Ditën e sotme kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka marrë një vendim të rëndësishëm pas takimit të zhvilluar me kreun e Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras.
Qeveria greke ka marrë vendimin që bazuar të dhënat epidemiologjike, është vendosur që nga data17 gusht për hyrjen në Greqi bëhet e detyrueshme testi (PCR) për Covid-19, i cili duhet të jetë bërë deri në 72 orë para, kjo vlen për shtetet si: Suedia, Republika Çeke, Belgjika, Spanja dhe Hollanda.
Sa i përket kufijëve tokësor, ku merr pjesë edhe Shqipëria është vendosur që nga data 17 gusht, të bëhet i detyrueshëm testi PCR dhe të jetë kryer para 72 orësh.
Ky urdhër është për të gjithë shtetasit përfshirë edhe ata grek që duan të shkojnë në vendin e tyre.
Ndër të tjera është vendosur që në doganën e Kakavijës do të lejohen të futen deri më 750 persona në ditë.
Dhe jo vetem kaq , po kieni parasysh se ato dite do u prishen dhe kompiuterat , do bejne cmos te pengojne futjen , nga nje ana 750 persona , por dhe atehere jo do prishen kompiuterat , do bien siguresat …….majmuni sbehet njeri , majmun ngelet ….