Rriten tensionet: Kina dërgon avionët në Tajvan pas vizitës së zyrtarit të lartë amerikan

10 Gusht 2020, 11:17Bota TEMA

Vizita e Sekretarit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA, Alex Azar në Tajvan ka rikthyer tensionet me Kinën.

Siç raporton Reuters, gjatë vizitës së tij, disa avionë kinezë u ngritën nga bazat e tyre duke iu drejtuar ishullit të Tajvanit, ndërkohë që gjatë gjithë kohës kanë qenë nën mbikëqyrjen e sistemeve anti-ajrore tajvaneze.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në Tajvanin e kontestuar pas disa vitesh duke ngjallur sërish reagimin e fortë të Kinës, e cila pretendon se ishulli është pjesë integrale e saj, raporton abcnews.

Avionët kinezë u gjurmuan nga raketat anti-ajrore tajvaneze dhe u “dëbuan” nga avionët luftarakë të vendit, tha forca ajrore në një deklaratë të lëshuar nga ministria e Mbrojtjes.

Kjo është hera e tretë që nga viti 2016 që avionët kinezë ndërmarrin një veprim të tillë ndaj Tajvanit duke kaluar kështu ngushticën detare që ndan dy vendet

Mes përkeqësimit të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Pekinit, administrata Trump ka rritur mbështetjen ndaj ishullit si në aspektin politik ashtu edhe në atë ushtarak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje