Memorie.al publikon historinë e panjohur të Beqir Ballukut, ish-Ministrit të Mbrojtjes Popullore, deputetit të Kuvendit Popullor, anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe zv/kryeministrit të parë të qeverisë së drejtuar prej Mehmet Shehut, i cili u pushkatua në një tunel të fshehtë në periferi të Tiranës pranë fshatit Linzë më 5 nëntor të vitit 1975, pasi ishte dënuar me vdekje nga ana Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, i akuzuar si “kreu i grupit puçist në ushtri”. Dëshmia e rrallë e Çlirim Ballukut, djalit të madh të familjes Balluku, që nga origjina e familjes, periudha e Monarkisë së Zogut, aktiviteti i tij gjatë Luftës Antifashiste, shkollimi, funksionet dhe detyrat pas vitit 1945, raportet e relatat me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Hysni Kapon, Gogo Nushin, etj., nga udhëheqja e lartë e PPSH-së, si dhe përse filluan kritikat e goditja ndaj tij në vitin 1974, kush ishin ata që e sulmuan më shumë në mbledhjet e para, çfarë u tha ai fëmijve të tij kur u kthye në shtëpi pasi ishte sulmuar si “armik i popullit”, internimi i tij dhe familjes, ekzekutimi bashkë me dy vartësit e tij, Petrit Dumen dhe Hito Çakon në një nga tunelet e fshehta të Linzës në periferi të Tiranës, si e mësoi familja atë gjë kur ishte në internim, e deri tek peripecitë e shumta pas viteve ’90-të për të gjetur eshtrat e tij në fshatin Vranisht të Vlorës, ku ishin groposur me urdhër dhe nën kujdesjen e Kadri Hazbiut.
Nga Dashnor Kaloçi
Zoti Çlirim, është thënë se Beqir Balluku deri në vitin 1974, ka qenë njeriu më i besuar i Enver Hoxhës, dhe ajo gjë lidhej me faktin sepse ai e ka shpëtuar dy herë Enverin. Rasti i parë bën fjalë për vitin 1948 kur Josif Broz Tito i kërkoi Beqirit që të firmoste urdhërin për pranimin e futjen e dy divizioneve ushtarake jugosllave brenda kufirit tonë në zonën e Korçës, gjë të cilën Beqiri e refuzoi. Ndërsa rasti i dytë bën fjalë për vitin 1960 kur Shqipëria po i prishte marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Një nga anëtarët e Byrosë Politike të asaj kohe, ka dëshmuar për Memorie.al duke thënë se në atë kohë që Enveri, Hysniu, Mehmeti, Kadriu dhe Ramizi ndodheshin në Moskë, atasheu ushtarak sovjetik që ishte në Tiranë, në pije e sipër e provokoi Beqirin duke i thënë: “Si thua, t’i lëmë jashtë ata të katërt dhe t’i japim ty çelsat e Shqipërisë”? Dhe insinuatës tepër të qartë të diplomatit ushtarak sovjetik, Beqiri iu përgjigj i prerë: “Po t’ju ndodhi gjë atyre të pestëve që ndodhen në Moskë, unë me dorën time do t’i var në Sheshin “Skënderbej” të 5000 rusët që janë në Shqipëri”. A keni dijeni ju dhe si qëndron e vërteta për këto dy ngjarje?
Mund të them se për këto dy ngjarje kam dëgjuar natyrshëm në momente të veçanta nga persona të ndryshëm, (jo të rangut të udhëheqjes së lartë) të cilët sot pas kaq vitesh nuk mund që t’i përcaktoj qartë dhe me ekzaktësi se kush kanë qenë. Por mendoj se fakti, d.m.th. se kush kanë qenë ata persona që kanë folur në prezencën e babait për ato dy momente historike, ku kanë qenë dhe pjestarë të tjerë të familjes, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.
Por vija re, se lidhur me historinë e atyre dy ngjarjeve dhe argumentimit të tyre, babait, Beqirit, nuk i pëlqenin të diskutoheshin fare dhe personat që i hapnin bisedat për to, ai i ndërpriste menjëherë duke e kaluar bisedën në çështje të tjera. Natyrisht duke mos qenë i njohur me ato ngjarje, sidomos me atë të vitit 1948, nga kurioziteti i moshës, unë isha i interesuar të mësoja diçka më shumë se ato që kisha dëgjuar nga goja e atyre personave që thashë më lart. Nisur nga kjo që thashë dhe gjithashtu nga personaliteti politik e ndërkombëtar që gëzonte në atë kohë udhëheqësi i Jugosllavisë, Marshalli Josif Broz Tito, unë në koefidencë e pata pyetur babanë, se si qëndronte e vërteta lidhur me atë ngjarje. Dhe përgjigjia e babait ishte kjo që po jua them unë me fjalët e mia, sipas asaj që mbaj mënd nga biseda me të.
Gjatë një vizite pune në Beograd, diku aty nga viti 1948 kur babai ishte në funksionin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Marshalli Tito e kishte thirrur Beqirin në një takim, jashtë programit të vizitave dhe takimeve të punës që ai kishte parashikur para nisjes nga Shqipëria për në Beograd. Gjatë asaj bisede, pasi kishte shfaqur shqetësimin për një rrezik evident që mund t’i vinte Shqipërisë nga fqinji jugor i saj, Greqia, Josif Broz Tito, i kishte kërkuar Beqirit që ai, me cilësinë e Shefit të Shtatmadhorisë Shqiptare, të firmoste një dokument ku thuhej se ishte dakort për futjen e trupave jugosllave brenda territorit shqiptar.
Duhet të kemi parasysh se ky moment, pra kërkimi për firmosjen e atij dokumenti, bën fjalë për atë kohë kur Josif Broz Tito deklarohej dhe konsiderohej si miku më i madh i Shqipërisë.
Cila ishte përgjigjia e Beqir Ballukut lidhur me atë kerkesë që i bëri Josif Broz Tito?
Përgjigjia që i kishte dhënë babai, Titos, ishte kjo: “Shqipëria nuk ka ndonjë rrezik evident që të sulmohet nga Greqia, por edhe sikur të ndodhë kjo, ne jemi vetë në gjëndje që t’i mbrojmë vetë kufijtë tanë me të gjithë arsenalin ushtarak që disponojmë. Por më kryesorja është se unë nuk jam i autorizuar që të firmos një dokument të tillë”. Ndoshta kjo histori për të cilën po flasim, është e lidhur edhe me një ngjarje tjetër të panjohur që ka të bëjë me rrëzimin e avionit ushtarak jugosllav me të cilin po kthehej babai nga Beogradi për në Tiranë pas mbarimit të asaj vizite. Gjatë udhëtimit me atë avion për në Tiranë, piloti jugosllav bëri një ulje të detyruar diku në një arë të punuar në afërsi të Liqenit të Pogradecit. Këtë ndodhi, nëna jonë, Taibja (bashkëshortja e Beqir Ballukut) e kujtonte deri sa ishte gjallë, me frikën që ndjeu në ato momente kur mësoi për ngjarjen që i kishte ndodhur babait me avionin jugosllav.
Po për ngjarjen tjetër, atë të vitit 1960 me atasheun ushtarak sovjetik në Tiranë, ç’mund të na thoni?
Për sa i përket ngjarjes së vitit 1960, atë që bën fjalë lidhur me krizën që kishte përfshirë marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, unë ato i kam të dëgjuara nga të tjerë, si në atë kohë, apo i kam lexuar në shtypin shqiptar të pas viteve ‘90. Lidhur me sa pyetët, mendoj se ka pak rëndësi forma se si i’u përgjigj babai atasheut sovjetik (gjeneralit) në Tiranë, pas provokimit apo sugjerimit që i bëri ai, sepse, rëndësinë më të madhe e ka ka përmbajtja e përgjigjies që i dha Beqiri atij. Por, siç jam shprehur diku më lart gjatë kësaj interviste, desha të shtoj se: duke pasur parasysh impenjimin e madh të babait gjatë atyre ngjarjeve, më kujtohet fare mirë se ne si fëmijë, e ndjenim mungesën e tij në familje.
Po me ushtarakët e tjerë madhorë, ish-gjeneralë e kolonelë të cilët ishin edhe vartësit e tij, çfarë marrëdhëniesh ka pasur Beqiri, kë kishte mikun më të afërt ndër ta dhe a vinin ata në shtëpinë tuaj?
Për këtë është më mirë që të pyseni ish-ushtarakët e lartë, por megjithëatë mund t’ju them se nga takimet e rastësishme që unë kam pasur me ta, nuk ka qenë e vështirë që përnjeherë të ndjeja simpatinë dhe respektin e madh të tyre ndaj tij. Besoj se kjo mjafton që të kuptosh mjaft mirë marrëdhëniet që ka pasur babai me vartësit e tij dhe ish-ushtarakët e tjerë të lartë, ndaj të cilëve ai nuk bënte kurrë dallime dhe i konsideronte të gjithë njëlloj. Por desha të theksoj se Pogradeci mbetej vëndi më i preferuar i babait për pushime.
Ku i kalonte zakonisht pushimet e gjata verore Beqiri dhe familja juaj?
Pushimet verore zakonisht babai me familjen i bënte në plazhet e Pogradecit, Vlorës dhe Durrësit, aty ku i bënin zakonisht edhe ish-funksionarët e tjerë të lartë. Po në një rast të vetëm, para prishjes së marrëdhënieve shtetërore me Bashkimin Sovjetik, babai ynë Beqiri i bëri pushimet familjarisht në Çekosllavaki, sepse ai kishte një miqësi të ngushtë me Ministrin e Mbrojtjes së aij shteti, i cili e ftoi babanë tonë që t’i kalonte atje pushimet bashkë me familjen. Por kjo gjë ishte një përjashtim dhe pas asaj, edhe babai e ftoi homologun e tij çek i cili erdhi në Shqipëri duke i’a kthyer vizitën.
Cilat kanë qenë lojrat dhe argëtimet më të preferuara të Beqir Ballukut dhe me kë luante ai nga personalitetet e tjera të udhëheqjes së lartë?
Për sa i përket lojrave të ndryshme si bilardo, shah, tavëll, apo letra, babai ynë nuk i luante fare sepse nuk i kishte qejf. Në shtëpinë tonë ne nuk kemi pasur fare bilardo dhe as me letra babai nuk luante. Kjo gjë ndodhte ndoshta edhe për arsye kohe, sepse pjesën më të madhe të kohës ai e kalonte në punë.
Babai kishte një regjim ditor po thuaj me një orar strikt. Në ora tetë ai shkonte në zyrë dhe në shtëpi vinte në ora katër, ku pasi hante drekë, shkonte përsëri në punë dhe punonte edhe disa orë të tjera. Atë pak kohë të lirë që i mbetej, babai e kalonte në shtëpi sepse ai ishte shumë i lidhur me familjen. Babai kishte krijuar raporte shumë të afërta me ne fëmijët dhe nuk mbante fare distancë. Ai ishte shumë komunikues dhe mund të bisedoje me të fare lirshëm pa të krijuar asnjë distancë.
Cilët ishin sportet me të preferuara të babait tuaj?
Sportet më të preferuar të tij ishin gjahu, futbolli por edhe noti, sepse babai notonte shumë mirë. Në funksion të periudhave të ndryshme dhe të moshës, ai i ka ushtruar ato dhe më vonë edhe tenisin. Që në vitet e para të pasluftës apo dhe më vonë kur babai ishte më i ri, ai dilte në stadiumin “Dinamo”, apo në ndonjë palestër tjetër dhe luante futboll, kryesisht gjatë mbrëmjeve. Këtë gjë siç thashë e bënte kur ishte i ri. Rrallë here e shoqëronim edhe ne dy çunat, unë me vëllanë tjetër, Ladin, sepse edhe ne që të vegjël ishim të ingranuar me sportet e atletikës dhe futbollit. Po kështu përveç futbollit, babai luante edhe tenis tek Shkolla e Bashkuar e Oficerëve me Petrit Dumen (Shefin e Shtabit të Përgjithshëm) e Abdyl Këllezin (zv/kryeministrin) dhe rrallë ndonjëherë në Klubin “Partizani”.
Është thënë se Beqir Balluku ka qenë një tifoz shumë i madh i “Partizani”-t dhe bënte shumë për atë skuadër që përfaqësonte Ushtrinë Popullore?
Dua t’ju them se dikush që është marrë njëherë me sport, apo që e njeh atë, nuk mund të jetë tifoz. Futbollin ai e njihte që nga koha e të mëdhenjëve Riza Lushta e Naim Kryeziu, të cilët i ka pas njohur personalisht. Gjatë viteve 1960-‘70, babai ka pritur në shtëpi si Loro Boriçin që ishte trainer i ekipit “Partizani”, ashtu dhe Lym Allën që ishte trainer i Tiranës. Natyrisht duke qenë Ministër i Mbrojtjes, ai ishte i interesuar jo vetëm për futbollin, por edhe për të gjitha sportet e tjera të atij klubi sportiv.
Po me muzikën, librat dhe artin në përgjithësi, a ka qenë i lidhur Beqir Balluku?
Babai ka pas lexuar shumë shpesh libra të ndryshëm artistikë e historikë dhe ai e donte shumë artin dhe sidomos muzikën. Ai nuk donte vetëm muzikën e Shqipërisë së Mesme, por kishte preferenca edhe për muzikën operistike italiane dhe kryeveprat e muzikës botërore, të cilat i dëgjonte me vëmëndje të madhe. Ne kemi pasur shumë pllaka të vjetra gramafoni dhe shirtita disqesh me atë lloj muzike që babai i dëgjonte me kënaqësi. Po kështu edhe kur hynë manjetofonët e parë, babai filloi të koleksiononte shumë kaseta, disa nga të cilat i pata regjistruar unë kur punoja në Radio-Televizionin Shqiptar në vitet 1970-‘74.
A ka qenë ndopak liberal babai juaj, apo anonte nga e kundërta, nga konservatorizmi?
Mendoj se për kohën ka qenë liberal. Në atë periudhë kohe kur ne fëmijët ishim në moshë të re dhe në radio apo manjetofona dëgjonim muzikë të huaj, babai nuk na tërhiqte vërejtje dhe nuk na pengonte asnjëherë, kur dihej shumë mirë se ato ishin të ndaluara. Po kështu desha të shtoj se në rrethin tim shoqëror kishte dhe nga ata me biografi “jo të pastër” , të cilët vinin edhe në shtëpinë tonë. Në atë kohë, si mik i imi, në shtëpinë tonë vinte dhe Hans Bekteshi, nipi i Arshi Pipës, por babai asnjëherë nuk më tërhoqi vëmëndje, përkundrazi takohej me përzemërsi me të edhe pse e dinte shumë mirë se kush ishte.
Ju jeni një nga fëmijët e ish-“Bllok”-ut me moshën më të madhe dhe njëkohësisht jeni martuar më herët se të tjetër. Sa vetë kanë qenë të ftuar në dasmën tuaj dhe kush ka qenë nga personalitet e larta të udhëheqjes komuniste?
Të ftuar në darkat e dasmave tona nuk ka pasur nga personalitet e larta të udhëheqjes, sepse në darka thirren miqtë dhe ata që të kanë ftuar në të tilla gëzime. Dy dasmat tona u bënë ashtu siç bëheshin në popull dhe si bëhen sot. Babai vuante dhe e respektonte traditën shqiptare. Ndërsa për vizitë në shtëpi, natyrisht që patën ardhur dhe personalitetet.
Ka pasur dëshirë babai juaj Beqiri, që të bënte krushqi në “Bllok” dhe a keni pasur ju fëmijët nxitje prej tij në këtë drejtim, pra për t’u lidhur me vajzat e “Bllok”-ut?
Në këtë aspekt babai nuk na ka ndërhyrë asnjëherë në jetën tonë private dhe e respektonte zgjedhjen tonë. Unë dhe motra ime Drita u lidhëm me njerëz të thjeshtë dhe babait i pëlqeu ajo lidhje.
Po ikni se na lodhet me keto tregime per kete koke mushken
Ruset ja paskan bere oferten. Po Tiransi mendoi per karriken e Enverit, jo per vendin. Kur radha ndryshoi, Enveri mendoi per karriken, jo per Beqirin. Pune komunistesh.
Po kishte edhe bese dhe burrni atehere dhe jo si sot qe japin edhe grate per pushtet dhe te sheses shokun eshte gjeja me vogel qe mund tebehet.
Te gjithe lideret komuniste kishin lidhje me yugosllavet prandaj edhe sot gjenerata tjeter behen si me rasteri ministra .
Eshte krutan me origjine.po ta i eshte shum kollaj me fol por po te deshtoje te gjithe fisin ta conte ne hysybet
Nje i pashkolle kriminel si shoket ., ja cfare ishte Balluku.
Kriminel e i pashkolle si shoket.
Beqiri ka ken burr beset, trim, e nuk e ka ça kryt per karriere I ka pelqy nje gote raki dhe i ka mbrojt gjitmone shoket e vet.
Mjaft me keto gjoja ZBULIME ju te temes,mos ja fusnikot te pakten te jeni korekt me historine.Futjen e divizioneve ne Shqiperi i ndaloi Stalini sepse u prish me Titon,ndryshe Tito nuk pyeste per Beqir dhe Enver ,Per sa i takon asaj rastit dyte qe dote “varte” 5000 Marinsa Ruse ,kjo eshte injorance ta mendosh kur ne Pashaliman nuk kishte me shume se 1000 ushtare qe sterviteshin nga Ruset .Ky provokim ka ndodhur vertet dhe pergjigja e Beqirit ka qene “une do te arestoj tu dhe personelin e ambasades .Duket ky Clirimi ka filluar skleroza .Mjaft me keto idiotlleqe qe nuk i besojne as kalamjte e kopshteve jo ne qe e kemi jetuar ate kohe
O Dashnor !…Nuk na duhet biografia e Beqirit , as tifozlliku i tij ,as gjimnastika,as car hante e cfar dhiste ! U eliminuan pothuaj ter byroja politike e ardhur nga pas clirimi i Shqiperis,te gjith qe moren pjes ne luften e madhe ! Ky eliminim vazhdoi gjat der ne ditet e fundit te Enverit ! Gjith kjo kasaphan me flamurin e madh te luftes klasave , qe shtriu posht e percau shqiptaret deri brenda familje , esht pikpytja qe qendron sot pas ksaj kasaphane , qe na falen kta politikanet postkomunist,klysh komunistesh ! Ka ardhur nje moment qe shqiptaret e duan perseri nje Enver qe te bente kerdin mbi kta ,tradhtar ,hajdut e kriminela, qe kan mbushur parlamentin shqiptar e jan me te keqi se se armiku me i madh i tyre ! I kemi dhen spjegimin “kasaphanes ” enveriane , si lakmi per pushtetin por shum fakte sot po tregojn , qe jo me kot ka denuar kuadro dhe “shok” te tij ! Pra le te kthehemi tek rjeshtat e para kur them nuk duam biografin dhe “qefet” e Beqir Ballukut , por shkakun e vertet te pushkatimit te tij dhe kjo gje deri tani asgje sna thot ne shkrimin tend e as ne fjalet e Clirimit ! “Tigri” Mehmet , na doli nje lepur qe sishte i zoti te mbronte veten e as familjen e tij e hiku duke len 100 pikpytje mbrapa ! “perbindeshi” Enver krijoi shtet ,ndertoi vepra dhe arsim e la nje Shqiperi lule ne krahasim me si e gjeti ! Femijt e tij dhe e shoqja e pam se ku jetonin dhe nga shpia i nxoren ! Shikoni sot Sali “clirimtarin e ri “me ter pasardhesit e tij e ne vazhdim si po jetojn e ne cfar gjendje varferie ,korupsioni dhe degjenerimi e sollen Shqiperin ! A nuk do te duhej nje “perbindesh” sot , te shfaroste kte klas te ndyr politike ,qe pjell kjo Tok ?????? A ka me Zi , cpo kalon Shqiperia nen kte sundim “demokratik”kur shqiptaret po zbrazin Atdheun e spo duan te kthehen ……..sepse ju moren gjithcka ……………