Kryeministri Edi Rama ka postuar në adresën e tij homazhin e radhës, për Dom Ndre Mjedën. Pasi vlerëson këtë figurë historike dhe të letra shqipe, Rama e cilëson atë një kreshnik nga prejardhja dhe karakteri dhe jep një mesazh përmes poezisë së tij “Guxo”!
Postimi i plotë i Ramës:
?HOMAZH
Dom NDRE MJEDA, një nga klasikët e gjuhës, letërsisë dhe përpjekjeve shqiptare ndërroi qetësisht jetë në qelen e Kuklit, në gusht të vitit 1937.
Ky “pastor bonus”, në shëmbëlltyrën e Shëlbuesit t’vet, për të cilin Ernest Koliqi ka shkruar se “ia len dalë poetëve ma të ardhangët latinë”, prejardhjen e kishte prej Kryeziut të Pukës.
Kreshnike prejardhja, kreshnik dhe karakteri i një personaliteti të fortë, që nxjerr krye edhe në poezitë më delikate të Domit, siç shfaqet ma s’miri tek poezia e tij “Guxo!”:
“Lundërtar qi s’rrezikohet
Kur asht deti shkumb e valë,
Vetë me vedi mos t’ankohet
Se i shkoi dita pa fitim.
Tuj u tallë e tujpritue,
Kurrgjasend nuk qitetn’dritë;
Çfarëdo sendi me fitue
Trymni lipet e guxim”
“Mijëra muzikalitetet e njimbëdhjetërrokëshit të tij”, që Camaj ia pat lëvduar këtij qëndistari të fjalës shqipe, përshkruajnë një aspekt të këtij vjershëtari të bekuar si pak të tjerë nga Muzat dhe Hiret. Dom Ndre Mjeda rrahu për dekada qendra autoritative universitare.
Diku çeli shkolla edhe vetë, diku tjetër u kujdes me përkushtim për të vobektët, diku u thellua në studimet albanologjike, diku tjetër akoma i dha tharm jetës politike shqiptare, si përfaqësues i zgjedhur i grigjës së vet në ma t’parin Parlament shqiptar.
Jeta e Dom Ndre Mjedës, e pasur e frymëzuese, mishërohet bukur fort në atë qelë dhe atë kishëz neoklasike të mrekullueshme, kushtuar Shën Shtjefnit Protomartir, të cilën e ngriti me duart e veta rrëzë Malit të Kuklit në Shkodër, n’agim të të njizetit qindvjet – fatmirësisht e rimëkëmbur sot nga i palodhuri Dom Nike Ukgjini.
Ndërsa vepra e Dom Ndresë është një “selva morale e spirituale”, të cilën i madhi Claudio Monteverdi, sikur t’i kishte qenë kohanik, nuk do kishte ngurruar t’ia përjetësonte në kompozimet e tij të përkora të Rinascimento-s së vonë.
“In memoria aeterna manet iustus”
#TëPAHARRUESHËM?
Ky eshte i pire krejt. Na sajon dhe fjale te reja allasoj. Ej ç’na gjeti ne te gjoret qe jemi kohaniket e jetij koqes krymiser
Ndre Mjeda, nje burr i madh dhe i rrall Shqiptar ne zemer dhe patriotism por edhe ne intelekutalizem.
Busti i tij duhet te jete ne Tirane.
D.Ndre Mjedja,kollos i kombit shqiptar ka qene profesor ne Kolegjen e Etneve Jezuit ne Shkoder.Ne ke te Kolegj kane studjuar vellezerit Veli,Qemal dhe Aluedin Stafa.Veliu dhe Qemali numuroheshin nder nxenesit me te dashur te D.Ndre Mjedjes por edhe miku i tyre i ngushte dramaturgu Xhemal Broja.D.Ndre Mjeda ka porositur vecanerisht Prof.Injac Zamputin qe Veli Stafes me i vu 10 me boje te kuqe.Pasi eshte gjetur boja e kuqe nga prof.injaci,prof D.Ndre Mjeda eshte larguar i kenaqur duke thurur levdata per Veli Stafen,poet,mjek e publicist i shquar i viteve 30 vdekur 26 vjec ne Sanatoriumin Rueil Malmaison,Paris mars 1939.Lavdi e perjetshme.D.Ndre Mjedes Krenarija e Kombit Shqiptar.FLM.Z.Kryeminister qe kujtoni keta personalitete si D.Ndre Mjeda dijetar i permasave europiane.
Me 1940 pak muaj para se te nderronte jete, ne bulevardin e Tiranes ka shetitur duke qeshur dhe i lumtur D.Ndre Mjeda i futur ne mes nga dy nxenesit e tij te dashur Xhemal Broja e Qemal Stafa.Kjo skene ka bere buje ne Tiranen e asaj ishte spektakolare.
Se ku e ka gjetur “kokeministri” se ka vdekur ne Kukel nuk dihet. Ai ka vdekur ne Shkoder, prane Jezuiteve. te cilet i organizuan nje funeral madheshtor. Kete e keni edhe ne Wikipedia.
Lezoni Cfar ka shkruar Professor Mentor Quku i cili i kushoj plot 20 vite pune jetes Se Dom Ndre Mjeda . Aty gjen Te verteten