Kur është futur në një fazë delikate të përzgjedhjes së kandidatëve, Partia Demokratike tashmë i ka besuar pesëshes së Komisionit të Vlerësimit fatin e emrave të propozuar nga baza për t’u futur në garën elektorale.
Ish-kritikë të lëvizjeve politike të Lulzim Bashës, ish-ministra dhe mbajtës postesh të rëndësishme në qeverinë Berisha dhe zëra kundër të qeverisë Rama, Bujar Nishani, Genc Ruli, Besnik Mustafai, Mark Marku dhe pedagogia Enriketa Papa janë shpresa e demokratëve për të përzgjedhur ata që mund t’i sigurojnë fitore të djathtëve.
Kështu e sheh edhe ish-deputeti Aleksandër Biberaj armatën që do të seleksionojë të duhurit për garë elektorale.
“Ky është edhe misioni i Ekipit të Vlerësimit. Për të bërë një listë të kandidatëve që do të shkojnë te anëtarësia të shkojë pjesa më e pëlqyer, më me kontribute dhe lista që do të na bëjë fitues sepse garën e kemi me Rilindjen”, tha ai ne Report tv.
Do të nisin fushatën në shtator, por ndonëse Kodi i Ri zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese do të kërkojnë kohë për mbajtjen e zgjedhjeve, demokratët shpresojnë në mrekulli, për të shkuar edhe drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kurdo që të mbahen ato, Aleksandër Biberaj është optimist për një fitore spektakolare.
“Situata është shumë e agravuar. Vendi ndodhet pa qeverisje, ka mundësi edhe për zgjedhje të parakohshme, ne do të jemi gati për të gjitha alternativat, qoftë për zgjedhje të përgjithshme, qoftë për ato vendore.
Në shtator siç e tha Basha nisim fushatën, të cilën brenda strukturave e kemi nisur që në 25 qershor. Por në shtator do të nisim fushatën ballore, me elektoratin, për të siguruar një fitore spektakolare”, shtoi Biberaj.
Edhe pse kryedemokrati Lulzim Basha i qëndron fomulës aktuale të koalicioneve me lista të ndara kandidatësh për deputetë mes PD dhe partive aleate të saj, Aleksandër Biberaj nuk e përjashton garën me një listë unike të opozitës së Bashkuar.
“Është mision mbarëkombëtar bashkimi i opozitës. Siç kemi qenë në opozitë të bashkuar të jemi edhe në qeverisje.
Do të mirëprisja çdo bashkim vullnetesh dhe strategjish për të bërë të mundur fitoren në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
E nëse nuk ndodh kjo, Partia Demokratike do të ngushëllojë aleatët me premtimin për poste qeveritare.
“Aleatët do t’i respektojmë në opozitë, fitore dhe qeverisje”, përfundoi Biberaj. Ky komision u mblodh sërish ditën e sotme në selinë blu për t’u njohur më gjerësisht me dosjet që përmbajnë emrat e të propozuarve në 12 qarqe.
Forca Babale partia, se leshin e Currit keni për të fituar. Fitorja e Edit është e vulosur nga vullneti i shumicës dërmuese të shqiptarëve.
Po ju e ndritet kur ishit dhe tani po,tani ju do na nxirrni ne selamet,ju nuk e dini ku jeni,ju te gjithe keni shku per Lesh,po nuk doni ta kuptoni,ne ate gjendje qe ju coi drejtusi juaj,ju jeni katandis si mos me keq,boll keq jane tu qeveris dhe keta qe jane sot,po me ju,jane vite larg per mire,ju mire ja bani qe i mbushni memdjen vetes se do bani dicka,po ju nuk mund te beni asgja,ma mire se keni ba kur keni qene ne qeverisje,ju jeni dhe do mbeteni modeli me i keq qeverises ne historine e shtetit shqiptar
HAHAHAHAHa nipi i spiunit te UDB-s Elez Biberajt po vazhdon te mastrubohet.Topet e mia do fitoni
Ky me habit gjithmone.Sapo ndjen eren e zgjedhjeve ky zoteria fap na fanepset ne mbledhje te PD apo fillon e behet aktive, haha paska ngelur pa shume leke, me falni euro korbi, se pa gje nuk ngelrn asnjehere keta, bile ja njohim mire eren edhe eurove.
Paska mbledhur goxha isha , FRD fitore e paska ne xhep .