Historia magjepsëse e këngës së shekullit “Lule bore”, si lindi dhe u krijua nga kompozitori shkodran

21 Korrik 2020, 09:28Kulturë TEMA

Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve të çlirimit, jepte mësim në shkollën e mesme të qytetit. Plot të rinj e të reja i dëgjonin me vëmendje ligjëratat e tij për krijuest e mëdhenj të muzikës botërore.

Ne kishim pak vepra të muzikës së kultivuar, edhe ato pak të njohura. Por kishim një pasuri të madhe të krijimtarisë popullore dhe Simoni fliste shpesh për këto vlera të çmuara…

Një ditë dimri. Dëbora e bardhë kishte mbuluar të gjithë qytetin dhe malet përreth. Ai po rrinte në sallën e mësuesve, sepse atë orë nuk kishte mësim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistët që po luanin me topa bore. Në mes tyre edhe “ajo”, lulja e bukur.

I lindi aty për aty mendimi dhe dëshira që të shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mësuesi i tyre. Sytë i mbante gjithnjë tek njëra, tek vajza e gjallë, e shkathët, me sytë e kaltër si deti i thellë, me ato flokët e gjata e të mbledhura në një gershet të trashë, me ato pantallonat, që e para ndër shoqet i kishte veshur e që ia shtonin hijeshinë e trupit, veçanërisht kur lidhte atë shallin e bukur mbi kokë. Ishte me të vërtetë një lule e këndshme në mes lulesh tjera…

Gjithë qënia e saj i’u shndërrua në formën e një “lulebore”, bile edhe topat e dëbores që ajo i’a drejtonte shokëve e shoqeve, i dukeshin si lulebore… Dhe u detyrua të priste jo vetëm shkrirjen e dëbores e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkollës e marrjen e maturës. Por gjithë asaj kohe, mendjen e kishte vetëm tek ajo, tek “Lulebora”.

– Zef, ti e di, unë dua një vajzë, – i tha një ditë Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mirë dhe ia dinte ndjenjat e dashurisë për maturanten e gjimnazit. Atë ditë ndenjën shumë kohë bashkë. Biseduan gjërë e gjatë. Mbas disa ditësh, Zefi i dha nje tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur në duart që i dridheshin, plot emocion i tha:

– Bukur, shumë bukur, ashtu siç kam dashur vetë…

Shkoi menjëherë në shtëpi, nuk ishte i qetë. Sillej nëpër dhomë e nuk dinte ç’të bënte. Në kokë i vlonin motive të ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa herë, deri sa e mesoi përmendsh. E pastaj:

“Tuj kërkue n`ar e n`kodër

Tuj prek lulet t`gjith me dor`

Veç n`nji kopsht të vogël n`Shkodër

Ty të gjeta lulebore….”

Shumë entuziast, vazhdoi:

Je e vogël, por je e plotë

Ty t`kërkoj unë tash sa mot

Tash sa mot un`ty t`kërkoj

N`gëzim me ty jetën ta shkoj.

Eja, eja lulebor`

Unë me ty do thur kunor`…”

Dhe kënga “Lule bore” mori dhenë. Ajo u bë si të thuash simbol i një drejtimi të ri, me bashkëkohor, që mori kënga jonë për vite të tëra. U përhap në të gjithe vendin. Studentët tanë që studionin jashtë shtetit e morën me vete. Dhe nuk lanë rast pa e kënduar. Në mbrëmjet e vallëzimit, në darka e në gosti. Kudo. Edhe në koncerte të ndryshme…

Një student shqiptar që mësonte në Moskë në fundin e viteve ’50-të, kujton:

“Isha ulur në stolin e lulishtes, në një nga parqet më të bukura të Moskës. Kishim humbur në ekstazë dhe na dukej se asgjë tjetër nuk ekzistonte përveç ne të dyve. Nata ishte e qetë dhe plot yje. Ishte tamam ashtu siç përshkruhet nata në këngen e bukur ruse “Pod moskovnie vjecera”.

Larg, shumë larg, dukej se dëgjohej një melodi e cila sa vinte e bëhej më e njohur. Ngrita kokën, sepse m´u duk e afërt ajo melodi ende e papërcaktuar, të cilën largësia e sillte disi të paqartë. Por nuk kaluan as pesë sekonda dhe e kuptova menjëherë. M´u rrengjeth krejt trupi. Zerat melodiozë sa vinin e bëheshin më të degjueshëm e më të ngrohtë njëkohësisht për veshin e zemren time tepër të ndjeshme në ato çaste përhumbjeje. Ishte kënga “Lule bore” që po këndohej në shqip.

U ngrita për të pasur më pranë atë grup që po e këndonte. Ato po afroheshin drejt nesh, ashtu, në menyre të pavetëdijshme. Edhe unë eca drejt tyre, pa i thënë asnjë fjalë Ljubes që kisha pranë. Eca drejt tyre dhe vura re se një grup studentësh nga vende të ndryshme të botës, po e këndonin në gjuhën time. E ndjeva veten krenar si asnjëherë në jetën time dhe u bashkova me to, duke kënduar ‘Eja, eja, lule bore, se me ty do t´thur kunor…’ “

Kjo ishte historia e njërës prej këngëve që ka vendosur autori në libër, e asaj që quhet himni i Shkodrës, “LULEBORËS”. /Marrë nga libri “Në Shkodër të gjithë këndojnë”, me autor Isa Alibalin

11 komente në “Historia magjepsëse e këngës së shekullit “Lule bore”, si lindi dhe u krijua nga kompozitori shkodran”

  1. Baliu says:

    Mund te thuhet lirisht se edhe ne shekullin XXI eshte nder kenget me te mira. Poashtu mund te thuhet se edhe ne i kemi pasur Morriconet dhe Pavarotet tane.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Me ne fund e bere nje koment te mire.

      1. Baliu says:

        Une te kam thene se me formimin e qeverise Shpresa & Besa kam menduar se nuk do te kem nevoje te shkruaj me tej komente per politike, por derisa te formohet serish, me duhet ta kryej obligimin tim qytetar.

        1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

          Obligimin qytetar kryeje, por jo duke i thene te keqes “mashallah”.

          1. Shume kenge e bukur , jo si ato te OSMAN MULES NJE PORDHAC OTOMAN MBETUR NE SHQIPERI says:

            Osman mula turpi i tvsh

  2. fredi says:

    Histori origjinale e mrekullushme , ndjenjat e dashuris ne at koh ishin te pa imagjinushme , se djemt e vajzat nuk e kerkonin dashurin tek xhepat e njeti tjetrit si sot , por tek paraqitja jashme , tek bukuria e hijeshia çiltersia dhe mirsia shpirtit , ajo ishte dashuria vertet qe te jepte emocion te pa fund.

  3. Intelektuali tironas says:

    Eshte Kryevepra e muzikes Shkodrane apo mbare Shqiptare.
    Nuk besoj se ne kete shekull mund te dale ndonje tjeter qe te krahasohet me te.

  4. DURIET says:

    Koha nuk perseritet,sot nuk ka dashuri, sot ka vetem interes dhe aventure. Rinia e sotme nuk ka asnje ide te dashuris se prinderve te tyre. Sot ka vetem interes, aventure qe shpesh po perkthehen ne KRIM.

  5. Qinan Kuksi says:

    N Shkoder osht pallu pajdhi edhe n koh t diktaturs,siç pallohet sot n Los Anxheles..
    Se Shkodra osht lokomotiv e botes.
    Dhe pajdhi shkodraneshes e tërhek hajdarin si magneti gozhden.

  6. Arian says:

    Le ta shohim me “syrin” aktual.
    Nëse ” lule bora ” përfaqëson një vajzë të bukur (mbase minorene), mësuesi ka shëtitur n’ar e n’kodër duke prekur me dorë gjithë “lulet” pra ç’vajza i dilnin përpara…
    Ky është një perversitet total dhe do vijë një ditë që nuk do ta shikoni më si “perlë” por si abuzim me detyrën.

  7. Alban Dega says:

    DASHURIA JETON SA TE JETOJE
    NJEREZIMI

    – Ajo eshte lulja e jetes

    Ashtu si cdo stine ka rrobat e veta, ashtu si cdo vit ka stinet e veta, ashtu si cdo shtet kalon ulje ngritjet e veta, ashtu si mbare Bota e vete hapesira pa fund e pa ane ndryshon cdo te milionten e sekondes ashtu edhe njeriu kalon ndryshimet e veta duke iu pershtatur kohes, mjedisit, rrethanave ku e perplas jeta dhe vetvetja.
    Ajo qe nuk ndryshon ne thelbin e vet eshte njerezilleku, humanizmi, per ata qe dine me mire gjuhet e huaja se gjuhen tone te embel si mjalta, ndjenjat njerezore qe bashke me njeriun u pershtaten rrethanave.
    E tille eshte edhe kryendjenja e te gjithave dashuria per njerezit e familjes, per shokun, per mikun, per shokun ose shoqen e jetes mbi te gjitha per lulen e jetes e dashurise- femijet.
    Asnjehere nuk ka qene e e aq me pak e bere qe dashuria e pare te perfundoje sipas ndjenjave te njerit apo tjetrit…
    Jane nje pafundesi faktoresh e aresyesh qe e bejne te pamundur nje gje te tille.
    Ajo qe eshte absolute eshte percaktimi gjenial i sociologut dhe filozofit gjerman Frederick Engels qe marredheniet midis njerezve ne fund te fundit jane marredhenie interesi te ndersjelle… Edhe nena qe eshte nene do me shume femijen qe sillet ne mire, qe eshte me i suksesshem ne shkolle, ne pune, ne jete, qe kujdeset me shume per prinderit, vellezerit, motrat, shoket …
    Por sidoqofte dashuria nuk vdes kurre derisa te jetoje njerezimi.
    Dashuria eshte si nje semundje ngjitese.
    Sa me shume e ke aq me shume punon e lufton per te. Aq me shume perhapet kudo e kurdo midis jo vetem njerezve por edhe gjallesave te tjera duke filluar nga ato me primitivet e deri tek me i perparuari, qe eshte njeriu.
    Perjashtime ka pasur, ka edhe do te kete, sic ka edhe per cdo ligj te natyres dhe vete njerezimit !
    E pergjitshmja eshte e do te mbetet fakti qe dashuria do te jetoje sa te jetoje njerezimi.
    Vete rasti konkret i Simon Rrotes eshte nje deshmi e qarte e ketij fakti.
    Sa kenge, sa kompozime te tjera ka bere ai. Me qindra e ndofta me shume por asnje prej tyre nuk I ka dhene pavdekesine si Lule Bore.
    Sepse me shume se gjithe te tjerat ka prekur e hedhur rrenje ne shpirtin e popullit e popujve pikerisht Lule Bora.
    Sa kokrra molle, dardhe, ftoi, arre, geshtenje, bresheri, shiu… ka rene mbi kokat e parardhesve tane kudo ne Bote….
    Mjaftoi qe te binte nje kokerr molle mbi koken e mencur te Isak Njutonit qe te zbulonte Ligjin e Rendeses- Gravitetit qe pikerisht atij i dha pavdekesine….
    E shembuj te tille ka plot ne cdo lemi te jetes…
    Dashuria nuk perben perjashtim, por eshte me e bukura e me fisnikja e te gjitha ndjenjave njerezore !
    Dashuria eshte lulja e jetes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje