FOTOT: Policia në Londër fushatë kundër milionerëve të rinj që garojnë natën me makina luksoze

3 Gusht 2020, 10:16Lifestyle TEMA
FOTOT: Policia në Londër fushatë kundër milionerëve

Policia në zonat e pasura të Londrës ka nisur një aksion kundër shoferëve që garojnë në orët e vona duke shkaktuar zhurmë dhe kaos mes banorëve.

Banorët e zonave qendrore të Sloane Street, Knightsbridge e Belgravia ankoheshin se zhurmat e motorëve i mbanin zgjuar deri në orët e para të mëngjesit, teksa makinat me vlerë qindra mijëra paundë bënin paradë në rrugët e zbrazura.

Rreth 20 oficerë policie kishin zbarkuar në një prej akseve kryesore, duke ndaluar dhe kontrolluar makinat sportive.

Ata raportonin se zbuluan mjete me targa me numra të fshehur si dhe paralajmëruan shoferët kundër përdorimit të marmitave të zhurmshme apo sjelljeve anti-sociale në drejtimin e makinës, pasi një numër i madh telefonatash ishin bërë në numrin e emergjencës 999.

Mes mjeteve të ndaluara ishin vetura si Lamborghini, Porsche, BMw me fuqi të lartë, kalonin në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje