Kabllogrami i SHBA: Agron Kuliçaj i korruptuar, i implikuar në vrasjen e 4 policëve nga Dritan Dajti

8 Gusht 2020, 16:09Kronika TEMA

Në një kabllogram të ambasadës amerikane, ish-zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçajn konsiderohet njeri i korruptuar dhe i implikuar në ngjarjen ku mbetën të vrarë katër policë nga Dritan Dajti.

Ambasada citon edhe ish –drejtorin Burgaj, i cili thotë se Kuliçaj nuk mund të lëvizej nga pozicioni pa miratimin e kryeministrit Berisha.

Titulli: Rokada në polici zbulon një “të paprekshëm”

Datë 25 nëntor 2009

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori John Withers

Klasifikuar si Material konfidencial

Pas një jave në krye të detyrës, drejtori i sapoemëruar i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj prezantoi dorëheqjen e pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë në nivel rajonal dhe funksional. Dy javë më pas Burgaj bëri ndryshime të ngjashme të stafit në policinë kufitare. Teksa shpejtësia e rokadës kapi kritikët dhe donatorët ndërkombëtarë në surprizë, ambasada është dakord me misionin PAMECA dhe ndryshimet ishin në zbatim të rregullores dhe shumë prej tyre janë lëvizje pozitive.

Gjithsesi, ambasada mbetet e shqetësuar në lidhje me Agron Kuliçaj, i cili nuk është prekur nga kjo rokadë. Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojnë që të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të prezencës së tij.

Ambasadori i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare ministrit Basha ndërsa përfaqësuesi i ambasadës në ICITAP ka shprehur shqetësimet konkrete për Kuliçajn tek Burgaj.

Burgaj i ka thënë se Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit.

Në 29 tetor Burgaj u emërua nga Këshilli i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Fjalë nga të gjitha anët tregojnë se edhe pse Prençi dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, arsyeja e vërtetë që ai u largua është keqmenaxhimi i operacionit për arrestimi e një figurë të krimit, Dritan Dajtit në gusht.

Burgaj ishte më parë zëvendësi i Prençit dhe ka reputacion të mirë. Deri më sot, ambasada ka qenë e kënaqur me performancën e Burgajt. Pak kohë pas emërimit, Burgaj i tregoi ambasadës qëllimin e tij për të bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit.

Ambasada britanike ka ngritur shqetësime në lidhje me dorëheqjen e Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për tu bërë këshilltar i Burgajt. Shqetësimet e britanikëve kanë të bëjnë me investimin që ka bërë BE-ja në drejtorinë kundër krimit të organizuar.

Një drejtor që nuk u prek nga rokada ishte Agron Kuliçaj, kreu i inteligjencës, i cili besohet gjerësisht se është i korruptuar. Burimet i kanë thënë ambasadës se disa donatorë europianë refuzojnë të përfshihen me policinë veçanërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt. Ne kemi arsye të besojmë se kjo është një e vërtetë edhe për disa agjenci amerikane.

Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, por ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin ti shpëtojë tentativave të mëparshme për ta arrestuar.

Sipas burimeve policore, zyrtarë të lartë të policisë vendosën të ndërhynin kundër Dajtit në gusht të këtij viti sepse në atë Kuliçaj ishte jashtë Shqipërisë dhe teorikisht nuk kishte mundësi të informonte Dajtin.

Ambasadori ia tha ministrit Basha shqetësimet tona për korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn.

Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Burgaj saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha.

Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrën e Kuliçajt.

22 komente në “Kabllogrami i SHBA: Agron Kuliçaj i korruptuar, i implikuar në vrasjen e 4 policëve nga Dritan Dajti”

  1. Vari Janullen! says:

    Te tyren e kane drejtesine, tani qe ja blene familjes se Sali bagles, le ta arrestojne edhe Kulicin edhe “Karaxhicin”!
    Problemi eshte se “grringot” tjeter loje bejne ne hije e me tjeter propagande moraliste na mashtrojne.

    1. Kalec Dega PPSH says:

      Shume i korruptuar prandaj o burra me ndihmen e Talant Tojotes ashtu sic shkarkoi Ilir Meten me ndihmen e kartonit te Rames ta fusim ne burg maloqin.

  2. der albaner says:

    a kane familje keto deshmore?
    a kane nder keto familje?
    a ka shtet ky komb?
    a ka qevero ky popull?

    ne shajme vetem kamarierien po te na vonohet kafja?

    1. tropja says:

      kane vella kane, por lane grate prapa me femije te vegjel,
      kush mendon mer hakmarrje kur lufton per te ardhmen e femijeve
      kulicaj dihet qe ishte kriminel i vendosur nga sala per te bere zap policine me spiunlliqe
      dhe akoma eshte me sa mbaj mend ne polici, por e kane transferuar.
      shpresojme ta kapi spaku!

  3. Shenjestra says:

    Epo,kjo eshte per te vene duaret ne koke.Vriten kater police te policise se shtetit nga nje kriminel si Dajti dhe sot po krijohen kushtet nga drejtesia qe ai te lirohet nga burgu.Kuliçaj ka dore direkt ne kete masaker dhe as Kuliçaj e as Berishen nuk i ka gjetur as nje gje deri sot.Kur do kete drejtesi ne shqiperi?.

    1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

      sepse ne asnje shtet arab[90% muslims] nuk funxionon DREJTESIA…………

  4. haha says:

    nuk wshtw kabllo-gram por kavo-gram

  5. haha says:

    nuk wshtw kabllo-gram por kavo-gram

  6. Ed says:

    Kjo eshte PD e krye mafiozit berisha.

  7. Ceni says:

    Shtet i kapur. S’ke nga leviz. Gjithandej mafioz. Presidence, kryeministri, polici, drejtesi etj..

  8. Bedriu says:

    Prisni sa te kthehet cuni i Kulicit nga shkolla qe po ben ne Amerike . Do e fuse ne politike dhe ne parlament. Pastaj rruajini perfundimisht trapin.
    Te dhjefsha rilindjen.

  9. Trotski says:

    I jati i Oficer Duckollarit Vari veten nga depresioni se nuk po gjente Drejtesine.SPAK dhe BKH duhet te veprojne per te denuar te gjithe te korruptuarit dhe vrasesit.

  10. ⚖️???????????????????? says:

    PD-e kriminalizuar .
    Të gjithë këta, para drejtësisë .

  11. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Dajtit do ja nxjerrin te gjitha tek goca.

  12. Deno says:

    Po çunin ne USA e ka, normal, me $ e babit që jepeshin nga krimi. Kuliçaj i korruptuar po, por edhe fodull e i papergatitur. Ata qe kane punuar me të e dinë me mirë!
    Njerez si ky kane drejtuar policine, dhe ja sot krimi e kriminelet qe bejne ligjin ne Shqiperi.
    Po te kete prova, Spak duhet te veproje, por si nje pusht i Salës ka ditur t’i fshehi provat !

  13. Ladi says:

    Po familjet e ketyre 4 policeve te vrare a kane djem, niper e kusherinj te rritur tani qe ta shkerdhejne me soj e sorrollop Kulicaj me kompani.

  14. Bureto says:

    Kuliçaj sot e dini ku punon? Anëtar i udhëheqjes së PD dhe shefi i Departamentit të Sigurisë, a këshilltar i Bashës po për Sigurinë. Kuptohet këto pozicioneedhe për fusga të tjera hanë qeveria hije, kur ata të jenë në qeverisje. Që Kulipaj është vegël, më sakt qen besnik i Berishës këtë nuk ka njeri që nuk e di ashtu si di dhe i tillë është dhe Basha për të. Kuliçaj ishte zv.drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit, që mbulonte, simbas ambasadës, dhe inteligjencën (shërbimin sekret) në atë institucion, kur ministër i Brendshëm ishte po Basha. Kjo lloj kokolepsje e kryeintrigantit që ka ky vend me emrin Saleh, kërkon fuqi drakoniane dhe këtë, sa na takon neve, e ka vetëm ShBA. Por nesa duket, ata edhe pse i djanë ditur dhe i dinë të gjitha, nuk kanë vepruar. Brenda ministrisë në kuadrin e asistencës për policinë, kanë zyrat PAMEKA dhe ICITAP, respektivisht të ShBA dhe BE, pra aty e kanë syrin dhe veshin e tyre.
    Sa i përket Kuliçajt, kam dhe një pyetje: Policia e shtetit ashtu si ushtria janë apo jo të depolitizuara? Nëse po, atëhere nëse PD vjen në pushtet, me rolin që ka ai sot në PD, ç’rol do ketë nesër në qeverisje?

  15. Demokrati i vërtetë says:

    Agron Kuliçaj ka qenë organizatori, inskenuesi dhe manipuluesi i gjithë “teatrit policor”, në eliminimin e Kosta Trebickës, denoncuesit të djalit të Berishës dhe atij vetë. Po BKH dhe mbas tyre me shpresë FBI, do merren me këtë rast?

  16. Me prokurë të posaçme says:

    Skenën e vrasjes sl të të ndjerit Trebicka, e manipuluar nga Kuliçaj si aksident automobilistik, e konfirmoj edhe ‘eksperti’ i dërguar nga Teksasi (u tha se ishte i FBI-së). Dhe kështu dosjes iu vu kapak, ose ndryshe u arkivua. Kush e kërkoi dhe kush e dërgoi ekspertin anerikan? A nuk ka (kishte) policia jonë specialistë kalibri, kur u punon mendja dhe vlon ndërgjegjia profesionale, për të vlerësuar me objektivitet një krim? Plot! Jo, duhej një i FBI-së, se kështu ngjiste më mirë alibia e Kuliçajt, (që shkoi i pari në vendngjarje (?!)), se vdekja e Trebickës ishte një aksident ??!!
    Përdorimi i dy standarteve nga drejtësia shqiptare, që njëherë i merr dhe njëherë jo në konsideratë ekspertizat e oficerëve të FBI, siç ishte rasti i vidios së Ilir Metës (kur nuk vlejti) dhe ky i Trebickës (që vlejti), nën hundën e kujt bëhen! I di ambasada amerikane këto? Apo rrofshin kabllogra et. Po për Luan Hoxhën, e Gërdecit, dënuar 15 vjet nga gjykata, të strehuar urgjent në ShBA, me kërkesë të kujt u bë? Po në rastin e grushtit të shtetit të shtatorit 1998, kush e shpëtoi Berishën? Është e vërtetë që një telefonatë (nuk dihet se nga kush) e detyroi Berishën të tërhiqte tanket, por po aq e vërtetë është se ai nuk u ndëshkua ndonjëhetë për atë akt aq të rëndë.
    Po të nesërmen 21 janarit 2011, të ekzekutimit të katër qytetarëve të pafajshëm në dyert e kryeministrisë, cili qe ai që e cilësoi vrasësin “burrë shteti”, dhe mbas katër muajsh, nën monitorimin direkt të tij, u vulos vjedhja e mandatit të Edi Ramës për kryetar bashkie, në favor të “yllit në ngjitje”, aso kohe ministër i brendshëm? Ndaj duket sikur ka një “dorë të fshehtë”, që vepron si “engjëll” mbrojtës për këta mostra. Qeveria e Edi Ramës që erdhi në pushtet, pas këtyre ngjarjeve, përveç propagandës dhe fjalëve në fushata elektorale, nuk është ndier më me forcë. Ia ka lënë në dorë drejtësisë. Shumë mirë, ashtu duhet, por ama aktet apo dosjet, i përpilojnë institucionet e specializuara të shtetit, që varen prej qeverisë dhe janë ato që ia çojnë të kopsitura mirë drejtësisë. Është bërë kjo? Nëse jo, a mos vallë mbi popullin shqiptar rëndon mallkimi se ajo “dora e fshehtë” që nuk kafshohet, puthet?

  17. Lennard says:

    Eshte Gishti Vrastar i Sali Kriminelit.

  18. Frida says:

    Pse duhet t’ju besojme, kur plot tridhjet vjet degjojme histori me killera, dhe arrestohen ato qe s’paguajne dritat. Gjith keto fakte, do arrestohesh dhe Trampi vete e jo me nje ordiner qe ka sherbyer po tek disa ordiniere. Do besojme atehere kur drejtesia ta kete bere punen e saj, dhe mbrapa te thuhet shkaku i arrestimit, apo jubi thoni kuliwit qe, ik ne drejtim te paditur dhe ne e mbyllim ceshtjen. Telenovela turke.

  19. Konfuci says:

    Per te gjithe ata qe turfullojne kunder Berishes e veç e mallkojne: “kur e urren dike, do te thote se ai te ka mundur” Konfuci”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje