Denoncimi i ish-deputetit të PD: I afërmi më vdiq me Covid te Infektivi, nuk u përfshi në përditësimin e Ministrisë

10 Gusht 2020, 19:39Sociale TEMA

Luçiano Boçi denoncoi se një i afërm të tij që ka humbur jetën për shkak të Covid-19 dhe kjo nuk është deklaruar nga autoritetet shëndetësore.

Boçi tha se e ka deklaratën e ministrisë që nuk e përmendte të afërmin e tij, ndërsa ka provat e analizave se personi në fjalë ishte i infektuar.

Ish-deputeti demokrat rrëfeu se vendosi ta marrë për huazim jashtë dëshirës dhe vullnetit të tij rastin në fjalë për sensibilizim dhe argument që autoritetet të tregohen të sinqerta dhe transparente në lidhje me menaxhimin e situatës së krijuar, teksa ka akuzuar qeverinë se ka hequr dorë nga angazhimi i saj për ta luftuar koronavirusin.

“Një njeri i afërm i imi ndërroi jetë nga Covid ndërsa nuk është bërë gjurmimi tek personat e kontaktuar prej tij.

Unë e kam mbajtur në heshtje këtë rast por kur zemërata me një menaxhim të tillë është aq e madhe, nuk mund ta mbash vetëm për vete.

Humbi jetën në Spitalin Infektiv, e kam deklaratën e autoriteteve shëndetësore, e dëgjova dhe përmendi vetëm dy gra që kishin humbur jetën, ndërsa për rastin e personit tim të afërt nuk u përmend.

Nuk ka ndërkohë testime të njerëzve të familjes, të kontakteve parësore dhe dytësore. Rasti i fundit është i drejtoreshës së Zyrës Arsimore që doli me Covid, por asnjëri prej punonjësve të tjerë nuk janë testuar.

Vetëm para 30 minutash kam mesazh që asnjë nga personat që punon aty, nuk është testuar. E vërteta shëron, duhet pranuar se të lejon të ruash vetveten, personat afër teje dhe shoqërisë.

Me dhimbje e solla nga eksperienca personale, nuk do doja se sjell emocionalitet, por kjo tregon se si është gjendja, pse protokollet nuk zbatohen.

Pse në Shqipëri ka humbur shpresa e jetës ndaj Covidit për persona siç ndodhi me skulptorin e njohur, ndërsa disa të tjerë dërgohen edhe jashtë. Qeveria duket qartazi se ka hequr dorë nga çdo lloj angazhimi. Nuk ka një angazhim qeveritar për testimet”, tha Boçi.

7 komente në “Denoncimi i ish-deputetit të PD: I afërmi më vdiq me Covid te Infektivi, nuk u përfshi në përditësimin e Ministrisë”

  1. Fatosi-kosove says:

    Se pari boqi gospodini nuk te beson askush se ti e ke mbajtur fshehur kete rast kur dihet se keni vite qe prodhoni skandale ne zyrat e SHQUP vetem per ta njollosur qeverine e sikur ti te kesh prova o Zot ste pret as Tanjug-u,pastaj kur e paske patur nje te aferm te semure me kovid pse nuk e mjekove vet,pse nuk i kerkove ndihme doktor vdekjes- sali berishes, e bardh spahise,tritan shehut qe nuk le média pa dalur ta sulmon qeverine, por pse nuk e thirrr edhe doktor hajvan panaritin pasi ka kohe qe mbane ligjerata ne media se si duhet fikur qiririn qe te shpetoni nga kovid,vetem nje frike kam, se mos tka kapur edhe ty kovid e qka te gjen pas dy javesh edhe pse ti si te gjithe kopeja kriminale-PD e ke karavirusin dhe nuk te gjen gja ty jo sepse rrufeja nuk gjuan ne qenef mjerisht.

  2. Jeni të pandreeshëm, meritoni ndëshkim me votë?? says:

    E ça pastaj?Sa shumë të infektuar ka dhe sa shumë që nuk ka kuptim të bëjnë tamponin se kanë shenja tê dukshme të sëmundjes, quhen fshehje rastesh ?.Mund të ketë edhe vdekje sepse komlikacionet tek të sëmurët kronik ndodhin më shumë., quhen fshehje rastesh?

  3. juristi says:

    Nese eshte e vertete i qofte dheu u bute,Po pse ste kapi ty re legen qe thoshe ska kovid qe kundershtoje qeverine e qe doje te ngrije popullin.Ptu parti qelbesirash

  4. v says:

    Edhe me njeriun tend te vdekur do te besh politike?Cfar edepsesash jeni more plehra

  5. Ladi says:

    O Boqi, po bole mbete o katran. Po me keto idjotesira do vitosh vota ne Elbasan ti. Shko dhe mblidh taksa provimesh ne universitetin e Elbasanit se ate ben me mire si koleget e tuaj te korruptuar ne kete universtitet. Dhe kerkojne keta vemje ti votoje populli. Hajdute ordinere e te pamoralshem.

  6. klemi says:

    Qelbesire, kerkon te shfrytezosh edhe vdekjen e te afermit tend per politike, si nuk ke pak turp more pleh.

  7. Hasko Duka says:

    Qerosi nuk vdiq nga Covid dhe mos bëj politikë me atë të shkretin, sepse ishte zotni burrë. Je bërë si gjyshi më antidoping.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. T
    Tajota

    Pse shani o njerez ! Gjithsecili ka te drejtën e fjalës dhe mendimit te tij .Pse nuk mbroni individin por mbroni shtetin ?? A e dini ju se sa shume njerez po vdesin nga Kovid 19 ?? Ore njerez , ndergjegjesohuni , duan te na vdesin ... Kovidi eshte nje preteks , nje genjeshter .. Gjithshka u be per te na frikesuar dhe per te besuar .. Kush hyri ne spital nuk doli me .. dhe kjo po metode do te vazhdoje deri sa te na zhdukin .. Mos mendoni se me berjen e vaksinës , donin te na shpejtimin .. Vaksina ishte per te na eleminuar .. A e shikoni si po vdesin njerezit nje nga nje pa e kuptuar ? Dhe askush nuk ndjen pergjegjesi dhe te thote arsyen pse ?? Sepse gjithshka ndodh nga vaksina .. Merrni njeriun te shprehet. . Mos injoron kurre mendimin e tjetrit .. Kur komentuesi i pare shan , te gjithe te tjeret heqin vallen , shajne edhe ata. .. Mos urreni ! Tregohuni te sjellshme me njerezit !! ????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje