Pas kryeministrit Avdullah Hoti, infektohet dhe numri dy i Qeverisë në Kosovë: Do përpiqem që të gjitha punët t'i kryej nga shtëpia

4 Gusht 2020, 13:31Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Ai tha se nga momenti që është testuar për COVID-19 është futur në izolim.

“Të nderuar, Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv.

Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme.

Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia.“- tha Driton Selmanaj

Të dielën, më 2 gusht, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Hoti ka thënë se do të vazhdojë punën nga shtëpia.

Nga 13 marsi deri më 4 gusht, janë regjistruar 9.049 raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë vdekur dhe 4,989 janë shëruar.

3 komente në “Pas kryeministrit Avdullah Hoti, infektohet dhe numri dy i Qeverisë në Kosovë: Do përpiqem që të gjitha punët t’i kryej nga shtëpia”

  1. Fisnikëria e dorëheqjes says:

    jep dorëheqjen qelbësirë – ca mut pune do te kryesh nga shtëpia apo dhoma e gjumit?!

  2. bezdiu says:

    i shërbej shteti tim nga vaska në banjo !

  3. bezdiu says:

    i shërbej shteti tim nga vaska në banjo ! !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje