Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me Ambasadorin gjerman Peter Zingraf ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit shqiptaro – gjerman përgjatë vitit 2020.
Denaj vlerësoi mbështetjen e qeverisë gjermane dhe vëmendjen ndaj sektorëve prioritarë ne vend përgjatë viteve.
Gjermania mbetet një partner strategjik për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por edhe në kuadër të proceseve integruese drejt BE-së.
Ministrja Denaj nga ana e saj informoi Ambasadorin dhe përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane për vendimet e fundit të qeverisë mbi programet e punësimit dhe nxitjen e riintegrimit në tregun e punës të qytetarëve të larguar, si pasojë e COVID-19 dhe mbi iniciativat fiskale në mbështetje të sektorit privat, me fokus biznesin e vogël. Ajo solli në vëmendje përpjekjet dhe angazhimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për mbarëvajtjen e financave publike, pavarësisht situatave të krijuara nga tërmeti dhe pandemia.
Ambasadori Zingraf bëri me dije alokimin e një fondi shtesë prej 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020 – 2021, në mbështetje të ndaj ndikimit të pandemisë COVID-19, të përqendruar veçanërisht në mbështetjen ndaj SME-ve, zhvillimit dhe promovimit të tyre, por edhe zonave rurale dhe arsimit profesional.
“Rritja e angazhimit dhe mbështetja në situatat e tërmetit dhe pandemisë janë dëshmi e bashkëpunimit të fortë bilateral. Prioritetet e përbashkëta dhe orientimi i punës së Qeverisë dhe partnerëve gjermanë në sektorët më me peshë në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve kanë qënë kyc në bashkëpunimin e vazhduar”, theksoi Denaj.
Ministrja Denaj dhe Ambasadori Zingraf diskutuan edhe mbi klimën e biznesit dhe nevojën e përhershme të dialogut publik-privat.
Denaj shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të trajtuar çdo sygjerim të dhomave të tregtisë dhe industrisë në vend, dhe për çdo propozim të mëtejshëm në raport me rritjen e investimeve të huaja direkte në vend.
Së fundmi, palët vlerësuan ecurinë e reformave që po ndërmerren në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE edhe gjatë Presidencës së Gjermanisë në Këshillin e Bashkimit Europian.
Z Denaj mos kerkoni ndihma por investime industriale Krijoni kushte qe dege te industrise se perparuar gjermane te ngrene impiante prodhimi ne Shqiperi Kjo eshte e vetmja rruge per zhvillimin modern te vendit rritjen e rrogave te punesimit per zhvillimin e aresimit teknik per uljen e korrupsionit krimit dhe frenimin e emigracionit
Nuk ka vend te zhvilluar pa industri moderne Nguleni ne mendje kete Mjaft me me perralla dhe shpikje shqiptare Vetem industria eshte ne gjendje te vere ne levizje tere zinxhirin ekonomik arsimor shkencor dhe sektoret terciare Gjithashtu te ndryshoje politiken te rrite moralin dhe integritetin e individit dhe shoqerise
I japim Maqedonis së Veriut 1.3 miliard euro ,dhe pranojm thërrimet Gjermane 10.56 milion euro. Kështu arsyetojm dhe veprojm.
Mos i jepni para mutërve se i vjedhi pa arritur akoma. Dërgoni ushqime të hajë populli i varfër.