Pandemia trondit tregun e shitjes dhe qirave të shtëpive në Tiranë

10 Gusht 2020, 10:28Sociale TEMA

Vala e pandemisë ka tronditur tregun imobiliar në vend duke sjellë një rënie prej 70% të kontratave të qirave për banesa e biznese.

Armand Shkëmbi, administrator i një agjencie imobiliare në Tiranë thotë se ky treg varet shumë nga studentët dhe të huajt që gjatë kësaj periudhe mungojnë. Më pak i prekur mbetet tregu i shitjeve.

“Kemi 60 – 70% me pak qira. Shitja nuk është ndikuar aq shumë. Gjatë muajve qershor – korrik kemi pasur një rënie 10 apo 20% sesa në këto muaj gjatë vitit që kaloi. 

Ndoshta sepse ata që do të blejnë një shtëpi do e blejnë pavarësisht pandemisë”, tregon ai.

Luhatje ka pësuar edhe çmimi i qirave për banesat dhe bizneset, me një rënie prej rreth 15 deri 17% .

“Nëse një apartament ka qenë 350 euro ka rënë në 300 apo ka qenë 300 ka rënë në 250. Mbi 400 euro është shumë e vështirë të japësh një pronë me qira në Tiranë, flas për banim jo komerciale”, shprehet Shkëmbi.

Sipas tij një periudhë pesimiste e pret këtë sektor edhe në muajt në vijim për shkak të pandemisë, uljes së të ardhurave nga emigrantët, shtimit të ndërtimeve dhe uljes së popullsisë.

9 komente në “Pandemia trondit tregun e shitjes dhe qirave të shtëpive në Tiranë”

  1. Sander says:

    Ne Angli tregu i shtepive ka qene aktiv me 125% te shtepive te shitura ne qendra te mbi populluara, per tu vendosur ne vende me afer natyres per shkak te koronavirusit

    1. Gjuha Shqipe says:

      Ne fakt ne shqip eshte QIRA.
      QIRA f.
      Shumë të hollash që paguhet në periudha të caktuara për diçka që e marrim në përdorim për një kohë sipas një marrëveshjeje. Qira e ulët (e lartë). Qiraja mujore (vjetore). Qiraja e shtëpisë. Qiraja e tokës. Biçikletë (varkë, makinë) me qira. Shtëpi me qira. Libreza e qirasë. Paguaj (laj) qiranë. Jap (marr) me qira. Zë (lëshoj) me qira.
      * Shtëpi pa qira thjeshtligj. burgu. S’e vlen barra qiranë edhe poh. shih te BARR/Ë,~A. S’e ka marrë shpirtin me qira thuhet kur dikush përpiqet të mos i pranojë detyrat a punët e rënda e të shumta, të cilat nuk i përballon dot ose i shkatërrojnë shëndetin

    2. Doktoresha says:

      Eshte qira dhe jo qera, shih fjalorin

    3. Tifozi anonim says:

      Vjeshta…..Shqip shkruhet ” Qira”….

  2. Neri says:

    Z.Armand;koronavirusi ka ulur qirat e shtepie thua.Po termeti 2019 cfar beri?Si nuk the nje fjale atehere qe qirate u rriten.Mire qe nuk thua qe qeveria te kompesoje ata qe japin shtepite dhe dyqanet me qira

  3. është qira says:

    QIRA f.
    Shumë të hollash që paguhet në periudha të caktuara për diçka që e marrim në përdorim për një kohë sipas një marrëveshjeje. Qira e ulët (e lartë). Qiraja mujore (vjetore). Qiraja e shtëpisë. Qiraja e tokës. Biçikletë (varkë, makinë) me qira. Shtëpi me qira. Libreza e qirasë. Paguaj (laj) qiranë. Jap (marr) me qira. Zë (lëshoj) me qira.
    * Shtëpi pa qira thjeshtligj. burgu. S’e vlen barra qiranë edhe poh. shih te BARR/Ë,~A. S’e ka marrë shpirtin me qira thuhet kur dikush përpiqet të mos i pranojë detyrat a punët e rënda e të shumta, të cilat nuk i përballon dot ose i shkatërrojnë shëndetin.

    QIRADHËNËS m.
    Ai që jep diçka me qira (zakonisht një banesë a një tokë).

    QIRADHËNIE f.
    Dhënia e diçkaje me qira. Afati i qiradhënies.

    QIRAMARRËS m.
    Ai që merr diçka me qira (zakonisht një banesë a një tokë). Detyrimet e qiramarrësit.

    QIRAMARRËS mb.
    Që merr diçka me qira (zakonisht një shtëpi a një tokë). Banorët qiramarrës. Fshatarët qiramarrës. Pala qiramarrëse.

    QIRAMARRJE f.
    Marrja e diçkaje me qira. Koha e qiramarrjes.

    QIRAXHESHË f.
    Fem. e QIRAXHI,~U 1.

    QIRAXHI m.
    1. Ai që banon me qira në shtëpinë e një tjetri, qiramarrës. Qiraxhinjtë e katit të parë. Dhoma e qiraxhiut. Ka qiraxhinj në shtëpi.
    2. vjet. Ai që bartte me qira nga një vend a krahinë në një tjetër ngarkesa, mallra a plaçka me kuajt e vet. Rrugë qiraxhinjsh. Karvanët e qiraxhinjve. Punonte qiraxhi. Qiraxhiu që ngiste karvanin.
    3. vjet. Ai që jepte kuaj me qira. Kali i qiraxhiut.

  4. luani says:

    Imobilaret jane vatra hajdutesh sepse i cvatin njerezit duke mashtruar prandaj te gjith drejtohen te CELESI dhe i gjejne vete shtepite, sigurisht qe shkollat jane mbyllur por kjo eshte e perkoheshme.

  5. beni says:

    Tregu imobilar eshte gjithnje spekulativ ne kapitalizem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje