Në ditët e para të gushtit e gjithë Europa është dyndur drejt plazheve, për të marrë rreze dielli dhe për të shuar vapën në ujërat e detit. Për shkak të kufizimeve nga pandemia, pjesa më e madhe i janë drejtuar zonave lokale, ndërsa shtetet që nuk kanë det po shkojnë drejt fqinjëve.
Por, a e dini se cilat shtete kanë ujërat më të pastra në Europë?
Sllovenia është shteti që ka plazhet me cilësinë më të mirë të ujit në Europë, sipas një publikimi të fundit që ka bërë Eurostat, ku krahason shtetet e Europës, që lagen nga detet. Ky publikim bëhet në kuadër të plotësimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, një prej të cilëve është “jeta nën ujë”. Të dhënat i referohen vitit 2018.
Sipas Eurostat, të gjitha plazhet e Sllovenisë janë më një cilësi të jashtëzakonshme të ujit.
Në vend të dytë për plazhet më të pastra është Qipro, me 99.1% të sipërfaqes bregdetare që mund të notohet, që ka ujë me cilësi të jashtëzakonshme.
Më pas renditet Malta (98.9%), Belgjika (97.6), Greqia (97.1).
Mesatarja e Bashkimit Europian me 27 anëtare (Britania e Madhe nuk përfshihet më), është 88.1% e sipërfaqes bregdetare të ujit, ku mund të notohet, që është e një cilësie të jashtëzakonshme.
Shqipëria renditet ndër 10 vendet ( e shtata nga fundi) për cilësinë më të dobët të ujërave bregdetare, ku 65.7% e ujërave është e një cilësie të jashtëzakonshme. Ndonëse në raport me shtetet e tjera të Europës mbetemi shumë pas, në krahasim me vetveten janë bërë përmirësime të ndjeshme. Në vitin 2015, vetëm 32% e ujërave në bregdet kishin cilësi të shkëlqyer. Tre vjet më vonë, kjo peshë është dyfishuar.
Në 2015-n, Shqipëria renditej e dyta në Europë, për cilësinë e keqe të ujit të detit, pas Rumanisë.
Detet më të papastër në Europë i kanë Polonia (vetëm 30.8% e sipërfaqes ujore bregdetare ka cilësi të shkëlqyer), e ndjekur nga Bullgaria (53.4%), Estonia (55.6), Rumania (57.1).
“Jeta nën ujë”, një nga objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm synon ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të oqeaneve e deteve.
Cilësia e ujit të plazheve vlerësohet sipas standardeve për parametrat mikrobiologjikë. Treguesi llogaritet bazuar në rezultatin e 16 kampioneve të marrjes së mostrave në katër vjet për të qenë të sigurt se shumica e ngjarjeve të motit janë të mbuluara. Direktiva e Ujit të Plazheve kërkon që Shtetet Anëtare të identifikojnë dhe vlerësojnë cilësinë e të gjitha ujërave në tokë dhe detare dhe t’i klasifikojnë këto ujëra si “të varfra”, “të mjaftueshëm”, “të mirë” ose “të shkëlqyeshëm” në varësi të niveleve të baktereve fekale të zbuluara. Të dhënat e paraqitura në këtë pjesë merren nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).
Thjesht interessa bisnezi,nuk kam pare ujera me te paster as ne spanje,ne itali as ne Greqi ne ishuj qe derdhen fekalet ne det..si mund te kete ujera me te pastiera Slovenia ne qoshe te adriatikut me rijeken dhe porte te tjere afer qe qelben era mut…harrova dhe venecian me qynefet e saj afer..
Mbase jane dhe interesa biznesi por nuk e dija qe Sllovenia te ishte kaq e fuqishme sa te ndikonte te tilla shifra.
E dyta Porti i Rijekes eshte vertete afer por plazhet e Sllovenise ndahen nga gadishulli i Pules keshtuqe ujrat nuk kane si te perzihen. Sa per Venecian ajo eshte shume larg dhe nuk ka ndotje as kimike e as ujrash te zeza. Ishujt e Greqise derdhin ne det ujra te zeza te filtruara dhe jo si ne Shqiperi qe pluskon muti ne det, dhe dykembeshit hedhin kanace, shishe plastike dhe cdo lloj ambalazhi ku tu teket, ne det, ne mal, ne rruge ne…
Imagjinoni qe Shqiperia industrine ne fushen detare e ka nder me minimalet, thuajse zero.
Kurse po te shikoni statistikat e industrise detare te vendeve si Polonia, Bullgaria apo Rumania, keto shtete jo vetem qe kane fitime marramendese ne kete fushe, por edhe punesimi eshte teper i larte, prandaj ka arsye qe deti deri diku te mos jete i paster. Tek ne vazhdojne akoma te derdhen fekalet ne det
Ngaqe kam qene vete ne nje nder shtetet qe permenden me cilesi uje mbi 90% shume te mire( me flamur blu i percakton ligji europian)…disa gjera nuk jane keshtu.
Kur erdhen nga ministria perkatese te masnin cilesine e ujit ne ate vend qe isha une,vendallit derguan nje person me skaf nja 3-4 km lag bregdetit dhe moren mostren.
Dmth qe ka abuzime dhe ne vendet europiane.
Persa i perket pastertise te ujit ne vendin tone…as me te voglin dyshim mos kini qe nuk kemi as 10% plazhe me uje te paster.
Edhe 10% eshte numur shume shume i larte.Nga momenti qe ne nuk bejme perpunim te ujrave te zeza ne asnje qytet…e kuptoni vete se edhe sikur te kishim kanalizimet ne rregull… nga momenti qe nuk bejme perpunimin e ujrave te zeza…i pime ato pak nga pak kur vemi ne plazh.
Pervec ujit ne kemi harruar qe duhen bere dhe matjet e cilesise se reres…dhe ketu ne mund te dalim me keq se cernobili…ua garantoj.
Nuk e kuptoj se cfare e pengon ramen dhe klosin qe te nxjerrin nje urdher ku cdo 15 dite rera do perpunohej …e cila eshte nje costo jo me shume se 200.000 lek te vjetra per cilindo posedues privat plazhesh
( mos kane hall se duke germuar reren 30cm do u dalin dubat e shkarkimit?!???)