Mjekët gjermanë në alarm, i bëjnë thirrje qeverisë: Maskat të bëhen të detyrueshme në shkolla

8 Gusht 2020, 14:22Bota TEMA

Virologët gjermanë kanë bërë thirrje që përdorimi i maskave në shkolla të bëhet i detyrueshëm, në kohën kur institucionet arsimore po rihapen pas pushimit veror.

“Për shkak të rrezikut të vërtetë të infektimit mes nxënësve që janë asimptomatikë, ne bëjmë thirrje për përdorim të rreptë të maskave në të gjitha klasat, përfshirë kohën e orës mësimore”, thuhet në një letër të virologëve që i kanë dërguar qeverisë.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që të krijohen grupe më të vogla të mësimit për ta shmangur kontaktin mes nxënësve, e sidomos gjatë dimrit .

Rajoni Mecklenburg-West Pomerania ishte i pari që i rihapi shkollat në këtë shtet. Sidoqoftë, dy shkolla atje u mbyllën të premten pas konfirmimit të rasteve të reja me koronavirus.

“Ne po paralajmërojmë për gabimin e të menduarit se fëmijët nuk luajnë rol në pandemi dhe infektime. Ide të tilla nuk janë në vijë me të dhënat shkencore”, thuhet në letrën e virologëve.

Ditëve të fundit, numri i rasteve të koronavirusit në Gjermani është rritur. Në 24 orët e  fundit,  në këtë shtet u regjistruan 1,122 raste të reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje