Pas 25 ditësh betejë me COVID, ish-deputeti konfirmon shërimin: S’ka më virus në trupin tim, kjo e keqe nuk kaloi pa dhënë një goditje në mushkëri

4 Gusht 2020, 10:26Sociale TEMA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi ka bërë të ditur se pas 25 ditësh betejë më COVID-19, ka dalë negativ në testin e fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Toçi bën të ditur se beteja me COVID ka qenë e vështirë, dhe sipas tij nuk ka shpëtuar pa goditje në mushkëri.

“Pas 25 ditësh nga testimi i tamponit të parë, dje u krye testimi i tamponit të dytë, i cili rezultoi NEGATIV

Ky është një lajm i gëzueshëm, entuziast e shpresëdhënës, tashmë nuk ka më virus Covid-19 në trupin tim, edhe pse kjo e keqe nuk kaloi pa dhënë një goditje në mushkëri, të cilën e ka prekur pjesërisht, duke më detyruar të mbetem edhe për ca kohë nën kujdesin e jashtëzakonshëm të mjekëve dhe specialistëve të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Sauk të Tiranës, ku organizon e drejton me dorë të hekurt prof. Perlat Kapisyzi me stafin e tij të mrekullueshëm.

Dua të mendoj, dhe besoj, që edhe në qendrat e tjera spitalore, të cilat janë angazhuar në luftën anticovid është i njëjti impenjim dhe të njëjtat rezultate.

Nuk gjenden fjalët për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet për këta heronj të kohës sonë, që i janë përkushtuar me profesionalizëm dhe humanizëm jetës së të tjerëve, duke harruar shpesh edhe veten e tyre.

Me ato që kam parë e shoh çdo ditë këtu, fjalët janë të varfra dhe nuk mund të shprehin as të njëmijtën e angazhimit njerëzor dhe të shpirtit të tyre fisnik, për t’ju shërbyer dhe për t’i shpëtuar jetët njerëzore.

Me përulësi përpara tyre, që mu gjenden në ditët më të vështira të jetës sime dhe po më rikthejnë në jetë!”, thekson Fatmir Toçi. (TemA)

10 komente në “Pas 25 ditësh betejë me COVID, ish-deputeti konfirmon shërimin: S’ka më virus në trupin tim, kjo e keqe nuk kaloi pa dhënë një goditje në mushkëri”

  1. Atena says:

    E kujt i intereson kjo?

    1. Celo Mezani says:

      Me intereson mua dhe mijera te tjereve qe e duan dhe e respektojne jeten e gjithkujt.
      U intereson doktoreve qe me vetmohim te jashtezakonshem dhe sakrifica te medha personale dhe familjare kane 5 muaj qe u sherbejne pa pushim njerezve qe rrezikojne jeten nga virusi, dhe qe ne fund si çdo qenie humane kane nevoje te degjojne dy fjale te bukura mirenjohje, se po nuk dime te bejme as kaq nuk jemi me njerez.

      Uroj qe mos biesh edhe ti ne situaten qe paska kaluar ky zoteria i shkrimit, se pastaj do e kuptosh se sa e rende eshte te te thone “e kujt i intereson ti”.

  2. Sait Saiti says:

    Sa mire! Ja t ‘i japim edhe nje mandat tjeter qe t’i beje si Kuçin edhe shoket dhe shoqet arbershe.

  3. Kevin says:

    Mashtrus ordiner

  4. thjesh popull says:

    ti ke te drejte zoti Toci sepse je deputet ke potence dhe te hapen dyert kudo dhe te uroj shendet me gjtihe zemer e sinqeritet. por nuk fuksionon keshtu per te gjithe. vjerri im po tmerrohet ne shtepi i cili eshte ne gjendje shume te rende dhe i thane merre cohe ne shtepi dhe beja kuren nga shtepia. gjej infermiere te vij ne shpi per ti bere serum dhe kuren domethene ne privat me leke ne dore. qe do te thote te vuash te paguash nese te vjen infermjeria dhem te infektohen koplet familjaret….

  5. Lilo says:

    Tani veç deputetve duhet te durojme edhe ish deputetet e harruar e qe nuk dihet se çfare bene perveç rroges qe moren.

  6. Eduarti says:

    Gje e mire qe sherohet ky e kushdo tjeter, por nuk eshte per ta sjelle ketu ne foto. Njerzit e njohin mire se kush eshte.

  7. Lasli says:

    Rama tregoi se k anuhatje kur perzuri ca morra te kuq si puna e gerxhove te tilla.

  8. Cosimo says:

    Ishte mbushur parlamenti me kapterra si puna e ketij. Na dukej sikur benim zbor ne cdo seance.

  9. Veliu says:

    Nashti e marr vesh se e paskemi patur deputet na te Kuçit. Pika ne çaçke o deputeti yne se ke merruar dynjane me kusërine tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje