Donald Trump premton: Nëse do të fitojmë në nëntor do bëjmë marrëveshje me Korenë e Veriut dhe Iranin

8 Gusht 2020, 14:37Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump, ditën e djeshme është shprehur se nëse do të fitojë zgjedhjet e nëntorit do  bëjë marrëveshje me Korenë e Veriut dhe Iranin.

“Nëse do të fitojmë zgjedhjet e nëntorit, do të bëjmë një marrëveshje me SHBA-në dhe Iranin”- është shprehur Donald Tramp në një konferencë për shtyp.

Ai deklaroi më tej se nëse nuk do t’i fitonte zgjedhjet e vitit 2016, SHBA do të ishte në luftë me Korenë e Veriut.

Ndër të tjera, presidenti nëvizoi se SHBA  duhet të ketë një marrëveshje me Korenë e Veriut, një marrëveshje të cilën nuk arritën ta bënin njerëzit që ishin në pushtet më parë.

SHBA pritet që t’i mbajë zgjedhjet në nëntor të këtij viti, ku Donald Trump do të ketë kundërshtar Joe Biden.

1 komente në “Donald Trump premton: Nëse do të fitojmë në nëntor do bëjmë marrëveshje me Korenë e Veriut dhe Iranin”

  1. ?????? says:

    Moterqi burre njeri i poshter i qelbur ti e shkaterrove boten me injorancen tate o maskara o i poshter …Amirica first. o na haksh copen e kakes i pa afte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje