"Të mbyti virusi moj nëno?", hajduti i "sjellshëm" i këput varësen e floririt të moshuarës në Tiranë

7 Gusht 2020, 12:43Kronika TEMA

Një 63-vjeçare që doli nga shtëpia e vajzës ku ishte kujdesur gjithë ditën për mbesën dhe po kthehej në banesë u sulmua nga një hajdut i cili përpara se ta grabiste, shfaqi shenja përkujdesjeje për të.

Fillimisht hajduti i hodhi duart në sup dhe i merakosur e pyeti: të mbyti virusi moj nëne?

Menjëherë sapo gruaja me inicialet E. Q ka kthyer kokën, i panjohuri i këputi varësen e floririt dhe u largua me vrap. Sipas burimeve  ngjarja ndodhi pranë mbikalimit në afërsi të një qendre tregtare në autostradë.

Sipas të njëjtit burim i dyshuari është L.S, 44 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë. Ai rezulton nga këqyrjet në sistemin tims të ketë sulmuar edhe në vitin 2011 një tjetër grua duke i rrëmbyer varësen, kurse më herët ka qenë problematik për dhunë në familje.

“Bashkëshorti po ecte pak metra më përpara, po ktheheshim nga shtëpia e vajzës ku mbajmë mbesën dhe po shkonim në shtëpinë tonë. Ai djali u afrua dhe më tha të mbyti virusi moj nëne.

Me pas më vendosi duart në fyt dhe me dorën tjetër shkuli varësen”, rrëfen në polici e moshuara.

Pasi gruaja ka bërtitur i shoqi e ka pyetur çfarë ke? Dhe në këtë rrëmujë pas hajdutit kanë vrapuar i moshuari dhe dy shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve taksist. Kur në vendngjarje mbërriti një patrullë policie, hajduti ju lut “më lëshoni e bëra për bukën e gojës”.

Por e moshuara që kishte fiksuar hajdutin që mbante veshur një bluzë të kuqe, sapo oficerët e pyetën ajo konfirmoi: Ky është. Ky ma rrëmbeu varësen.

4 komente në ““Të mbyti virusi moj nëno?”, hajduti i “sjellshëm” i këput varësen e floririt të moshuarës në Tiranë”

  1. WTF says:

    Cfare lajmesh banale!

  2. hu gardhi says:

    nuk shkulet varwsja o polic

  3. hu gardhi says:

    nuk shkulet varwsja o polic – o

  4. shabani says:

    Rrasini brenda keta legena e Mos i nxirrni me rrace moterqirash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje