"Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj"

7 Gusht 2020, 21:30Kulturë TEMA

Sapo ka dalë në treg libri i ri i sociologut Gëzim Alpion me titull “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”. Në këtë libër Dr. Alpion, pedagog në Universitetin e Birmingamit, argumenton se vepra e humanistes së madhe u frymëzua nga virtyte shqiptare që ajo i mori në fëmijëri dhe rini të hershme nga familja. Në bisedë për Zërin e Amerikës, autori zbërthen të rejat që zbuloi mbi jetën dhe veprën e Nënë Terezës gjatë shkrimit të librit:

Dr. Gëzim Alpion: Në librin, “Mother Teresa: the Saint and her Nation” – “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj,” unë ndalem në tre çështje kryesore: në aspektin personal, në aspektin shpirtëror dhe në aspektin e traditës që la pas. Në aspektin personal, edhe më parë, por tani e theksoj më tepër, është rëndësia e studimit të jetës private të Nënë Terezës, të familjes së saj dhe për herë të parë të rrënjëve të babait dhe nënës, pra Prizreni dhe Mirdita, në këtë libër kanë një rëndësi të veçantë si asnjëherë.

Në aspektin shpirtëror unë ndalem në disa momente kyçe në 18 vitet e para të Nënë Terezës në Shkup dhe veçanërisht në vdekjen e babait, por edhe në vdekjen e gjashtë personave të familjes gjatë pandemisë së gripit spanjoll. Unë argumentoj për herë të parë që vdekja ka qenë gjithmonë prezente në fëmijërinë e Nënë Terezës dhe pasi humbi njerëz kaq të afërt në këtë moshë Nënë Tereza pati atë që e quante thirrja e parë e Zotit. Në këtë vepër për herë të pare argumentoj që ky ishte edhe fillimi i natës së errët të shpirtit, një lidhje tepër e ngushtë me Krishtin, si një baba hyjnor, por edhe fillimi i dyshimeve të ekzistencës së Zotit. Gjithashtu, për herë të parë ajo shprehu dëshirën për t’u bërë murgeshë në Kalkuta.

Në kontekstin botëror Nënë Tereza i tregoi njerëzimit se ne, në atë ambicjen tonë për përfitime financiare, kemi harruar atë që është kryesore: gjithëpërfshirjen e njerëzimit dhe respektin dhe dinjitetin e njeriut. Në këtë drejtim Nënë Tereza i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm njerëzimit.

Në aspketin shqiptar unë argumentoj se një personalitet si Nënë Tereza nuk lind rastësisht. Tradita nga e cila vinte Nënë Tereza, puna që bëri Nënë Tereza tregon që Nënë Tereza në vetvete është shembulli modern i atij përkushtimi, i traditës kristiane shqiptare me një gjenezë apostolike. Dihet që Shqipëria ishte ndër vendet e para, populli shqiptar, tradita iliro-shqiptare ishte ndër vendet e para që i ofroi kristianizmit shtëpi në Evropë dhe për mua kjo është e rëndësishme sepse mënyra se si Nënë Tereza ndërmori misionin e saj, si e kuptoi kristianizmin, si e kuptoi bamirësinë, shkojnë përtej perceptimeve filozofike që shqiptarët i kanë bërë kristianizmit.

Për mua Nënë Tereza është tregues tepër interesant i një tradite shpirtërore shqiptare, me kontekst pellazgo-iliro-shqiptar. Tradita ilire përpara kristianizmit është vërtetë mahnitëse në lidhje me atë tolerancën që është vetëm karakteristikë e vendeve të ndryshme të cilat mirëpresin tradita fetare, por asnjëherë nuk i bëjnë primare të karakterit të tyre kombëtar.

Zëri i Amerikës: Në librin e ri, ju ngrini argumentin se ka tipare të caktuara kombëtare shqiptare që kanë frymëzuar veprën e Nënë Terezës. Çfarë shembujsh konkretë sillni të këtyre tipareve kombëtare shqiptare në veprën e Nënë Terezës?

Dr. Gëzim Alpion: Nënë Tereza nuk bënte asnjëherë komente për Krishtin, por fliste për Zotin. Është kjo diplomacia e Nënë Terezës që arriti të bisedonte, të ulej, të mirëpritej nga myslimanët, nga hinduistët, nga të gjitha fetë e Indisë, por gjithashtu edhe në vende të ndryshme të botës, të bënte për vete edhe njerëz të cilët nuk kanë ndonjë afrimitet me fenë. Këtë tolerancë unë e kam parë në kishën dardane, në kishën ilire. Që në fillim, nëse kishte probleme me synodet, që në vitet e para të kristianizmit kur njerëzit të cilët nuk binin dakord me dualitetin e Krishtit dhe njerëz të cilët dënoheshin nga kisha, kryepeshkopët e Dardanisë dhe Ilirisë thonin ‘le të vijnë këta njerëz ta bëjnë dënimin në Iliri’. Sepse tradita kristiane në Iliri dhe në Dardani, ka një tolerancë fetare, të cilën unë e gjej të bazuar në atë tolerancën fetare, shpirtërore që ishte karakteristike e rrënjëve pellazgo-ilire.

Zëri i Amerikës: Këto tipare të veprës së Nënë Terezës: humanizmi, zemërgjerësia, nuk janë unike për kombin shqiptar. Ka plot individë që kanë dedikuar jetën ndaj nevojtarëve; ka po ashtu shoqëri shumetnike e shumë-fetare që ekzistojnë në paqe. Çfarë provash keni zbuluar duke studiuar Nënë Terezën që në veprën e saj këto janë vërtetë tipare që ajo i mori nga kombi shqiptar dhe dallojnë nga shembuj të tjerë të humanizmit dhe bashkekzistencës shumetnike e shumë fetare?

Dr. Gëzim Alpion: Nënë Tereza pati aftësinë, që ndryshe nga fetarë qofshin kristianë, myslimanë, hinduistë e të tjerë ajo kuptoi rëndësinë e komunikimit masiv. Nënë Tereza ka pasur aftësi komunikuese, të cilat nuk mund të përfitohen nëpërmjet një diplome, ato përfitohen sepse janë aftësi të dhëna. Dhe këtë komunikim ajo e mori edhe nga babai i saj që ishte në të vërtetë kaq bamirës, poliglot, kaq i dhënë pas çështjes kombëtare, në të njëjtën kohë bënte gjëra bamirësie në Shkup. Nënë Tereza nuk mund dhe nuk është një rastësi, por duhet kohë, përkushtim dhe unë vetëm kam gërryer sipërfaqen që mund të bëjmë jo vetëm me Nënë Terezën, por edhe me personalitete të tjera, jo për t’u mburrur, por për të treguar se këto njerëz janë sinteza e vetive të një kombi të lashtë si kombi ynë.

Zëri i Amerikës: Nëse flasim për veti kombëtare që u reflektuan në punën e Nënë Terezës, si shpjegohet realiteti që vërehet në trojet shqiptare, ku eziston një polarizim ekonomik që po thellohet dita-ditës. Pas tërmetit në Shqipëri, ka njerëz që vazhdojnë të jetojnë në tenda, ka të tjerë që jetojnë në luks. Përse nuk shihen të reflektuara në shoqëri këto virtyte që mishëroi Nënë Tereza të ndihmës për nevojtarin, për humanizmin. Çfarë do të thoshte Nënë Tereza për këtë realitet?

Dr. Gëzim Alpion: Është gjë tjetër të flasim për tranzicionin e amullisë së 30 viteve të fundit, kur çdo shqiptar pati shpresë që ne do të ndahemi nga diktatura komuniste për të filluar me të vërtetë një proces demokratik. Duhet të ndajmë, si të thuash, kleptokracinë që ka 30 vjet që po zvetnon përkushtimin e shqiptarëve ndaj vendit të tyre, me njeriun e thjeshtë shqiptar, me shqiptarin e thjeshtë, i cili, pavarësisht gjithë këtyre peripecive është kaq atdhetar. Kur shikon ka varfëri dhe shteti në Shqipëri dhe Kosovë kanë lënë në baltë popullin shqiptar, por njeriu i thjeshtë, shqiptari, pavarësisht nga besimet fetare, ka ngelur në atë dinjitet njerëzor, i cili në këto 30 vitet e fundit, sidomos në Shqipëri, është sfiduar brenda çdo lloj norme humane. Këtij njeriu të thjeshtë, për të cilin Nënë Tereza gjithmonë pati shpresë, tek ky njeri unë shikoj vazhdimësinë e virtyteve të kombit shqiptar. Megjithëse kam qenë kritik për klasën politike, unë gjithmonë besoj tek dialogu dhe Nënë Tereza gjithmonë pati atë aftësinë për të argumentuar që gjithmonë njerëzit duhet të bisedojnë. Është për të ardhur keq që kemi një polarizim kaq të madh, por problemi është çfarë duhet të bëjmë dhe Nënë Tereza, për mendimin tim, do t’u thonte politikanëve në Shqipëri dhe Kosovë t’i thërrasin mendjes dhe të dialogojnë sepse ajo që nuk duam janë më shumë trazira dhe revolucione. Nënë Tereza ishte revolucionare, por asnjëherë nuk ishte revolucionare për shkatërrim dhe gjithë politikanët shqiptarë, të cilët e kanë kontaktuar Nënë Terezën, nuk kanë mësuar gjënë më esenciale nga kjo Nënë e Madhe, që ajo kurrë nuk u tundua nga pasuritë e kësaj bote, pasi e shikonte si gjënë më të shtrenjtë dinjitetin njerëzor dhe ne shqiptarët duhet të mësojmë të duam më shumë njëri-tjetrin dhe kjo duhet të fillojë nga istancat shtetërore sepse ka një hendek të madh ndërmjet shtetit, klasës politike dhe njeriut të thjeshtë tek i cili unë gjithmonë kam pasur dhe do të kem besim.

13 komente në ““Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj””

  1. O.Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles jane birazeret tane turq'' says:

    cfare kakaris mor [email protected] me syze!!?? nene Tereza nuk fliste per Krishtin!
    Shen Tereza [Gonxhe Bojaxhi] ishte ortho/xe dhe gjithe jeten nuk e hoqi kryqin nga trupi,duke besuar e ndjekur rrugen e Krishtit.
    ik o beqir turk shkruaj ndonje defter per ndonje mufti aty do te gjesh vetveten……………..

    1. ben says:

      O pamuk, koqe gomari-nene Tereza ishte katolike dhe shqiptare dhe jo ortodokse sic thua ti, prandaj mbylle halene se nuk ke tru qe te flasesh per figuren e saj.

    2. Andi says:

      Kombi i saj ishte perandoria osmane. Ajo lindi osmane dhe vdiq me nenshtetesi indiane.

  2. Mola e dijes says:

    Këto përralla tregonte Nënë Tereza? Këto dokrra të shtimit të botës me perversitete inçestesh?
    Kështu quhesh i shenjtë? Sa më të mëdha të jenë gënjeshtrat që thua, aq më i shenjtë je? Si nuk ju vjen rëndë që keni mijëra vite me mashtrimin fetar dhe vazhdoni akoma pa pikë turpi? Edhe flisni nëpër media pastaj për reforma në drejtësi!! A pika që nuk ju bie! Mashtrimin e keni hapur fare sheshit dhe heshtni. Pyetja është pse? Nga frika apo fshihni diçka te ADN?

    Bibla, Zanafilla, kapitulli1
    26 Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”. 27 Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. 28 Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë”.
    Kapitulli 3,
    19 do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh”. 20 Dhe burri i vuri gruas së tij emrin Evë, sepse ajo qe nëna e tërë të gjallëve.
    22 Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë”.

    Konkulzione: Te kapitulli 1 thuhet se Zoti krijoi të ngjashmit e vet, pra Adamin dhe Evën. Te kapitulli 3 thuhet që pasi hëngri millën, njeriu është njësoj si Zoti, sepse njeh të mirën dge të keqen. Pra te kapitulli1 thuhet një gënjeshtër, sepse njeriu nuk ishte i ngjashëm me Zotin. E kështu njeriu s’ka pse të hajë më nga pema e jetës, pra s’duhet të jetë i përjetshëm. Pse kështu? Tani që njeriu është i ngjashëm me Zotin s’duhet të jetë jetë gjatë si ai?!! Pra, Zoti nuk do që njeriu të jetë i ngjashëm me të. E gjithë historia e krijimit është një farsë. Pra njerëzit duhet të ishin ose budallenj të përjetshëm, ose të zgjuar (që dinin diferencën midis të mirës dhe së keqes) dhe të vdekshëm. Atëherë për çfarë i duheshin Zotit dy budallenj të përjetshëm si Adami dhe Eva? Gjithë ai krijim për dy gomerë? Te kapitulli1 thuhet gjithashtu se Zoti donte njerëzit të ishin të frutshëm dhe të shumoheshin. Si? Si mund të lindte gjithë dynjaja nga Adami dhe Eva? Te zanafilla kapitulli5 jepen emrat e pasardhësvf të Adamit dhe Evës. Nga dolën këta? Fëmijët e kujt ishin? Me kë u martuan fëmijët e Adamit që bënë fëmijë? Si mund të shtohet gjithë dynjaja vetëm nga 2 njerëz. Me inçeste? Si? Me dokrra dhe mashtrime?

    1. Gjergji Simaku says:

      Jo i ngjashem por sipas shembelltyres se Tij o koqe.

  3. Genti says:

    Këto përralla tregonte Nënë Tereza? Këto dokrra të shtimit të botës me perversitete inçestesh?
    Kështu quhesh i shenjtë? Sa më të mëdha të jenë gënjeshtrat që thua, aq më i shenjtë je? Si nuk ju vjen rëndë që keni mijëra vite me mashtrimin fetar dhe vazhdoni akoma pa pikë turpi? Edhe flisni nëpër media pastaj për reforma në drejtësi!! A pika që nuk ju bie! Mashtrimin e keni hapur fare sheshit dhe heshtni. Pyetja është pse? Nga frika apo fshihni diçka te ADN?

    Bibla, Zanafilla, kapitulli1
    26 Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”. 27 Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. 28 Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë”.
    Kapitulli 3,
    19 do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh”. 20 Dhe burri i vuri gruas së tij emrin Evë, sepse ajo qe nëna e tërë të gjallëve.
    22 Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë”.

    Konkulzione: Te kapitulli 1 thuhet se Zoti krijoi të ngjashmit e vet, pra Adamin dhe Evën. Te kapitulli 3 thuhet që pasi hëngri mollën, njeriu është njësoj si Zoti, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Pra te kapitulli1 thuhet një gënjeshtër, sepse njeriu nuk ishte i ngjashëm me Zotin. E kështu njeriu s’ka pse të hajë më nga pema e jetës, pra s’duhet të jetë i përjetshëm. Pse kështu? Tani që njeriu është i ngjashëm me Zotin s’duhet të jetë jetë gjatë si ai?!! Pra, Zoti nuk do që njeriu të jetë i ngjashëm me të. E gjithë historia e krijimit është një farsë. Pra njerëzit duhet të ishin ose budallenj të përjetshëm, ose të zgjuar (që dinin diferencën midis të mirës dhe së keqes) dhe të vdekshëm. Atëherë për çfarë i duheshin Zotit dy budallenj të përjetshëm si Adami dhe Eva? Gjithë ai krijim për dy gomerë? Te kapitulli1 thuhet gjithashtu se Zoti donte njerëzit të ishin të frutshëm dhe të shumoheshin. Si? Si mund të lindte gjithë dynjaja nga Adami dhe Eva? Te zanafilla kapitulli5 jepen emrat e pasardhësve të Adamit dhe Evës. Nga dolën këta? Fëmijët e kujt ishin? Me kë u martuan fëmijët e Adamit që bënë fëmijë? Si mund të shtohet gjithë dynjaja vetëm nga 2 njerëz. Me inçeste? Si? Me dokrra dhe mashtrime?

  4. Genti says:

    Këto përralla tregonte Nënë Tereza? Këto dokrra të shtimit të botës me perversitete inçestesh?
    Kështu quhesh i shenjtë? Sa më të mëdha të jenë gënjeshtrat që thua, aq më i shenjtë je? Si nuk ju vjen rëndë që keni mijëra vite me mashtrimin fetar dhe vazhdoni akoma pa pikë turpi? Edhe flisni nëpër media pastaj për reforma në drejtësi!! A pika që nuk ju bie! Mashtrimin e keni hapur fare sheshit dhe heshtni. Pyetja është pse? Nga frika apo fshihni diçka te ADN?

    Bibla, Zanafilla, kapitulli1
    26 Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”. 27 Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. 28 Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë”.
    Kapitulli 3,
    19 do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh”. 20 Dhe burri i vuri gruas së tij emrin Evë, sepse ajo qe nëna e tërë të gjallëve.
    22 Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë”.

    Konkulzione: Te kapitulli 1 thuhet se Zoti krijoi të ngjashmit e vet, pra Adamin dhe Evën. Te kapitulli 3 thuhet që pasi hëngri mollën, njeriu është njësoj si Zoti, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Pra te kapitulli1 thuhet një gënjeshtër, sepse njeriu nuk ishte i ngjashëm me Zotin. E kështu njeriu s’ka pse të hajë më nga pema e jetës, pra s’duhet të jetë i përjetshëm. Pse kështu? Tani që njeriu është i ngjashëm me Zotin s’duhet të jetë jetë gjatë si ai?!! Pra, Zoti nuk do që njeriu të jetë i ngjashëm me të. E gjithë historia e krijimit është një farsë. Pra njerëzit duhet të ishin ose budallenj të përjetshëm, ose të zgjuar (që dinin diferencën midis të mirës dhe së keqes) dhe të vdekshëm. Atëherë për çfarë i duheshin Zotit dy budallenj të përjetshëm si Adami dhe Eva? Gjithë ai krijim për dy gomerë? Te kapitulli1 thuhet gjithashtu se Zoti donte njerëzit të ishin të frutshëm dhe të shumoheshin. Si? Si mund të lindte gjithë dynjaja nga Adami dhe Eva? Te zanafilla kapitulli5 jepen emrat e pasardhësve të Adamit dhe Evës. Nga dolën këta? Fëmijët e kujt ishin? Me kë u martuan fëmijët e Adamit që bënë fëmijë? Si mund të shtohet gjithë dynjaja vetëm nga 2 njerëz. Me inçeste? Si? Me dokrra dhe mashtrime? Zoti thuhet se është një dhe vetëm një se e vërteta është një. Nëse e vërteta është vetëm një, atëherë çfarë janë njerëzit? Gënjeshtra? Njerëzit nuk ngjajnë me Zotin sepse janë të vdekshëm, kanë nevoja (5 nivelet e nevojave që thotë Maslow), kurse Zoti nuk ka nevoja, nuk fle, nuk ha, nuk pi etj. Për çfarë i duheshin Zotit qënie të tilla tokësore të vdekshme? Për të parë një teatër tragjik-komik, një teatër absurdi? Duke u nisur nga parimi se e vërteta është vetëm një, atëherë formula e krijimit është 0^0=1. Pra, kur del e vërteta gënjeshtrat nuk ekzistojnë. Zeron ngrije në çfarëdo fuqie prapë zero jep. Vetëm 0^0=jep1. Pra nëse Zoti ekziston, nui mknd të ketë qënie të tjera si ai dhe në formën e tij. Atëherë, e gjithë zanafilla e krijimit është një farsë, dge arsyeja pse nuk hapet e vërteta e madhe është nga frika se mos kur del e vërteta gënjeshtrat nuk ekzistojnë më. Pra, nëse më thoni se ka Zot, pranoni se jeni gënjeshtra, e si rrjedhim del edhe arsyeja pse kryqëzuan Jezusin atëherë. Sepse gënjeshtrat nuk e duan të vërtetën. Por e vërteta është një dhe vetëm një. Si mund të jetë edhe Zoti dhe Jezusi? Pra kemi të bëjmë me një farsë të madhe dhe Zoti nuk ekziston. Po ju pse vazhdoni me gënjeshtra? Kjo është pyetja!

  5. Genti says:

    Këto përralla tregonte Nënë Tereza? Këto dokrra të shtimit të botës me perversitete inçestesh?
    Kështu quhesh i shenjtë? Sa më të mëdha të jenë gënjeshtrat që thua, aq më i shenjtë je? Si nuk ju vjen rëndë që keni mijëra vite me mashtrimin fetar dhe vazhdoni akoma pa pikë turpi? Edhe flisni nëpër media pastaj për reforma në drejtësi!! A pika që nuk ju bie! Mashtrimin e keni hapur fare sheshit dhe heshtni. Pyetja është pse? Nga frika apo fshihni diçka te ADN?

    Bibla, Zanafilla, kapitulli1
    26 Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”. 27 Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. 28 Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë”.
    Kapitulli 3,
    19 do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh”. 20 Dhe burri i vuri gruas së tij emrin Evë, sepse ajo qe nëna e tërë të gjallëve.
    22 Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë për gjithnjë”.

    Konkulzione: Te kapitulli 1 thuhet se Zoti krijoi të ngjashmit e vet, pra Adamin dhe Evën. Te kapitulli 3 thuhet që pasi hëngri mollën, njeriu është njësoj si Zoti, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Pra te kapitulli1 thuhet një gënjeshtër, sepse njeriu nuk ishte i ngjashëm me Zotin. E kështu njeriu s’ka pse të hajë më nga pema e jetës, pra s’duhet të jetë i përjetshëm. Pse kështu? Tani që njeriu është i ngjashëm me Zotin s’duhet të jetë jetë gjatë si ai?!! Pra, Zoti nuk do që njeriu të jetë i ngjashëm me të. E gjithë historia e krijimit është një farsë. Pra njerëzit duhet të ishin ose budallenj të përjetshëm, ose të zgjuar (që dinin diferencën midis të mirës dhe së keqes) dhe të vdekshëm. Atëherë për çfarë i duheshin Zotit dy budallenj të përjetshëm si Adami dhe Eva? Gjithë ai krijim për dy gomerë? Te kapitulli1 thuhet gjithashtu se Zoti donte njerëzit të ishin të frutshëm dhe të shumoheshin. Si? Si mund të lindte gjithë dynjaja nga Adami dhe Eva? Te zanafilla kapitulli5 jepen emrat e pasardhësve të Adamit dhe Evës. Nga dolën këta? Fëmijët e kujt ishin? Me kë u martuan fëmijët e Adamit që bënë fëmijë? Si mund të shtohet gjithë dynjaja vetëm nga 2 njerëz. Me inçeste? Si? Me dokrra dhe mashtrime? Zoti thuhet se është një dhe vetëm një se e vërteta është një. Nëse e vërteta është vetëm një, atëherë çfarë janë njerëzit? Gënjeshtra? Njerëzit nuk ngjajnë me Zotin sepse janë të vdekshëm, kanë nevoja (5 nivelet e nevojave që thotë Maslow), kurse Zoti nuk ka nevoja, nuk fle, nuk ha, nuk pi etj. Për çfarë i duheshin Zotit qënie të tilla tokësore të vdekshme? Për të parë një teatër tragjik-komik, një teatër absurdi? Duke u nisur nga parimi se e vërteta është vetëm një, atëherë formula e krijimit është 0^0=1. Pra, kur del e vërteta gënjeshtrat nuk ekzistojnë. Zeron ngrije në çfarëdo fuqie prapë zero jep. Vetëm 0^0=jep1. Pra nëse Zoti ekziston, nuk mund të ketë qënie të tjera si ai dhe në formën e tij. Atëherë, e gjithë zanafilla e krijimit është një farsë, dhe arsyeja pse nuk hapet e vërteta e madhe është nga frika se mos kur del e vërteta gënjeshtrat nuk ekzistojnë më. Pra, nëse më thoni se ka Zot, pranoni se jeni gënjeshtra, e si rrjedhim del edhe arsyeja pse kryqëzuan Jezusin atëherë. Sepse gënjeshtrat nuk e duan të vërtetën. Por e vërteta është një dhe vetëm një. Si mund të jetë edhe Zoti dhe Jezusi? Pra kemi të bëjmë me një farsë të madhe dhe Zoti nuk ekziston. Po ju pse vazhdoni me gënjeshtra? Kjo është pyetja! Duke qënë se mbroni mashtrimin e madh fetar, nui jeni të besueshëm kur flisni për drejtësi, kur mbroni paudhësitë e Ramës apo opozitës, sepse ju thjesht shikoni interesat dhe xhepat tuaj dhe heshtni për të vërtetën. Farsl të mbarë! Ju lumtë kur vazhdoni gjeni akoma budallenj në botë të cilët i gënjeni.

  6. Vari Janullen! says:

    Ndiej neveri!
    Lluce shenjtoresh dhe profetesh e nakatosur me kulturen tone tribale. Ne pamundesi te evolojme ne mentalitet dhe ndergjegje si komb i qytetruar, drogojme veten me injorance…

  7. Agim Spahiu says:

    Rrënja e Nënës që e lindi Nënë Terezën-Gonxhe Bojaxhiun,është nga Fshati i Ri(Novoselë)Gjakovë,
    mbase autori Gëzim Alpioni këtë të dhënë e ka ngatërruar nga burimet e ndryshme.

  8. Vari Muhametin says:

    .
    ..dhe pranohet deridiku por ulurimat e altoparlenteve kafsheror janegjeja me e peshtire qe degjoj.

  9. kot se koti says:

    Thelbi qe autori parashtron per Nen Terezen eshte gabim. Nuk mund te flitet per ndikimin e gjakut shqiptar, apo besimin orgjinal shqiptar tek zoti tek Nene Treza. Nen Treza eshte pergjithesim i humanizmit fetar ku meriten e formimit te saj e ka doktrina kristjane. Eshte koplet gabim te thuhet qe gjaku i saj ndikoi ne besimin e saj. Ketu idjotesira na bejne qesharak ne sy te botes. Prandaj edhe “Zeri i Amerikes” e ka “pjekut te gjalle” autorin me pyetje qe indireki i thone atij se ai eshte nje idjot i lindur.
    Do ishte shume me me vend qe autori te perpiqej qe ne shpirtin “pa fund” te Nene Terezes te integronte edhe origjinen e saj. Te thuash qe gjaku i saj shqiptar dhe traditat fetare shqiptare determinuan shenjterine e Nene Terezes nuk i ngrene vlerat Nene Trezes dhe ne shqipatreve na bejne idjote te lindur ne boten moderne.
    Ne morine e librave te shkruar per Nen Terezen, ky liber eshte nje shprehje primitive e races mbi fene….

  10. Mandravellua says:

    Gezim vllai, …merre me leng se mishi mbaroi.
    I pame shqiptaret bamires dhe dashamires kur ra shteti ne 97′ . Vrisnim njeri tjetrin… “per qejf”
    I pame shqiptaret pas LII Boterore, ne kohen e komunizmit. Spiunonte baba djalin dhe anasjelltas…”per qejf”
    Asbjehere nuk kemi dashur njeri tjetrin…Me shume i kemi puthur doren pushtuesve dhe jemi bere vegel e tyre per te vrare njeri-tjetrin.
    Nuk ishte kjo Nene Tereza… Ishte dicka tjeter….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje