Hapja e dosjeve të shkrimtarëve dhe 10 kontradikta për “poliagjentët” Camaj e Koliqi

13 Korrik 2020, 17:16Kulturë TEMA

Nga Roland Qafoku

Në zhegun e verës, hapja e dosjes për Martin Camajn dhe Ernest Koliqin ishte për Shqipërinë një virus i dytë pas të tmerrshmit COVID-19. Auron Tare publikoi një studim të shoqëruar me prova shkresore, sipas të cilit, dy korifenjtë e letrave shqipe kanë qenë agjentë të disafishtë të shërbimeve sekrete shqiptare, jugosllave, italiane, amerikane, gjermane etj.

Kaq mjaftoi që reaksioni kimik të ishte në kulmin e tij.Vlera e këtyre dy figurave ra ndjeshëm për ata që i adhuronin dhe i vlerësonin për letërsinë e tyre. Por aq e pështirë u bë për disa të tjerë, për të cilët u duk sikur fërkuan barkun që armiqtë dhe disidentët e periudhës së komunizmit rezultuan poliagjentë.

ja e vetme për të qartësuar se çfarë ka ndodhur me letërsinë dhe artin gjatë komunizmit mbetet hapja e dosjeve, e cila nuk duhet parë si një gjëmë, por si një transparencë. Kjo situatë i jep të drejtë edhe një herë shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cili, në një intervistë që i mora para dy viteve, tha se nuk është tragjedi kombëtare hapja e dosjeve.

Sipas tij, tragjedi kombëtare është moshapja e dosjeve. Fakti që për dosjen Camaj dhe Koliqi debati merr rrjedha nga më të çuditshmet, më irrealet dhe më absurdet, të shtyn të mendosh se hapja dhe jo moshapja e dosjeve i shërben letërsisë, artit dhe gjithë shoqërisë shqiptare.

Sigurisht, që kjo hapje të bëhet mbi bazën e ligjit dhe rregullave, por që të jesh partizan i ndalimit të hapjes së dosjeve është pothuajse një krim i dytë. Dhe sikur ta dinte që një ditë do të vinte ky diskutim, vetë Camaj në poezinë “Zanat apo Orët” shkruante: Zanat apo Orët janë qensa pa kokë/ase gjarpij me gjuhë të helmueme/që jetojnë nji verë…Nga materialet, por edhe nga reagimet pas publikimit të studimit të Auron Tares dalin në dritë disa kontradikta që lidhen me aktivitetin e dy personazheve, por më shumë se me këto, lidhen me problemet që kemi ne si shoqëri. Ja cilat janë këto kontradikta.

1.POLIAGJENTËT E DOKUMENTUAR CAMAJ DHE KOLIQI

Diskutimi në këto 30 vjet nëse dikush ishte apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit është bërë zakonisht me fjalë në kafene. Përgojimi ka shkuar deri atje, sa nuk janë të pakta rastet kur përgojohej dikush se kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit kur, në fakt, Sigurimi e kishte survejuar atë. Në rastin e shkrimtarëve Marin Camaj dhe Ernest Koliqi ne jemi përballë fakteve në dosje.

Të paktën, sipas botimit të pjesës së Martin Camajt, rezulton se ai e ka firmosur me dorën e vet bashkëpunimin me Sigurimin dhe ka të dhëna se ka qenë në shërbim edhe të UDB-së, edhe të SIM-it, edhe të CIA-s, por edhe të shërbimit sekret gjerman. A është marrë kjo firmë nën presion apo nën ushtrimin e dhunës? Ne nuk e dimë këtë. Duhen fakte dhe prova të pakundërshtueshme që ta vërtetojnë këtë. Por ama ne kemi një firmë dhe një dosje që e implikon Camajn dhe të thuash që kjo nuk është e vërtetë, i bie që të mos jemi seriozë. Pyetja e rëndësishme në këtë situatë është: a solli pasoja bashkëpunimi i Camajt me Sigurimin e Shtetit? Pa dyshim që është një gjë shumë pozitive që Camaj “nuk ka marrë njeri në qafë” nëpërmjet Sigurimit.

Por angazhimi dhe bashkëpunimi i tij me Komitetin e Prizrenit, një shoqatë dhe komitet që investohej nga UDB-ja ta hedh poshtë të gjithë piëkvështrimin pozitiv që mund ta kesh si perceptim. Një studiues i njohur të cilin unë e vlerësoj, deklaron që mënyra poliagjente për një personazh si Camaj dhe Koliqi ishte normale. Madje, edhe ai mund të kishte bërë ashtu, nëse do të jetonte në kohën e tyre.

Me këtë sinqeritet që shpreh studiuesi, kjo edhe mund të ndodhte. Por ne nuk kemi asnjë deklaratë publike të Camajt dhe Koliqit që ata ta kenë pranuar në të gjallë që kanë bashkëpunuar me disa shërbime sekrete, përfshirë edhe Sigurimin dhe UDB-në. Nobelisti gjermanolindor, Gunter Grass, e pranoi me gojën e vet që kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret komunist. Sigurisht që la me gojë hapur një popull të tërë, por në një farë mënyre qetësoi shpirtin e vet, duke e thënë publikisht.

2.HIJA E SIGURIMIT TË SHTETIT

Nuk është hera e parë që hapen dosjet e shkrimtarëve që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe shkaktojnë debat publik. Unë që kam shkruar me dhjetëra në mos qindra artikuj për këtë temë, nuk e mendoja se në vitin e 30-të të rrëzimit të komunizmit kjo temë do të dilte sërish në sipërfaqe, por në formën që disa e quajnë të mbyllur dhe që, sipas tyre, kjo gjë nuk duhet bërë.

Jemi një shoqëri që ende nuk e kemi bërë pastrimin nga e kalura dhe turpi është se ende mes nesh, në politikë, në letërsi, art, kulturë dhe media bëjnë karrierë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Por ky rast duhet vlerësuar që ka vetëm një të mirë: pastrimin e ndërgjegjes së një shoqërie. Përsëri i referohemi nobelistit Gunter Grass që me pranimin publik shokoi, por ama edhe lehtësoi një shoqëri të tërë.

Në Shqipëri, i vetmi rast publik që një shkrimtar pranon një bashkëpunim, është ai i Fatos Kongolit, i cili ka pranuar që ka bërë deponim në gjykatë. Kongoli tha publikisht: Më falni, unë kam dëshmuar në gjykatë kundër një përkthyesi, i cili u dënua me burg. Pyetja është: Ku janë ata dhjetëra e qindra shkrimtarë, përkthyes, artistë, këngëtarë, kompozitorë etj. që rezultojnë se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe që nga aktiviteti i tyre janë dënuar sa e sa persona? Është më e rëndë që të vazhdojë të na ndjekë hija e Sigurimit se ta ndërpresim këtë hije duke i bërë publike dosjet.

3.SPIUNËT DHE KATOLIKËT

Ka një linjë debati këto ditë, sipas së cilës jo vetëm studiuesi AuronTare, por edhe të tjerë po sulmojnë Camajn dhe Koliqin, pikërisht për faktin se i përkasin besimit fetar katolik. Kjo integligjencë nuk i shkon për shtat statusit social dhe shkencor të atyre që e kanë thënë. Sigurisht që nuk ka asnjë synim fetar dalja dhe publimi i kësaj dosjeje.

Bërja e saj publike, saktësia dhe aktiviteti i tyre, është dhe vlen t’i diskutosh dhe debatosh, por që Auron Tare e ka bërë këtë për të denigruar katolikët, kjo është absurde. Kjo ngjan me atë që shkruan profesori italian Roberto Morozo Della Rocca në librin e tij “Kombësia dhe feja në Shqipëri”, sipas të cilit, një pjesë e shqiptarëve e përdorin fenë për t’u mbrojtur. Unë besoj që, nëse Camaj dhe Koliqi do të ishin myslimanë apo ortodoksë, nuk do të kishte fare ndryshim që në ide dhe në trajtimin e studimit. Ky nuk është një argument i forte, por një kontradiktë që i jep avantazh studiuesit.

4.OSE TË KËQINJ, OSE TË MIRË

Ndarja ose i mirë, ose i keq është sport dhe kulturë tipike e shoqërisë shqiptare. Deri në vitin 1990 Camaj dhe Koliqi jo vetëm ishin të ndaluar të lexoheshin, të botoheshin dhe të studioheshin, por ata cilësoheshin armiq. Si të këqinj të dy jetuan te ne për 50 vjet. Pas vitit 1990 jo vetëm iu hoq kjo damkë, por për 30 vjet ata u cilësuan si korifenj të letërsisë, talente të jashtëzakonshme etj. Tani që doli studimi i Auton Tares dhe dosja e bashëkpunimit, i kthyem sërish të këqinj.

Por të gjithë harrojmë se të dy, përveç talentit dhe krijimtarisë në letërsi ishin njerëz. Kishin aftësi, por edhe dobësi. Kishin mendime të larta, por kanë marrë edhe vendime të gabuara në jetë. Kurrë dhe askush nuk mund të cilësohet dhe vlerësohet dikush si i mirë për të gjitha. Gjeni për gjithçka dhe pozitiv në të gjitha aspektet.

E pra, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi ishin njerëz dhe si të tillë kishin aftësi, por edhe dobësi si ky i studimit tëAuron Tares. Po për nga vlera si shkrimtar, mjafton t’i referohemi vlerësimit të Ismail Kadaresë në parathënien e 10 veprave të Camajt, të cilin e vlerëson si shkrimtar të lartësive. Edhe vetë Koliqi, që ishte adhurues, por edhe mentor i Camajt, lartësitë e Bjeshkëve kishin gjetur më në fund mjetin e tyre shprehës. Më bukur nuk thuhet.

5.HESHTJA E SHKRIMTARËVE

Është bërë e zakonshme që për çdo debat publik analistët dhe gazetarët janë ata që japin mendimet e para. Ndoshta kjo është normale në një shoqëri demokratike. Por habia është se si për një studim të tillë, ku akuzohen dy shkrimtarë nga më të njohurit dhe nga më të talentuarit që kanë qenë agjentë të disafishtë shkrimtarë të rinj dhe të vjetër të fshihen dhe të mos flasin.

A kanë arsye të heshtin? Nuk e dime, por kur ata nuk flasin, sigurisht që do t’u lënë hapësirë inkompetentëve të japin mendimet e tyre. Për të mos folur për përrenjtë psikikë në rrjetet sociale, që rrjedhin jo vetëm atje ku ka rënë shi.

6.NDARJA E MEDIAS

E kuptoj shumë mirë ndarjen e medias në çështje politike në kësi rastesh. Të djathtët kanë versionin e tyre dhe të majtët versionin e tyre. Por që edhe media dhe gazetarët të ndahen siç ndahen për partitë për një çështje që nuk është fare politike, kjo është jo vetëm aprofesionale, por tregon se çfarë kulture kemi si shoqëri. Gati-gati kemi disa gazetarë që i quajnë Martin Camajn dhe Ernest Koliqin si të djathtë dhe kundërshtarët e tyre të majtë deri komunistë. Lëre pastaj Auron Taren. Tare mund të jetë i majtë.

Ai ka punuar në administratën e PS-së për jo pak kohë dhe kjo nuk është e fshehtë, por që të thuash që Tare është komunist, mua që e njoh që fëmijë, më vjen vetëm të qesh. Më vijnë në mendje çapkënllëqet e tij në shkollë, që dilte jo rrallë si rebel ndaj dogmave dhe rregullave që për atë kohë ishte si ta qëlloje regjimin me grusht në fytyrë. Kështu që ndarja e kësaj çështjeje në të djathtë dhe të majtë jo vetëm nuk vlen, por bëhet edhe më qesharake.

7.SHKRIMTARËT E BURGOSUR

Visar Zhiti ishte një nga shkrimtarët dhe poetët shqiptarë që u dënua me burg, për shkak të krijimeve të tij. Si ai ka jo pak. Por kush e spiunoi Zhitin? Kush e spiunoi Sherif Merdanin? Kush i spiunoi ata shkrimtarë dhe artistë që u ndaluan të krijojnë dhe botojnë e deri të burgosen?

Shkrimtarët e burgosur janë dëshmia e gjallë se në artin dhe letërsinë shqiptare kishte talente, por kishe edhe djaj të futur në shishen e Sigurimit të Shtetit. Atëherë ne nuk duhet që për shkak të talentit të dissave, të ndalojmë të thuhet pjesa e errët e tyre. Shkrimtarët e dënuar janë dhimbja e letërsisë dhe e artit shqiptar.

8.AKADEMIKËT DHE GJUHËTARËT

Për disa duket sikur u është prekur ai që është vlerësuar për të mos thënë idhulli i tyre. Nuk kanë qenë të paktë ata që kanë reaguar për këtë cenim. Të parët ishin Akademia e Shkencave që deklaroi se nuk vihej në diskutim vlera e Camajt dhe Koliqit si shkrimtarë. Por edhe studiues dhe profesorë të veçantë nuk kanë mbetur pas.

Një prej tyre është Ledi Shamku Shkreli e cila shkruan: “Mrekulloheni me Martinin poet, por do dashunoheshit me Camajn gjuhëtar, e ah sa shumë du un që t’ju zejë ky i bukur qymyr me të. Po ju shtij në ngasje me nji pohim të tij prej gjuhëtari, kur thotë se: “ngjarjet që i kanë ra për hise gjuhës time, qenë edhe shkaku ma i thellë qi më ka shtye me u marrë si shkencëtar mbi gjuhën”.

Kush don shqipen, nuk ka si s’e don Martinin e shqipes”. Por ama janë shumë e shumë të tjerë që “nuk janë përzier me këtë çështje” a thua se po flitet për një temë që nuk ka lidhje me ta. Po si mund të quheni profesorë, intelektualë e gjithëfarësoj titujsh akademikë dhe nuk jepni mendimin tuaj për këtë temë kaq sensitive? Profesorë, flini gjumë! Kjo nuk është puna juaj. Vazhdoni të jepni leksione shabllone, siç bëni prej dekadash. Camaj dhe Koliqi s’kanë lidhje me ju!

9.CENSURË PËR HAPJEN E DOSJEVE

Ka një presion jo të vogël ndaj Autoritetit për Informim të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit pas publikimit të studimit të Auron Tares. Madje, ka edhe akzua se ka abuzuar dhe i ka kaluar kompetencat. Unë mendoj se kjo nuk qëndron. Në këtë vend ka ndodhur dhe ndodh çudia. Kur nuk hapen dosjet, ulërihet përse nuk hapen. Kur happen, me të njëjtin ton ulërimash, shoqërohet shprehja pse hapen. Ky absurditet shkon deri atje, sa të akuzohen publikisht dhe me emra anëtarët e këtij instituconi.

Unë nuk marr përsipër të gjykoj punën e tyre, por realisht ndihem mirë që shteti shqiptar sot ka një institucion që funksionon dhe anëtarët e tij janë pjesë e këtij funksionimi. A ka problem? Pa diskutim, por nuk e besoj kurrë që anëtarët e tij të kenë abuzuar me detyrën dhe të kenë dhënë një dosje pa u mbështur në ligj. Kryetarja, Gentiana Sula, ndoshta edhe formalisht, por edhe për të qenë korrekte, ka firmosur një urdhër për hetim administrativ lidhur me këtë rast.

Por jam i bindur që në asnjë rast dikush aty, duke përfshirë edhe anëtarët e Autoritetit, të ketë tejkaluar kompetencat. Unë jam i prirur t’i kërkoj zonjës Sula që, siç u dha ky urdhër, në fund të  hetimeve të tij të bëjë publike edhe rezultatet dhe jo vetëm, por t’u kërkohet ndjesë të gjithë atyre ndaj të cilëve u hodh baltë, jo vetëm ndaj mënyrës së marrjes së kësaj dosjeje, por edhe anëtarëve të këtij Autoriteti.

10.DUHET TË HAPEN APO JO DOSJET E SHKRIMTARËVE

Ka një debat 30-vjeçar për hapjen ose jo të dosjeve të Sigurimit për shkrimtarët dhe artistët. Kjo ka qenë pothuajse në të njëjtën nivel sa edhe pushtetarëve dhe politikanëve. Aktualisht që ne kemi një Autoritet, ligji përgjithësisht është kufizuar ndaj pushtetarëve dhe politikanëve.

Por si mund të pastrohet një shoqëri, kur ata që e kanë propaganduar atë me vepra, letërsi, art e kulturë, mund të kenë qenë agjentë të Sigurimit? Sa e trishtueshme është historia e Dhora Lekës që, në një letër drejtuar Enver Hoxhës, i kërkonte t’i jepej edhe një herë mundësia për ta futur në kurth shkrimtarin Ismail Kadare, duke bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit.

Nëse gazetarja Admirina Peçi nuk do ta kishte zbulur atë letër, a do ta mësomin ne se kompozitorja dhe artisja e famshme kishte qenë bashkëpunëtore e Sigurimit dhe kishte synuar të shkatërronte një figurë si Ismail Kadareja? Dhe të mendosh që emrin e Dhora Lekës sot e mban një shkollë në Tiranë dhe për të ende thuren vlerësime në stilin komunist, siç ajo thurte këngë partizane me motive jugosllave.

Po sa e sa dokumente janë ende të hapaura në arkiva që tregojnë se shkrimtarë dhe artistë kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Moshapja e tyre është një turp për artin dhe kulturën shqiptare dhe, sigurisht për shoqërinë. Dosjet e shkrimtarëve dhe artistëve duhet të hapen, sepse vetëm kjo do t’i qetësojë shpirtrat e atyre që u përndoqën dhe u dënuan e që nuk jetojnë më.

18 komente në “Hapja e dosjeve të shkrimtarëve dhe 10 kontradikta për “poliagjentët” Camaj e Koliqi”

  1. Nik says:

    Z. Qafoku ju shkruani: “Vlerat e ketyre dy figurave ra ndjeshem per ata qe i adhuronin dhe i vleresonin per letersine e tyre”. Shume i çuditshem ky konstatim, nga e gjetet!? Ke bere ndonje anketim – studim per kete problem apo futja kot!? Mendoj se ka ndodhur e kunderta, per shkak te ligesise se Z. Tare, pa dashur dhe per fat te keq te te tij dhe shume te tjereve qe mendojne si ai, veprese se Koliqit dhe Camajt iu be nje reklame fantastike! Besoj se lexuesit e tyre jane shtuar. Z. Qafoku ka nje mundesi ta verifikoje kete ne se ka interes dhe eshte vertet i drejte.

    1. Ska says:

      Koliqi nuk besoj te kete qene spiun. Por ai gjithe jeten ka dashur nje Shqiperi te bashkuar me Italine.
      M.Camaj eshte treguar i qut. Pranoi te behemoth spiun ne vend qe te hante 20 vjet burg. Kush e di ndoshta dhe I Premtuan ta hedhin jashte shtetit, sic edhe ndodhi vertet. Nuk u be si Blloshmi qe sdesh te bashkepunonte dhe hengri plumbin. Kam degjuar qe dhe atij I premtuan ta nxirrnin jashte.

  2. ppa says:

    Nuk ka me qarte, rrjedhshem dhe sakte z. Qafoku!

    1. Ceni says:

      Duhej te flisje dhe ti Qafok. Po ja ke futur kot, doni materiale per TV. Si nuk bete nje emision per persekutoret, per sigurimin e shtetit. Nuk denoni ata qe perdornin dhunen dhe fuqine e shtetit kunder individit, per ta thyer ata. Jo. Njelloj si diktatura dhe veglat e saj sulmoni dhe anatemoni individin e pambrojtur. Sipas teje, na qenka fajtor nje djale 23 vjec i detyruar te hedhi firmen ne nje leter te parapregatitur. Kurse sigurimsat jo. Pty fare e keqe. Ju nuk i njihni akoma te drejtat elementare te njeriut.

  3. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Nje shkrim i ekuilibruar dhe korekt.
    Une pesonalisht pervec nje gabimi te vogel teknik dhe dy citime,per mendimin tim pa vend mendoj se ndikon ne menyre pozitive ne emancipimin e shoqerise dhe mendimit shqiptar.
    Ne si komb mendojme dhe shprehemi vetem,e theksoj vetem bardhe e zi.
    Ngjyra te tjera hapesira boshe ,ne nuk njohim.
    Ose hero ose tradhetar.
    O me ne ,o kunder nesh,rruge te meme s’ka.
    Te kthehemi ne teme,eshte fjala per Günter Grass,Nobelistin gjerman,te lindur ne Danzig(Poloni) 16.10 1927
    Thirrur nen arme (sherbimi i dtyrueshem ushtarak) ne 1944,ne divizionin SS te tankeve “Frundsberg)
    Mare nga Google,por nuk e ul vleren e shkrimit.
    Nuk do te ishte me mire te mos citoje Kadarene,por dike qe nuk ka kontribuar aq shume per te glorifikuar Enver Hoxhen,qe nuk ka qene
    Nenpresident Frontit Demokratik te Shqiperise,ka cilesuar mua personalisht dhe te gjithe ata qe u larguen ne 2 korrik 1990 si jashteqitje te kombit?
    Pra edhe nje Kadare ka dritehijet e tija,ndoshta e pare ne kete kontekst ke bere mire.
    Me shume pershtypje me ka bere zonja Shmaku,nuk e kam fjalen per citimin orgjinal te Camajt,por shkrimi i saj i plote jo ne gjuhen letrare,le per te deshiruar.
    Sepse ne vend ta shuaj i hedh benzine zjarrit.
    Ajo qe do te ishte me vend ,do te ishte pranimi i figurave historike me dritehijet e tyre dhe jo ndarja ne armiq dhe ne martire.
    Asnje nuk eshte 100% armik dhe asnje nuk eshte 100% martir.
    Si thote ajo fjala e urte?
    Te bjere shi ne aren time

  4. Shkodrani pa buke says:

    Ky NIK mendon se eshte ritur popullariteti i M.Camajt kur ka spiunuar mesuesit e tij prifterijte katolik te shkodres ,duhet te jesh pa logjike ta mendosh se ata jane ne vloerat me te larta te opinionit perkundrazi…

  5. fteri says:

    Qafoku flet drejt e saktë ,por ,nuk përmend sulmin që i jan bë Hroive e dëshmorve të atdheut nga banda e Sali Berishës dhe klasës re politike ,pas 90 tës,për shpërbërjen e shqiprisë.
    Analizë me fakte reale bënë profesor Xhelal Gjeçovit te g.dita ,pa nostalgji ,politike ,artistike e delitante e,
    F A L E N D E R O I .

    Jo si disa komentues tru shpërlarë ,fashistë ,nazistë ,banditë që sulmojnë me ashpërsi kundërshtarët ,vetëm u mungojnë thikat në gojë e bombat në dorë që të sulmojnë profesorin e klasit parë besnik e atdhetare Xhelal Xheçovin në rezidencën e banimit. Përse ; Vetëm e vetëm se thotë të vërtetën historike për tradhtinë e agjentit të rrezikshëm Ernest Koliçit dhe të nazi-fashistit ,spiunit Martin Camajt,njashtu si dikur banditët e komitetit maleve Gjon Marka Gjoni me Muharrem Bajrektarin dhe banditin fashist Halil Alia që vranë KOMISARIN E DRITËS -Bardhok Bibën dhe Ndrec Nudue Gjokën për arsye se hapën shkolla për popullin në Mirditë. Masakruan në terrin e natës si hijenat ,heroinat mirditore që dolën vullnetare për ndërtimin e hekurudhës,dhe ndërtimin e shqiprisë ,pas lufte. .

    Është çudi se këta bandit fashistë kërcënojnë sot pas 80 vjetësh ,apo çdo kundërshtar patëriot brenda vendit që mbron LANÇL më të madhen e më heroiken e më burrëroren në ballkan e botë në histori të luftrave që kan bë shqiptarët.

    Por mos të harrojmë dhe sot në këtë duel armiqësor kundër komunistve e kan të humbur që më 1944 ,do na rruajn bythën.si atëherë kur ikën si qen tradhëtar të rrahur që hanë dorën e të zotit jashtë atdheut ,bashkë me pushtuesit e huaj .

    ,Këta fashistë të sotëm mbrohen me shpinë në ujë ,kur mbrojnë tradhtinë e Koliçit dhe të Camajt kundër atdheut tyre ,kjo nuk ndodhë askund në botë .Të vihesh në shërbim të agjenturave huaja si bashkpuntor të zllëshëm fashist e nazist kundër UNÇL ,e të quhesh patëriot ,kjo është absurde ,dhe akoma më e turpëshme të fshehësh të kaluarën e zezë të bashkëpunimit me armikun pushtuas.
    Kaq e rëndë është mohimi i ndërtimit shqiprisë shtet modern nga Enver Hoxha,komandantit e burrë më i madhë i ndritur i kombit tonë në histori
    Ai dhe vetëm ai ,Enver Hoxha e ndërtoi shqipërinë si nuse në ballkan ,por sharlatanët që erdhën në fuqi pas 1990 e vodhën ,e vranë ,e plaçkitën më keq se pushtuesi huaj ,megjithmend ,paska qenë sperma e -nazi-fashizmit dhe koliboracianistve që ka lënë në shqipëri Hitleri dhe Duçja ,soi i këtyre sharlatanve që për 30 vjet shkatrruan shqiprinë ,vodhën pasurinë ,vranë njeriun e ndershëm,vunë pasuri për vete sa për 10 breza të mos punojnë pasardhësit e tyre,ak më zi se kjo ?????!!.

    Si mund të mbroshë bandat fashiste e naziste të Ernest Koliçit dhe të Martin Camajt që bridhnin italisë Francës ,Londrës dhe Germanisë ,Hoteleve e moteleve me paret e spiunëllëkut që merrnin si agjentë të imperjalizmit për të vrarë lirinë e fituar me gjak të 28000 dëshmorve dhe për të gllabruar tërë shqipërinë .

    Banditët fashitët e nazistët baballarë të kombit i falën flamurin e skëndërbeut fashistve në Itali më 1940 ,por i falnin Korçën e Gjirokastrën grekut ,por dhe Vërmoshin e Shkodrën Serbisë , dhe Vlorën Italisë.Kjo është burrëria pa burrëri e këtyre “patëriotve ” si Camaj e Koliçi.

    Pra e vlersoi drejt argumentin e Porofesorit të nderuar kur citon ,këtu nuk bëhej lufta për idologji komuniste ,por për shpërbërje totale të atdheut dhe shfarosje të kombit shqiptar nga faqja e historisë ,si Çamët sot në Greqi. A e kuptoni dhe e merni vesh ju fashistë e nazistë të ri, ?. .

    Profesor Gjeçovi bënë një vlersim dhe një ballafaqimi universal të ndershëm ,analizë të nivelit lartë atdhetar .
    Fashizmi është goditur që në embrion në v.1922 ,por e habitëshme këto tru tharë shqiptar e mbrojnë akoma sot pas afro 98 vjetësh ,kur themeluesi i perandorisë fashiste ,Benito Musolini ,u kap në shqipëri në prillin e v. 1945 në kamionin e katërt të autokolonës përtej liqenit të Komos ,partizanët shqiptar zbuluan se burri i veshur me një kapotë Gjermane me zyze të errta e helmetë në kokë ,i mbuluar prej kashte ishte themeluesi i perandorisë fashiste ,Benito Musolini ,që sillej si korbi zi pushtues e vrasës i kombit shqiptar ,por më keq na paska lënë farën e fashizmit në shqipëri ,bandit të sotëm kundër LANÇ dhe komandantit Legjendar Enver Hoxha ,udhëheqësi që shpëtoi kombin tonë nga shpërbërja..!.

    Por është turp që paskemi akoma gjallë skuadrat fashiste ndëshkuese kundër profesor Gjeçovit dhe Tares atdhetar që mbrojnë LANÇL që nxjerrin me bythë zbuluar tradhtinë e spiunazhin e bandës fashiste e naziste pas 80 vjetësh që i shtypi me grusht të hekurt populli shqiptar me luftën anti-fashiste nac-çlirimtare më të lavdishme në histori të lufterave që kan bë shqiptarët duke radhitur shqiprinë me vendet fituese të L2B ,Angli B.Sovjetik dhe SHBA .

    Me këtë zellë që kanë i porosisë fashistët e ri shqiptar të stamposin bluza me Sëpatat e liktorit me kryqe të thyer të Hitlerit (Sali Berisha dhe Ilir Meta ) ti veshin nëpër protesta .

    .Por të mos harrojnë dhe flamurin shqiptar me dy sëpatat e fashizmit si simbol i robërisë që na solli Saliu dhe Iliri dhe gjithë klas apolitke .Të mos harrojmë zhvarrosjen e eshtrave me mënyrën fashiste e naziste që ju bë Enver Hoxhës të LANÇL ,dhe heroive dhe dëshmorve të atdheut ,në terrin e natës i zhvarrosi nga varrezat e dëshmorve duke i zëvendësuar me eshtrat të tradhtarve e koliboracinistve më të egër të kombit shqiptar..

    Prandaj tradhtarët Sali Berisha thërriet shpeshë në gjumë sikur e therin .Zgjohet i trembur ,pinë disa herë kamomil për tu qetësuar ,sidomos pas zhvarrosjes së eshtrave të heroive e dëshmorve të atdheut ,pas shkatrrimit të varreve të dëshmorve dhe pas vendosjes monumentit Zogut ,tradhtarit e hajdutit i popullit shqiptar në bulevardin kryesor ,më lartë se monumenti i Ismail Qemali ,por i del gjumi për shumë e shumë krimeve të tjera makabre ,si të vrasjeve të 26 burra gra dhe fëmijë të Gërdecit dhe pas pushkatimit të katër qytetarve të pa fajshëm në bulevard në v.2011 ,dhe akoma nuk kan dhanë llogari para gjyqit.

    Të gjithë këta fashistë e nazistë dhe bashkëpunor të Zi ,kundër shqiprisë Sot , i ka pushtuar urrejtja për Për Enverin ,pavarsisht se ndërtuan sistemin më të urryer të shfrytëzimit të egër ,barbar gjatë 30 vjetve të quajtur demokrashkërdhatësi kundër popullit shqiptar.Mir kur të dalin në marrshime e protesta banditët fashistë të Sali Karaxhixhit të mos harrojnë bluzat me sëpatat e liktorit të Munikës dhe kryqit të thyer të Saliut .

  6. Arben says:

    Marreveshjet e ndyra politike normalisht do shoqeroheshin edhe me nje propagande te ndyre antiperendimore,siç i cileson z.Qafoku, z.Camaj dhe Z.Koliqi,poliagjente. Shkrimtaret e realizmit socialist,pushtetaret e korruptuar apo ish bashkepuntore te sigurimit ne pushtet,administrate,etj e qe jane te santazhuar dhe aktualisht, duan te bejne shoke. E ku e nisin propaganden, atje ku nxit me shume pakenaqsi per shkak te ndikimit mjaft te ulet qe Camaj dhe Koliqi kane patur ne ngjarjet e shqiperise per periudhen 1946-2020,pasi kane qene inekzistent,nderkohe qe popullit i ka hyre thika ne palc si nga komunistet e 1944-1990 ashtu edhe nga komunistet demokrate+bashkepuntoret e sigurimit qe jane aktive edhe pas viteve 1990 . Nqf z.Camaj e z.Koliqi nuk kontribuan asnje cent per sigurimin e shtetit dhe komunizmin,pasi iken fare prej vendit te tyre, siç po bejne rendomte shqiptaret edhe ne vitin 2020 nga hajdudet e pushtetit, (imagjino ne 46) , atehere çfare demi i sollen kombit shqiptar nese bashkepunuan me amerikanet,gjermano perendimoret apo italianet. Pse them nese; sepse edhe nqf jane kontaktuar nga sherbimet aleate te sotme,kjo eshte per arsye te perndjekjes,denigrimit dhe santazheve qe beheshin ndaj tyre nga sigurimi se gjoja jane b/p tane. Ishte nje divizion i tere sigurimsash qe paguheshin me taksat e shqiptareve,nderkohe fshataret punonin dhjete ore ne dite per 8 deri ne 10 leke. Imagjino kur lexova sot se enver hoxha kishte dhene 8000 dollare per nje infomacion te rreme te nje spiuni se gjoja kishte gjetur formulen e bombes atomike, cfar injorantesh kane qene. Qafoku merret me Camajn poliagjet, ndersa ne te vertete Camaj ka qene nje i pa vlere si pushtetar, si dhe çfar aksesi ka patur ne pushtet ne shqiperi per ta klasifikuar si poliagjent, pasi ai per 45 vjet ndiqej nga sigurimi. Duhen lexuar veprat e tij persa i perket shkrimeve, çfar perfaqeson apo çfar ka perfaqesur.

  7. qytetari says:

    Del qe diagnoza eshte e sakte:
    Qafoku difektin serios e ka siper qafes:
    Te jesh spiun i sigurimit komunist eshte krejt e kunderta me agjent i atij shteti,ideologjia e te cilit eshte ne te kundert me ate komunist.
    Dhe Camaj,e dokumentuar kjo,mbasi nenshkroi si spiun i sigurimit,lajmeroi personat e rrezikuar dhe u arratis.
    Pra ne menyre djallezore luajne me termin tradhetare lloji i tare qafokut.
    Eshte e vertete akuza qe i behet kesaj specie,qe ne menyre konstante i kundervihen perfaqesuesve te intelegjences dhe patrioteve te vertete shqiptare,te besimit kristian.
    Shembulli qe kulmon ne kete, eshte denigrimi i heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit.dhe krahas saj eskpozuar ne shkrimet dhe studiot e lljit tare qafoku,turkoshake si patriota dekoruar dhe nga ´´presidente fort te nderuem´´,kurse patriotet e vertete vazhdojne te ndihen te persekutuar dhe te harruar.
    Vec kesaj Z.qafoku dhe nga ana elementare profesionale ndihet si nje gazetar plepi,kur thote qe Gunter Grass,ka qene spiun komunizmi,kur e vertete e pohuar para disa vitesh nga shkrimtari vet, eshte qe ai ka qene pjestar ne repartin tankist te SS-ve

  8. the american says:

    qafoku & tarja jane shume mikroskopike qe te merren me camajn dhe koliqin.
    ideja qe te nxjerrim nje halucinacion kontradiktor (i te njejtit stil si ai qe skenderbeu ka qene serb) thjesht per te perfituar fame nga ana personale dhe per t”i sherbyer antishqiptarizmes, nuk ka per te funksionuar.
    te akuzosh dike thjesht qe ka patur relacion me nje komitet, por nuk eshte nxjerre asnje dokument ne lidhje per ate gje. dhe aq me teper te supozosh qe paska qene poliagjent, eshte qesharake. keni qelluar ne shqiperi se ne nje vend tjeter perendimor do t’ju kishin hedhur hedhur ne gjygj per shpifje.
    te njejten gje mund te themi dhe per qafokun dhe taren, meqe lidhjet qe kane patur me sistemin e diktatures, nuk kane qene thjesht soditese, antaret e familjes se tyre kane qene aktive ne terrorin ndaj popullates shqiptare (sidomos asaj te veriut). thjeshte po vazhdojne rrugen e baballareve dhe kuckave qe kane patur me vehte. kane qene paraardhesit e ketyre kelysheve qe ndihmuan ne masakren e tivarit.

  9. Vetevendosje says:

    Kot me pyet.. Koliqi e Camaj me të ardhurat nga veprat e tyre jetonin? Kush di të thotë ndonjë varg të tyre?Ndonje citim? Mirë gjatë komunizmit por këto 30 vjet nuk kam parë radhe per botimet e tyre, e nuk është se botime e sponcorizime nuk ka patur, ka patur me tepri biles! 90% e Shqiptarve si ka lexuar veprat e “famshme” të tyre,ateher ku qendron madheshtia ?Apo sepse kështu thonë shpellaret e pas 90′?

    1. qytetari says:

      Po kush ti lexonte Koliqin dhe Camajn, ndonje si ty andej(dhe nuk jeni pak) qe e hiqni veten si ´´shqiptare te medhenj´´kur dhe as shqip nuk dini te flisni,por le me ta shkruani.Skipetare prej anadolli.

    2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Jane te shumte ata shqiptare qe dine vargjet e z. Camaj:

      VENDIT TIM
      Kur te vdes le te bahem bar
      ne malet e mija ne pranvere,
      ne vjeshte do te bahem farë.

      Kur te vdes le te bahem uje
      e fryma e eme avull,
      ne fusha do te bie si shi.

      Kur te vdes le te bahem gur
      ne skajin e vendit tem
      te qindroj kufi.

      Dhe te tjere te shumte qe i njohin veprat e tij: “Nji fyell nder male”, “Dranja”, “Pishtaret e nates”, “Ne hijen e gjarpnit”, “Njeriu me vete e me tjere”, “Poezi”…

  10. Shqiptari says:

    Pas Luftes se Dyte,bota u nda ne dy kampe,ai Perendimor dhe blloku Lindor,me ne krye BRSS.Ne kete periudhe ishin ulur armet dhe kishte filluar Lufta r Ftohte,lufta me sherbimet f fshehta.Regjimi komunist kopjoi Platformen e Byrose Politike te BRSS,mbi te cilen mbeshtetej KGB-ja.Ngritja e Sigurimit te shtetit,struktura,objekti,metodologjia dhe aktiviteti,detyra e kesaj strukture,ishte identike me ate te KGB-se Sovjetike,agjenci zbulimi,gjurmimi dhe eleminimi te kundershtareve politik ne Bashkimin Sovjetik,me nje eksperience te gjate nder vitet 1920-1950.Kjo murtaje ne Shqiperi,krahas strukturave legale te oficereve te sigurimit,ne çdo qytet,fshat,lagjje,ndermarrje,kooperative,institucion,shkolle dhe organizate,ngriti dhe nje rrjet te gjere bashkepunetoresh dhe spiunesh,ne çdo qelize,deri brenda familjes.Lufta e saj u shtri ne dy fronte,brenda ,kunder armikut te klases dhe jashte vendit,kunder imerializmit dhe revizionizmit.Pa dyshim spiunet e sigurimit,sipas platformes,duheshin zgjedhur midis radheve te kundershtareve,pra nga radhet e atyre qe mendoheshin se ishin kundershtare te regjimit,agjente te sherbimeve te huaja.Nuk zgjidheshin nga radhet e komunisteve dhe atyre qe ishin besnike te partise,pasi aty nuk kishte kundershtare,keta besnike e denonconin armikun e klases ne organizaten e partise,rinise,gruas,frontit,keshillit.Ne kete kuader,shume shqiptare,te djathte,kundershtare te regjimit rane ne gracken e Sigurimit te Shtetit,me deshire ose me dhune dhe arriten te spiunojne deri dhe pjesetare te familjes se tyre,duke shkaktuar tragjedi familiare.
    Sigurimi i shtetit u vu ne lufte me agjencite dhe sherbimet sekretr td kampit kundershtar si:KGB-ne e BS,UDB-Jugosllave,CIA-n,BND-ne gjermane,NIS-ne Italiane,HBA-ne Austriake,HNA-ne Franceze,Mosadin Izraelit,sherbimet Angleze,NIS-greqi dhe shumr sherbime te tjera,Ne kete kuader te debatit qe eshte hapur,institucioni i dosjeve,brenda ligjit,duhet te beje transparencr,oer ti orete rrugen lojrave dhe zhurmes gazetareske.Tashme dihen njerezit ne Shqiperi,qe dine çdo gje dhe jane kompetent per te gjitha,por nuk dine asgje.Nuk do jete ndonje çudi e madhe ,pasi Sigurimi i shtetit futi aghente deri prane Obirrit Mbreteror,madje i rrembeu tere arkiven.Koha besoj do beje transparence dhe do shuaj hamendesite.

  11. Golemi i Kavajes says:

    1.Sigurimi i Shetit. Cfare do te thote? Do te thote instrument qe siguron shtetin. A e siguroi vertet shtetin sigurimi i shtetit? Po, pa tjeter qe e siguroi! Po tjeter kush e siguroi shtetin? 2. Policia. a e siguroi shtetin? Po, pa tjeter qe e siguroi. Po tjeter? 3.Ushtria! A e siguroi shtetin ushtria? Po, pa tjeter qe e siguroi shtetin! A mund te egzistonte sigurimi i shtetit pa policine e shtetit? Kurre asnje here. Po a mund te egzistonte sigurimi i shtetit pa ushtrine? Jo kurre asnjehere! Po ushtria ndheb policia a mundn te egzistonin pa sigurimin en shtetit? Jo, asnjehere. Jane te tre sherbimet pjese te lidhura me njera tjeteren te cilat se bashku sigurojne shtetin. Tani te gjithe ju trushkulur qe sulmoni sigurimin e shtetit, a nuk e kuptoni batakun ku keni rene se duhet te sulmoni ne te njeten kohe edhe policine edhe ushtrine e atij shteti? Po ishte shtet more te mjere! Po a ka shtet pa polici, pa ushtri, pa sigurim? Po c’na duhet atehere ne kete shtet sherbimi informativ? A mund te punoje sot policia pa sherbimin informativ? Jo apsolutisht!. Madje policia punon edhe me sherbimet e interpolit. Si mendoni ju, a s’eshte pune e fshehte interpoli? A s’ka agjente te fshehte interpoli?- ka me siguri dhe paguhen nga taksat tona! Po perse na duhen keta agjente te interpolit kur ikin kaq jete njerzish? Per te siguruar jeten e njerzve thuhet!(pika!) Po a ka tallje me te madhe me jeten se sa te pranosh kete? Sa vrasje behen dhe sa koka ikin brenda vitit sot, dhe sa koka iknin brenda vitit ne kohen qe lame pas? Ateher flasim se sa efekrive jane interpoli dhe policia! Vazhdoni prej 30 vjetesh lojen me sigurimin e shtetit, duke lene menjane, policine, ushtrine , partine, vigjilencen e popullit, organizatat e masave… Ju qofshi qe i ndani !

  12. Astriti says:

    Shkrim realist!

  13. Ish bashkepunetrt:Zymbuli,Qukapiku,Energjiku,Zeshkani,Zogu i nates,Kunadhja,Plepi says:

    Sigurimi i shtetit shqiptar eshte nje nga institucionet me kriminale dhe gjaksore ne bote,nje instument i frkshem ne dore te PPSh,direkt te Enver Hoxhes,Hysni Kapos dhe me vone ne dore te Ramiz Alise,Hekuran Isait dhe Zylo Ramizit,qe nuk siguronte shtetin,por pushtetin kriminal te diktatorit Enver Hoxha dhe bandes se tij,qe masakruan mijera shqiptare qe mendonin ndryshe nga E.Hoxha.Ne boten diktatoriale si ne Bashkimin Sovjetik me KGB-ne e frikshme eleminoi mbi 20 milion kundershtare te regjimit kriminal te Stalinit.Ne Jugosllavi,UDB-ja,ne Iran,SAVAKU,nje organizate kriminale e sigurimit te shtetit te Shahut Rezah Pahlevi.Gardistet e kuq te Mao Ce Dunit,qe masakruan miliona kineze,kundershtare te Maos,Kmeret e kuq te Pol Potit ne Kamboxhia,qe vrane 1/2 e popullsise,rreth 2milion njerez,kundershtare te kriminelit Pol Pot.Policia e fshehte ne Argjentine,Pinoçeti kriminel,Franko ne Spanje,ne Afriken e Jugut ,regjimet ne Haiti,ne disa shtete te Afrikes dhe ne shume vende te te Lindjes,vrane dhe masakruan popullin e tyre,per te ruajtur jo shtetin,por karriget e diktatoreve.Pas dhembjes se regjimit dhe shkrirjes se kesaj arme kriminale qe mbrojti me gjak diktaturen,dolen ne pah poshtersite dhe krimet e shemtuara re sigurimit te shtetit.Sherbimet e sotme inteligjente,nuk kane asnje lidhje me sigutimin kriminsl.Ato nuk ndjekin,arrestojne,burgosin,internojne apo eleminojnr fizikisht,asnje qytetar qe mendon ndryshe,ka bindje ndryshe,flet kunder qeverise dhe drejtuesve te saj,qe ka ardim,prone dhe pasuri,biznes apo gazete,radio,televixion qe shane qeverine,qe bredh kudo ne bote,punon dhe jeton ku ti doje qejfi,martohet dhe ndahet sa here ti doje qejfi,eshte gej apo heteroseksual dhe vishet e zhvishet per qejfin e tij.Iku koha kur shqiptaret barkthare,sklever dhe te izoluar,jo te flisnin,por te mendonin me veten e tyre se ua priste gjuhen dhe jeten sigurimi.Sot esht i lire kushdo te tregoje perrlla per sigurimin,policine,ushtrine,topat ,tanket dhe bunkeret qe i lane shqiptaret te izoluar,persekutuar dhe te varfer,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje