Firmoset marrëveshja 95 milionë euro me Italinë, ministri Ahmetaj jep detaje: Ja ku do përdoren

11 Gusht 2020, 12:52Sociale TEMA

Ministri i Shtetit per Rindertimin, Arben Ahmetaj ka njoftuar sot firmosjen e marrëveshjes me qeverinë italiane për dokumentin e detajimit per fondin 95 milionë euro.

Per palen italiane ka qene i pranishem ambasadori italian ne vendin tone.

Sipas Ahmetajt, nga fondi total, 5 milionë euro jane grant për rindërtimin e objekteve publike, që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri ka theksuar se brenda fundit te vitit pritet miratimi i gjithe paketes per te cilen eshte rene paraprakisht dakord.

“Kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet: a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit; b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit; c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile”- tha ai.

Ambasadori duke falenderuar angazhimin total te minstrit Ahmetaj, theksoi se “keto fodne do ti levrojme ne sektoret paresore, ne ate te rindertimit, por nje sektor i rendesishem eshte edhe investimi ne infrastrukturen energjike, e po ashtu edhe per ente publike qe do te mirepresin institucionet shqiptare per aktivitetet e tyre dhe ai per infrastrukturen e detit, si dhe sektori i emegjencave civile, qe tek ne quhen te mbrojtjes civile”.

2 komente në “Firmoset marrëveshja 95 milionë euro me Italinë, ministri Ahmetaj jep detaje: Ja ku do përdoren”

  1. Ladi says:

    Ketij hajduti ja keni varur melcite. Oh zot o rilindje, ju lutem, eshte super hajdut.

  2. Leonard mene says:

    Ministri me i korruptuar ne historine e qeqerisjes , nga te gjitha forcat politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje