Tit Vasili i LSI: Shqipëria po ha veten, Rama na zhyti në krizë. Mezi mbijetojmë

11 Gusht 2020, 08:54Politika TEMA

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili bazuar nga të dhënat e INSTAT thotë se shqiptarët shpezojnë gjithnjë e më pak pasi kanë hallin e mbijetesës.

Sipas Vasilit, buxheti i familjes shqiptare është në agoni të thellë.

“Shqiptarët shpenzojnë gjithnjë e më pak, pra kanë hallin kryesor vetëm mbijetesën. Inflacioni i korrikut 1.4%.

Buxheti i familjes shqiptare në agoni të thellë.

Ekonomia në krizë të thellë pasi s’ka as investime as të huaja dhe as vendase. Nuk ka paketa të vërteta efektive nga qeveria që realisht ndihmojnë bisnesin të ece dhe të mbijetojë.

Praktikisht Shqipëria po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po bën hapa shkaterrimtare prapa.

Vetëm e vetëm demagogji dhe premtime mashtruese kjo është vetëm ajo që di të bëjë Rilindja”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale

3 komente në “Tit Vasili i LSI: Shqipëria po ha veten, Rama na zhyti në krizë. Mezi mbijetojmë”

  1. Bashkimi says:

    Peço, do i themi Monës që të të shkuli veshin. Vazhdon të lëshosh broçkulla çdo ditë, tani je dhe burrë në moshë dhe nuk të ka hije.

  2. Aqifi says:

    Per te qare hallin je o Tito i perendise nuk ke te hash ,cudi kur ke qene dhe minister disa here. Me sa duket Mona ti ka marre te gjitha.

  3. lulemurrizi says:

    I shkreti, ndaj ka ngele e ha fara luledielli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje