“Virusi është vendosur thellë në mushkëri”! Mjekja jep alarmin: Tamponi u del negativ, sepse vendoset në rrugët e frymëmarrjes

10 Gusht 2020, 10:49Sociale TEMA
“Virusi është vendosur thellë në mushkëri”!

Silvana Bala, shefe e Pneumologjisë tek spitali “Shefqet Ndroqi” hedh dyshimet se numri i të infektuarve është më i lartë se ai që deklarohet.

Bala thekson se vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë 210 pacientë të shtruar, që shfaqin probleme pneumologjike dhe sipas pamjeve imazherike kanë virusin Covid në mushkëri.

Ajo sqaron më tej se ka edhe të infektuar që tamponi u del negativ. Kjo sipas saj, pasi virusin këta pacientë e kanë në mushkëri dhe jo në rrugët e frymëmarrjes, ku merret sekrecioni.

“Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi.

Covid me test nazofaringial del në ditët e para. Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme të mushkërive janë prekur. Është vendosur pneumonia” thotë mjekja.

Ndërkohë, specialistët tek “Shefqet Ndroqi” thonë se tek urgjenca e këtij spitali paraqiten rreth 50 raste në ditë dhe gjysma e tyre shtrohen.

“Ka edhe mosha të reja që shtrohen, nga mosha 18 deri në moshën 40-vjeç.”, shprehet më tej mjekja.

Sakaq, një deklaratë të fortë bëri edhe pak ditë më parë, mjeku Pëllumb Pipero.  Ky i fundit vuri në dyshim shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, kur tha se të prekurit me koronavirus duhet të jenë dy apo tre herë më shumë.

9 komente në ““Virusi është vendosur thellë në mushkëri”! Mjekja jep alarmin: Tamponi u del negativ, sepse vendoset në rrugët e frymëmarrjes”

  1. specialisti says:

    Cudi.
    Nuk rakordojne keto koka te mjekesise me njeri tjetrin ?
    Te dy institucionet mjekesore jane shteterore.
    Turp

  2. FreeA says:

    ne kto kohe te veshtira ne vend te ruhet popullata na hapen kufijte per turiste KS dhe MK per 5 lek. Faturen do e paguajme ne dimer . shesim domate e djath dhe e paguajme me jete. Kjo eshte qeveria jone dhe armiku i padukshem qe terrorizon popullin dhe Baba ia ka fut gjumit me Lulin

  3. Shenjestra says:

    Na ka hyre frika ne palce nga koronavirusi plus informacioni.Me e keqja eshte se njerzit jane te çoroditur dhe kane frike te vene te mjeku i familjes per vizite per nje dhimbje barku,tension,dhimbje e zakonsheme koke apo ndonje problem tjeter.Kane frike se mos mjeku familjes te thot qe je me Covid,je apo nuk je vertet kete nuk e di njeri,mjafton te thote mjeku dhe kjo ka mare fund.Mund te kete nje semundje tjeter dhe ne emer te korornavirusit njerzit vdesin spitaleve.Mund te kete temperature nga ndonje ftohje,por mjeku te ve ate qe nuk mund te jete,me koronavirus.Si mund te zgjidhet ky prblem? Njerzit kane nevoje te shkojn te mjeku i familjes per vizite te zakonshem siç kane shkuar para koronavirusit.Prandaj i duhet dhene nje zgjidhje qe, njerzi te mos traumatizohen dhe te vizitohen per probleme te tjera te zakonshem.Na ka humbur besimi,megjithese mjeket jane njerzit me te nderuar e te respektuar se po perballen me nje rrezik te madh.Por paniku eshte hapur se ka edhe mjek qe nuk i sherbejn te semurit,e len te vdes,sidomos te moshuarit.

  4. Fakt historik boteror says:

    Nuk jam mjek, por mendoj gjithashtu se:

    Virusi Kovid 19 e ka prejardhjen nga kafshet (ose mund te jete pakez i modifikuar ne laborator).

    Ne fazen e pare virusi ka qene me agresiv, e thene ndryshe me i eger. Psh duke jeteur ne trupin e kafsheve, ai ish i detyruer te ish me i eger, ashtu ne kushtet qe jeton dhe kafsha.

    Pas transmetimit te njeriu, duke kalau nga njeri person ne tjeterin, nga njeri person ne tjetrin, nga njeri person ne tjetrin; duke jetuar keshtu ne kushte me pak te egra (pra ne kushte me te zbutura), dhe vete virusi behet me i bute.

    Fillon te jetoje, sikur ta themi shqip; mbi dafina.

    Kjo e ben, qe gradualisht te behet me pak demtues per njeriun.

    Transmetohet me shpejt nga personi ne person (kete gje e ka mesuar virusi) por eshte bere me “ZOTERI” tani.

    I ka hequr rrobat e punes qe mbante te kafsha dhe ka veshur xhakete e kollare, te njeriu.

    Keshtu ka filluar “te meret vesht me shume” me antirupat e qenjes njerezore.

    E gradualisht, do zbutet akoma, pasi ai e don njeriun, si vehten e ti, e don se e ka si baze jetese.

    Per kete nuk duhet ndonje ndryshim ne kushtetuten e shteteve, siç po behet kohet e fundit tek ne, e siduket nje vije e mesme po gjendet per ato ndryshime.

    Virusi ne nje kohe pothuajse te afert, do behet pak me shume se virusi i gripit, me valezimet e tij, qe here ulet e here ndrihet.

    Kuptohet dhe qe, nje ilaç kunder tij, qe te perdoret kur eshte i nevojshem, njerzimi do ta kete ne nje kohe te afert.

    E vetmja gje qe po e mer me qafe njerzimin tani, ne kete faze qe ndodhet virusi, eshte ideja se: He se nuk me kap mua.

    Mos harojme se virusi, eshte qen bir qeni, eshte pothuajse si thermijat e drites, e nuk ka vend qe nuk futet.

    Per kete, njerzimi ne kete faze, eshte mire qe sejcili ne mendjen e tij, ti thote pak vehtes, ouuu mund te ma kape dhe mua!

    Pse?

    Sepse (megjithese virusi eshte bere pakez me civil) po u bere per spital, nuk je me si gjithe te tjeret, ……..te kethehet si gjendje lufte ne kohe paqeje.

    Prandaj me kujdes, shume me kujdes te gjitha, aq sa te mundim, por vigjilencen ne kete drejtim, akoma nuk duhet ta ulim.

    Cjane ata budallenj (budallenj duhet ti them pasi nuk gjej term tjeter) qe mblidhen turma turma, ne porte, aeroprte,
    pika kufitare, stacione autobuzash, trenash etj etj.

    Kujdes, kujdes, kujdes distancat e sigureses, qe eshte mburoja me e pare dhe me e mire, ndaj ketij virusi qe sot eshte veshur me xhakete dhe kollare, por pa profum (qe te mos e ndjejme).

  5. Hahahahahaha says:

    Kjo Mjeke vertete eshte e besueshme per sa shojegon..Per Foto Modelle qenka mee sakte me Bukurite qe ja ka dhuruar Natyra dhe Leket te Semuret per Buzikuqin…
    Pfiiiuuuu…Populli i corjentuar,,normal,,, te na roje Krimineli Serb Sali me Fkori Ikirin dhe Lulushken . se Si Popull deri ne vdekje ne Demostrata nga mbrapa do te na kete,,edhe me Buke edhe Pa buke …

  6. Laberia ime says:

    Eshte mire tua beni “tamponin” nga bytha se eshte per ti qir ropte virusi, fshihet kudo. Po bolle me krllqe de bet karavirusin si agjent sekret..

  7. Lelo says:

    KY virus sikur hidhte vallen mbi 6 feet ose 1.5 Metra, Tani na del kjo qe thot ka ngec ne mushkeri.
    Shif Kur te thon qe virusi I doli nga bitha.
    Qe ka virus kjo dihet, por se ca qellim I ka qe behet kaq e madhe kjo esht e panjohura.
    Ben vaksina gripi, prape te ze gripi Athere ca kuptimi ka nje vaksina dhe prap do semuresh.?
    Uroj qe vkasinen ta marri I pari Rama me bashen, berishen e gjithe klasa politike.
    Tju shohim ca efektesh do I jap atyre per nja 2 vjet, Athere e marrim dhe ne te tjeret.

  8. Roland says:

    Kjo e paska surratin si corona virusi ….

  9. Belo says:

    Si qenka prishur buzkuqi kesaj nga maska?
    Apo esht buzkuq anti covid?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje