Arsil dhe Sajmir Shera, 20 dhe 32 vjeç, dy vëllezërit që vranë taksistin 70 vjeçar Abdulla Budlla makinën me qera e morën duke thënë se do e përdornin për një dasmë.
Automjetin me targë AA 171 DI është marrë me qera në biznesin e Greisian Çelës një ditë para ngjarjes, ndërsa në momentin e krimit targat ishin mbuluar me letër dekorative me shkrimin “Me trashëgime çifti”.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë u bë e mundur identifikimi i mjetit dhe policia ushtroi kontroll ë biznesin e Greisian Çelës ku sekuestroi 60 gr kokainë dhe armë zjarri. Dhe bëri arrestimin e 29 vjeçarit.
Pas arrestimit të dy vëllezërve, ata e kanë pranuar krimin dhe kanë deklaruar se ishin përpjekur të zgjidhin një konflikt me viktimën.
“U përpoqëm ta zgjidhnim konfliktin. I kërkuam të hiqte dorë nga e afërmja jonë të cilën e ngacmonte”, kanë thënë 2 vëllezërit para policisë”.
Shqipëria është një çmendi kriminale.