elektorale, mbyllet me fitore”

  1. Trotski says:

    Mprehe Hunin e Fute ne Sume O Sum-Kapuç e Delenxhi.Po sheh Endra me Sy Hapur !!!.Po prit o Lamash se do te kesh Pune me SPAK dhe BKH .Tashti ka fillue te gjemoje Muzika.

  2. Roland says:

    Lulushi me tanga eshte thjesht nje kollovar hollande ne pd ….ka..in do mari edhe ne keto zgjedhje ….

  3. sopiqoti says:

    Jepi Lulo,jepi gaz “makines politike”,futi marshin e 5-te se tek stacioni “KRYEMINISTER” do te mberish.POR kujdes se nga shpejtesia mund te dalish nga rruga.

  4. Rrumpalla says:

    Po e them me dy fjalë mendimin tim. Lulushi? Hahahahahahaha. Lulushi fo jetë koka kurse Argita me zenin dhe kunatin do jenë qafa. Hahahahaha.

  5. Besniku says:

    Forca Babale partia!

  6. Konica Usa says:

    Ti se ke problem,cdo gjashte muaj deklaron nje fitore dhe pastaj i fut nje gjume,do zoti dhe Saliut nuk i ndryshon mendja dhe te le kryetar pd-eje,se kryeminister “je”.

  7. Zigur Qarri says:

    Ky Luli qenka zonje burre, i ve gjoksin situates, duke e ditur qe kjo pune do bythe….dhe ky i ploteson te dyja kushtet.

  8. Tarasi says:

    Eh mor lyl karabushi…po nuk u poqe qe nuk u poqe…mbete ter jeten kok…po prit o dhjeranik se ke dyer te tjer per te kaluar….e more vesh sta tha sonila…filloi furtuna qe tu permbledh te gjith kriminelet hajdutet mafjozet vrasesit trafikantet fatkeqesia me e madhe per shqiperin…prandaj mos e shpall fitoren qe sot …kurva te virgjera….posht opozita rrugore …e vecant ne historin boterore…..plera ….dhe teriqini ata shpellar qe po djegin pyet se do digjeni vet brenda….hiena plak po dhe ju me te rejat kerkoni gjak ….

  9. Franz Kafka says:

    imagjino kete njeri kaq bosh dhe te papergjegjshem qe drejton vendin… do ishte me keq se ta drejtonte nje manekin dyqanesh

  10. Sido qe te vije puna buzen per here ne gaz says:

    Po kumandar, me fitore te reja ne sportin e ecjes mbrapsht.

  11. fundi i botes says:

    mua me shkrin se qisheuri ky trangull me kullare , kapardiset si gjeli ne maje te plehut dhe ka te pakten 10 vjet qe u thote shqipetarve une do jeme k/m por kame disa pengesa te vogla qe vetem populli i di.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje