Rrëfimi i të mbijetuarit në Himarë: Varka u përmbys nga stuhia, lashë nënën ta merrte deti se s'kisha mundësi ta mbaja

7 Gusht 2020, 15:26Kronika TEMA

Të mërkurën në mëngjes, Avdul Rama së bashku me nënën, babanë dhe një shok dolën në det për të mbledhur rrjetat. Në portin e Himarës, ku familja vlonjate jetonte prej vitesh për punë, askush nuk i paralajmëroi për shtrëngatën.

Dallgët e përmbysën anijen e re 9 metra të gjate të blerë me borxhe. Rrëfimi i Avdulit është i dhimbshëm. Ai tregon si doli me not në breg  e pasi la nënën e vdekur t’ia merrte deti.

“Në momenti  që erdhi stuhia, babai dhe nëna ime kanë qenë brenda në kabinën e pilotimit. Unë kam qenë jashtë, në anë të varkës, kurse shoku ynë ka qenë në fund fare te kapaku te motori”, shprehet i riu, i cili tregon se pas përmbysjes së varkës i pari mbi ujë doli shoku, më pas ai dhe pas tij babai.

“E mbajta nënën gjysmë ore të gjallë në krah, s’kisha mundësi për më shumë sepse më vdiq në duar.”

Arsen Rama, djali tjetër i tyre nuk doli në det atë ditë, por ka qenë ai që ka kërkuar ndihmë në policinë kufitare, pasi asnjë familjar nuk i është përgjigjur telefonatës së tij kur pa motin e keq.

Familja Rama humbi kryefamiljaren por dhe barkën e blerë me shumë sakrifica. Dyert e shtëpisë në Vlorë, që ishin mbyllur 17 vjet më parë për një fat më të mirë, u hapën tani për mort nga një fatkeqësi që u mori gjithçka.

6 komente në “Rrëfimi i të mbijetuarit në Himarë: Varka u përmbys nga stuhia, lashë nënën ta merrte deti se s’kisha mundësi ta mbaja”

  1. Maria says:

    Ngushellime o njerez te mbare, e dhembshme.

  2. faro says:

    Lajmi në vijim pranon se djali bëri të pamundurën!
    Po titullin sa pa përgjegjësi e keni vënë! Pse ORE, e LA ai djali i mrekullueshëm, nënën e tij, apo bëri të pamundurën, deri në sakrificë madje.
    A e dini se shumica e lexuesve, mjaftohen VETËM me TITULLIN?
    Per çudi edhe një kanal tv, me po këtë papërgjegjësi e dha lajmin!

  3. Lel says:

    Gjynah nga zoti, zoti ju dhente force. Ngushellime

  4. Patrioti says:

    Gjyna cfar nuk po ndodhin ne kete vendin tone .Ka 30 vjet qe nuk ndijet dora e shtetit ,pervec dy grupe kriminale te majt dhe komunista qe quhen te djath dhe tentakulat e tyre.

  5. TE GJITHE DIJM SE
    PERPARA SE TE DALESH NE DETE ME MJET LUNDRUES
    ANIJE PESHKAREXHE
    MERREN INFORMACIONET TE MOTIT KAPITENERIA OSE THJESHTE CELULR SHIKON MOTIN –
    SI DO JET DETI -I QET APO ME DALLGE !

    PO WESTE -SHPETIMI
    QE DUHET TI KET NE ANIJE VARK
    DHE VESHIN MENJIHER UDHETARET SAPO HIPIN PER LUNDRIM KU ISHIN ?
    SINQERISHTE ESHTE PER TE ARDHUR SHUME KEQ KY NEGLIZHIM -PREJ NJERIU MOSKOKECRES PER ASGJE
    TE MOS RRESPEKTOSHE RREGULLAT E SIGURIMIT
    TE SHPETIMIT TE JETES !

    PERSE NUK MESUAM NJIHER TE HECIM DUKE RRESSPEKTUR BOTEN E RREGULLVE !!!!!!!!
    ESHTE E TMERRESHME FATKEQSIA QE I KA NDODHUR TE SHKRETIT
    POR KJO JANE LIGJET E NATYRE
    NATYRA NUK FAL GABIMET E NJEREZVE !
    ——–
    NGUSHELLIME TEMJERIT

  6. papritur komentet bllokohen ose modertori fqs e ka kap bizga says:

    cere bohet ktu me jahoo !!!
    a spo na lejohet me i than dy fjal
    me ngushllu hic a ?! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje