Ilir Meta ka reaguar lidhur me terapinë me plazmë kundër Covid-19.
Ai shprehet pro kësaj terapie ndërsa shkruan se “inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj”.
Postimi i Metës:
Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.
Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.
Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.
Dorëzo gjënë e vjedhur,o hajdut i ndyrë.
Mos bëj sikur të intereson shëndeti i popullit qe e vodhe sa u shkepe.
Dhuroje vilen ne Lalez Like dhe vine specialistet me vrap
Une them te marim shembull nga kosova.pse nuk del me vasili qe dilte perdite ?apo tani del shefi I madh dhe na jep mend te shohim nga Italia,Mjere ky vend nga kush pret mend.