Numri i të prekurve nga koronavirusi (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 20 milionë.
“Më shumë se 20 milionë vetë të prekur me Covid-19 në të gjithë botën”- shkruan ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj teksa poston dhe një grafik.
Ndërkohë sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 20.026.161 raste të koronavirusit.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.199.444 raste deri më tani.