Publikohen datat e regjistrimeve të aplikantëve për studimet bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura

10 Gusht 2020, 09:05Sociale TEMA

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar ditën e sotme datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Deri ditën e nesërme është afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin, dhe më pas do t’i nënshtrohen kontrollit shëndetësor dhe testit fizik. Në fund do të jetë marrja në intervistë.

“Datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura:
7 deri 11 gusht

Dorëzimi i dokumentacionit pranë Sekretarisë Mësimore të AFA (Adresa: ish-Shkolla e Bashkuar, Tiranë) 08:00-16:30

13 deri 14 gusht

Kontrolli shëndetësor dhe testi fizik

18 -19 gusht

Kryerja e intervistës“, njofton Xhaçka.

Deri më tani 675 maturantë të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor, teksa ministrja ka premtuar nje dite me pare se punësimi i tyre është i sigurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje