President apo padrino i trafikantëve të drogës? Cili është roli i vërtetë i Ilir Metës në politikën shqiptare?
Përtej çdo akuze politike, korrupsioni apo zullumi të tij dhe hijenave që mban nga pas Ilir Meta është hapur miku i trafikantëve të drogës, që “rastësisht” janë hetuar dhe akuzohen edhe nga SHBA.
I pari është Klement Balili. Aktualisht në proces gjyqësor duke pritur vendimin e dënimit. Balili njihet si mik i ngushtë i Ilir Metës. Ai u bë gjithashtu edhe zyrtar i lartë i LSI, duke u emëruar edhe drejtor rajonal i shërbimit të transportit rrugor në vitin 2016.
I dyti, jo më pak i rëndësishmi është Ylli Ndroqi. I njohur në publik si pronar mediash dhe biznesmen, në fakt është një personazh me gjeneralitete të ndryshuara.
Ai sipas SPAK është trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu arrestuar në Turqi dhe Itali.
Dhe referuar raportimeve dhe një dosje hetimore të bërë në Turqi, identiteti i vërtetë i mbajtur në momentin e lindjes së Ylli Ndroqit, pra Xhemail Pasmaçiu, ishte një person i arrestuar për trafik droge në Turqi.
Pas hetimeve të SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar urdhëroi sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqi, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu, SPAK në një njoftim zyrtar bën të ditur se Ylli Ndroqi është i njëjti person me Xhemail Pasmaçiun, i arrestuar më parë në Turqi, për trafik droge.
Ilir Meta është presidenti i vetëm në europën perëndimore, që përveç akuzave politike duhet të hetohet për lidhjet e tij të forta me trafikantë droge të cilëve ju ka dhënë edhe mbështetje publike. Balilin e bëri drejtor, Ndroqin e dekoronte dhe emëronte
këshilltar të ministrave të tij. Ky i fundit shfaqet edhe në dosje e përgjime të tjera korrupsioni të presidentit.
Ilir Meta, rolin e presidentit në fakt e luan edhe si një padrino i trafikantëve të drogës, të cilët e kanë si mburojë politike.
Njëri prej tyre në të paktën një rast i ka shpëtuar arrestimit pikërisht sepse ka qenë pjesë e delegacioneve zyrtare të Ilir Metës.(CNA.al)
E like po te shtrengohet laku, drejtesia do vendoset shume shpejt. President barone droge, fare e keqe.Shqiotaret do te festojne, kur te te shohin pas hekurave.
Eshte hapur si vaji ne lakra,Like floriri,po dardha e ka bishtin mbrapa.
Si thote populli,ka cecua bicak.
Po i vjen edhe ketije dita,jo se duan socialistet,por eshte e pashmangeshme,
po i dalin petet lakrorit,nje nga nje.
Keta ,te ashtuquajturit poltikane,do hane njeri tjetrin,eshte ligj i pashkruar.
Sekreti ruhet vetem kur jane dy veta ne loje.
Ketu eshte zgjeruar loja shume,sekreti nuk eshte me sekret.
Per-para, Like.
prandaj eshte bere si patate e thare dhe e djegurg… Ky jo qe nuk eshte politikan por eshte nje kellire qe edhe femijet rrugeve kane nisur te bejne batuta….me emrin e tij dhe bemat e tij qe jane vetet te tijat se ashkush si ka bere me pare ne kete nivel…
Burgu do ishte tamam vendi perfekt mbasi i provoi te gjitha karriket e shtetit..
Padrino – emertim i sakte. Strumbullar trafiqesh dhe vjedhjesh. Me siguri shkon pas hekurave. Arrestimi tija do festohet.
Po ate “keshilltarin” ne Ministrine e Jashteme , qe e arestuan per trafik droge kur vajti ne Ambasaden Amerikane per vize , e haruat?
Akoma nuk e keni kuptuar që shteti është i kapur nga mafja dhe droga ??
Nqs Likja arresteohet dhe i konfiskohet psuria , kjo tregon qe Shqiperia jone e dashur do behet . Punoi dhe jetoi me familien ne Gjermani dhe jam shume i kenaqur ketu, por do e mendoi seriozishte te kthehem po ndodhi kjo mrekulli . Qe keta rq e bastarduan ate vende dhe na detyruan te largohemi se e vrane shpresen qe ne Shqiperi jetohet normal.Me Liken ne fillim dhe pastaj zgjerohet rrethi aq shume sa do habiten Shqipetaret dhe do ju duket e pa besueshme.. Edhe pse me duket si enderr dhe e pa besueshme le te shpresoime qe Shqiperia do te behet.
Po ketu ne Shkoder a do hetoni , Hotel Grand Europa ne qender te Shkodres duke prishur edhe lulishten e duke ja zene pamjen e krejt gjimnazit 29 Ndendori , si dhe Grand Europa Resort ne Velipoje ne pronsi te deputetit te L.S.I se Agron Çela , kush financon dhe ku merren ato shuma marramendshe qe as Shteti nuk mund te kete aq fond .