“Shuhet shenjtori i naftës shqiptare”

3 Gusht 2020, 14:05Sociale TEMA

Nga Ahmet Collaku

Pa dyshim keto rreshta po i shkruaj me shume dhimbje.

Kisha dite qe nuk komunkonim. Ja, u fut ne mes  ky djall Covid-19.  Edhe ky i mungonte ketij  shekulli.

Brezi im, pa tapi dhe i mallkuar si askush tjetre. Telefoni tij sikur kishte ngrire, nuk percillte as nje sinjal.

As nje qelize te kuqe apo te bardhe. Pra, dicka nuk funksiononte. Se fundi ju luta mikut tim, Fatmir Shehut te lidhej me Prof. Ramadaninb dhe te me thoshte ndonje lajme.

Te henen e kesaj jave qe po mbyllet, lidhem me cupen e tij, Edliren. I thashe kush jam, dhe se dua te flas me Prof. Ramadanin. Po ajo me nje here  shpertheu ne ngasherim, ndjeva se lotet se linin te fliste.

Ne mes te asaj gjeme ajo mezi me tha se babaj kishte vdekur te djelen ne mengjes…U bllokova nga nje dhembje madhe e brendshem. engushellova me fjale te shkeputura si  te isha nje memec…

Pra, te djelen ne mengjes u rrezua simboli i naftes shiptare, Prof. Dr. Ramadan Perhati, shenjetri I naftes shqiptare. Shqiperia ka rene ne zi!

Sado larg, ai  ne Shkoder dhe  une  ketej  oqeaneve,  ishim aq afer sa ndjenim rrahjet e zemerave te  njeri tjeterit. Se ne mes ishte nafta jone, kjo lende magjepese,

Ne komunikonim rregullist, me e-mail apo me telefon. Kompjuteri  im, mban shume dhembje, tani edhe kete edhe per te ndjerin Ramadan Perhatin.

Profesor Ramadan Perhati lindi me 20 janar të vitit 1930 në një fshat të largët në Peshkopi.

Akoma pa i mbushur të pesëmbedhjetat djaloshi Ramadan Perhati i bashkohet formacioneve partizane, duke e luftuar pushtuesin deri në ish-Jugosllavi. Më pas ndoqi studimet në Shkodër dhe me tej dërgojnë për studime në Rusi për inxhinieri në industrinë e naftës.

Në vitin 1955 Ramadan Perhati mbaron studimet me rezultate të larta. Falë tyre inxhinierin e talentuar Ramadan Perhati e ngarkojnë me detyrën e kryeinxhinierit në Patos dhe më pas drejtor ekspedite, deri drejtues i lartë në rang kombëtar në industrinë e prodhimit të arit të zi.

Prof. Ramadani u bë figura më potenciale në industrinë e naftës novator i dhjetrave  metodave shkencore në sektorin e shpimit madje një nga këto shpikje mban edhe emrin e tij.

Ai eshte nderuar me dhjetra dekorata, dëshmi dhe çmime të ndryshme nga kuvendi popullor etj.  Mori gradën Profesor Doktor, si dhe bashkëpunëtor i vjetër shkencor. Ka botuar një sërë broshurash dhe mjafte libra.

Ai jetoi me një pension qesharak sado qe kishte një duzinë titujsh shkencor si dhe statusin e partizanit dhe  atë të naftëtarit, madje Prof. Dr Ramadani është qytetar nderi në tre qytete të Shqipërise, po nderkohe qeveritë tone te  këtyre tridhjetë viteve e  lane  në harresë  te plote ikonën e  nafte shqiptare.

Koha  do te shkruajë per Prof. Ramadanin, me shume se per ke do tjeter,  nafta jone  ka konservuar drite dhe energji per te lartesuar akoma me larte portretin e ketij  shkencetari dhe patrioti te rralle. Puset dhe fontanat jane lapidaret e perjetshem qe  perjetesojne emerin e Prof. Ramdan Perhatit.

1 komente në ““Shuhet shenjtori i naftës shqiptare””

  1. Jfgh says:

    Ngushëllime familjes dhe botës akademike shqipëtare për këtë humbje të madhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje