Polonia kërkon samit të jashtëzakonshëm për Bjellorusinë

10 Gusht 2020, 13:16Bota TEMA

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki u ka bërë thirrje krerëve të Komisionit Europian dhe Këshillit Europian që të mblidhen në një samit të jashtëzakonshëm në lidhje me Bjellorusinë, njoftoi zëdhënësi i qeverisë.

”Ankesa i është dërguar presidentes së KE-së Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel”, njoftoi Piotr Mueller.

Komunikata e botuar në faqen e internetit të Zyrës së Kryeministrit nënvizoi se, pas zgjedhjeve presidenciale, autoritetet bjelloruse kishin përdorur forcë kundër qytetarëve të tyre që kërkuan ndryshime.

”Të paktën një person u vra dhe dhjetëra u plagosën në përleshjet midis policisë dhe protestuesve pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi”, sipas grupit të të drejtave ”Pranvera 96”.

“Ne duhet të tregojmë solidaritet dhe të mbështesim bjellorusët në përpjekjen e tyre për liri. Kjo është arsyeja e thirrjes së kryeministrit polak”, thuhet në komunikatë.

Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko fitoi rizgjedhjen me mbi 80% të votave në zgjedhjet presidenciale.

Svjetlana Tihanovskaja, një ish-mësuese anglishteje, e cila që doli si rivalja kryesore e Lukashenkos në zgjedhjet e së dielës, fitoi 9,9%.

2 komente në “Polonia kërkon samit të jashtëzakonshëm për Bjellorusinë”

  1. xhoxhi says:

    Po kur u vranë katër ne mes të ditës në Shqipëri askush nga të huajt nuk foli me forcë që të gjykoheshin kriminelët.Tani na ngrihen për Bjellorusinë.

  2. Sali Rrumpalla says:

    ka fituar 80% te votave? edhe sali berisha ti kishte numuruar sdo kishin dale aq shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje