Goglat vendosin, Tirana super short në Champions League

9 Gusht 2020, 12:25Sport TEMA
Goglat vendosin, Tirana super short në Champions League

Astana, Qarabag, Maccabi Tel Aviv dhe Dinamo Tbilisi, këto ishin katër skuadrat që Tirana mund të kishte përballë në Champions League dhe kjo u zbulua mbrëmjen e djeshme nga UEFA.

Shorti i hedhur në orën 12:00 e ka rezervuar kundërshtarin e skuadrës së drejtuar nga Emanuel Egbo.

Goglat kanë vendosur dhe Tirana do të ndeshet me skuadrën e Dinamo Tbilisi, kampionen e Gjeorgjisë.

Në rast fitimi të ndeshjes, bardheblutë do të kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, në të kundërt  në rast humbje, atëherë ekipi i Egbo do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Ndeshjet e turit të parë eliminator do të luhen më datat 18 dhe 19 gusht.

3 komente në “Goglat vendosin, Tirana super short në Champions League”

  1. pjeter says:

    O shoku qe na dhe kete lajm,por foton me tabelen e shortit qe na keni dhene e shef ti ? Eshte tabela e gabuar apo artikull shkruesi? Me ke duhet te lyaje Tirana? Me makabin apo Dinamon e Tblisit??????

    1. ik ere pirdhu says:

      Na plasi trapi me ke do luaje Tironcica.

  2. Mal Cori says:

    Super short nenkupton qe nuk do te rrihet 8 me 1, por 3 me 0, ose 4 me 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje