Vuçiç: Projektligji për UÇK-në, vazhdim i ngacmimit ndaj serbëve

7 Gusht 2020, 13:22Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, ndalon mendimin ndryshe dhe paraqet vazhdim të ngacmimeve ndaj serbëve të Kosovës.

Ai ka thënë se, shqetësimet për këtë projektligj, ia ka shprehur edhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke i kërkuar që ta ketë në konsideratë këtë çështje.

Vuçiq ka thënë se do të shikojë se si do të reagojë Brukseli, duke shtuar se “kjo çështje ka pasoja edhe brenda Prishtinës”.

“Kur i shoh ata që vijnë në bisedime dhe marrin mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, unë shoh që qëllimi i gjithçkaje është që Serbia ta njohë Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten do të shqyrtojnë projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Qeveria e Kosovës, më 14 korrik ka mbështetur këtë projektligj, duke e proceduar në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi.

Reagime të komunitetit ndërkombëtar

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur brengosje lidhur me projektligjin për UÇK-në.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, i cili pritet të shqyrohet nga Kuvendi i Kosovës në seancën e së premtes, rrezikon të minojë lirinë e shprehjes.

“Përveç kësaj, ligji do t’ia çelte rrugën legjislacionit që do të penalizonte format e tjera të lirisë së shprehjes, duke vënë precedent të rrezikshëm. Penalizimi i kritikës ndaj çfarëdo grupi apo individi është hap i rrezikshëm, edhe nëse nuk është me atë qëllim, drejt autoritarizmit”, ka thënë Kosnett përmes një deklarate.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë “kundër UÇK-së”, dhe përkundrazi e kuptojnë se sot “Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së dhe organizatave të tjera rezistuese”.

Më 6 gusht, edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka bërë jehonë një postimi të Ambasadës Amerikane të bërë në fund të korrikut, në të cilin kritikohej projekligjit në fjalë.

“Unë ndaj vlerësimin e kolegut tim amerikan. Rrallë herë në një shoqëri demokratike është ide e mirë të përpiqeni të ngufatni diskutimet duke i kufizuar ato përmes ligjit penal”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Ndërkaq, edhe Zvicra është e shqetësuar se Ligji i propozuar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së mund të dëmtojë lirinë e shprehjes.

Ligji i propozuar mund të shkaktojë frikësim në mesin e disa qytetarëve të Kosovës dhe të pengojë proceset e tjera që synojnë trajtimin e së kaluarës, thuhet në reagimin e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.

 

6 komente në “Vuçiç: Projektligji për UÇK-në, vazhdim i ngacmimit ndaj serbëve”

  1. Ilirian says:

    Ti arresto kriminelët që ke nëpër Serbi që kanë vrarë e terrorizuar gjysmën e Ballkanit apo shef qimen tek syri tjetrit e nuk shef trarin që ke vet…
    kur të kesh dënuar për gjenocid vet shtetin tënd atëherë edhe mund të flasësh po edhe atëherë duhet më parë të kesh kërkuar falje për krimet e bëra nga shteti yt! Vucic akoma nuk janë harruar masakrat ne pleq gra e fëmije që kanë bërë trimat e ty …

  2. Shqiptari says:

    Ambasada zvicerane te haj nje mut te madh , e te rri ne koliben e vet se nuk e dhjet njeri.

  3. Fatosi-kosove says:

    Pikerisht kjo deklarate e kriminel vuqiqit duhet te jeté nxitje per kuvendin e kosoves dhe ta miratoje keté projektligj me unanimitet,krimineli kerkon ta bej viktimen,une mendoj se kosova duhet ta miratoje edhe ligjin e luftes me serbine ashtu siq e ka greqia ndaj shqiperise dhe askush nuk shqetesohet,e ne pse duhet ti pranojme kerke sa at e miqve te shkruara nga vuqiqi.

  4. Luli says:

    Eshte shqetsuar per lirine e shprehjes ne kosove. Pika qe s’te bie.

  5. ?????? says:

    Provokacja. O.vucic te qifsha vicat e sllaveve me liber shtepije .keni per tja hager kaken kosoves. Bashke me rusin e qelbur qe jan pa buke .bajne rraketa e populli pa buke cop cop

  6. Fatosi-kosove says:

    Vuqiqi e ka te sigurt se projektligj per vlerat e uçk nuk kalon sa te jeté vjosa osmanka ne krye te kuvendit prandaj duket kinse bi shqetesuar, e deshmoj edhe nje mender deputete e LDK-lidhjes se dikursheme komuniste qe siq u shpreh ne kuvend se ligji kufizon lirine e te shprehurit !!!! Pa e theksuar se lirit e kujt i kufizojka por sdo mend se e kishte per vete,partine e vet dhe osmanken ,as lista serbe nuk u shpreh kaq kunder, e shqiptaret do ta kuptojne pak me vone se sot jemi kthyer ne komune te serbise e jo ne krahine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje