Një ngjarje e rendë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkjezë të bashkisë Vau i Dejës.
Bëhet me dije se një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugë me plagë në pjesën e kokës.
Sipas burimeve viktima është Gjin Ndoji i moshës 30 vjeç, teksa trupi i tij i pajetë është gjetur rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të diele.
Këto janë informacionet e para për këtë ngjarje të rëndë, teksa priten të mësohen më shumë detaje në minutat në vijim.