Nga Mons. George Frendo*
Në lidhje me lajmin për të cilin është folur shumë në këto ditë, domethënë për ato dy gra që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre (madje njëra prej tyre kishte qenë vdekur për më shumë se një vit) e ndiejmë nevojë të bëjmë disa sqarime.
Besimet zyrtarisht e njohura në Shqipëri, domethënë ai Mysliman dhe ai i Krishterë, besojnë në jetën pas vdekjes dhe në ngjalljen. Por besimi ynë në ngjalljen na ngarkon me më shumë përgjegjësi rreth respektin për jetën dhe mënyrë si të jetojmë derisa jemi ende në botë.
Ne besojmë se jeta është dhuratë nga Zoti, dhe, si çdo dhuratë nga Zoti, duhet të përdoret me përgjegjësi, sepse Zoti shpërblen njeriun varësisht nga si e ka përdorur këtë dhuratë, që është jeta.
Kjo do të thotë gjithashtu se asnjëri nuk ka të drejtë të vrasë një person tjetër, madje as të vetëvrasë. Vetëvrasja është mëkat.
Kam lexuar shumë, këto ditët, në gazetat, fjalën “vetëflijim”. Ky është një eufemizëm krejt i gabuar. Kujt bëhet “flijim” në vetëvrasje? Sigurisht jo Zotit, i Cili i ka komunikuar jetën atij personi si dhuratë, dhe ky e ka hedhur poshtë.
Kujt bëhet “flijim” pra? Familjarëve? Kam pasur raste të njohë familje brenda të cilave kanë pasur një vetëvrasje.
Për sa shumë kohë kanë mbetur të tronditur, të frikësuar, të rraskapitur. Pra le të jemi të sinqertë e të flasim troç. Është absurd të quajmë vetëvrasjen “vetëflijim”.
Së fundmi dëshiroj të them se është bërë një padrejtësi me Kishën Ungjillore kur disa gazetarë kanë identifikuar sektin e Dëshmitarëve të Jehovait (e themeluar në vitin 1870 nga Charles Russell) me Kishën Ungjillore. Edhe pse këta përdorin Biblën, por e interpretojnë në mënyrë shumë të çuditshme, krejt e ndryshme nga mënyra si e kuptojnë Kishat.
Dhe edhe pse përmendin Jezusin, por e interpretojnë Jezusin krejt në kundërshtim me mënyrën sesi Kisha e ka kuptuar dhe shpallur që nga koha e apostujve deri më sot.
* President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
Pse beson ne jete tjeter ti prift perveç kesaj? Ateher shko sa me shpejt atje se atje nuk ka as covid as para dhe as krime e vjedhje si ketu; atje jetojne ne paqe e bollek, prandaj pse nuk shkon i pari ti. Ti mund te shkoshe ashtu si deshmimtaret e jehovait, por une nuk te besoj. Boll e kam kete jete ketu megjithe hallet e medha.
o rrot [email protected],i nderuari autor nuk shkruan apo sqaron per bastardhet[atheoi] apo te tredhurit si puna jote,kshq ti kot lodhesh me ate rrocke/mendjen tende……………….yyyyyyyshhhhhhhhhhhhhhh or gamor!
”Zoti pra i dha jeten robit dhe Ai vendos per te….” nje thenie madhore e kumtimplote.
sqaroj: jane te lutur te tredhurit[synetlli] apo bastardhet[atheoi,jahova] te mos komentojne ne nje tema te tille.
Deshmimtaret e Jehovait nuk jane kishe por organizate, e kuptoni se mend e kujt marrin keto te dergjurat neper krevate, te anetareve te nje organizate. Po kjo organizate pse nuk merret me problemet qe kane. njerezit mbi dhe, si pleqte e vetmuar, te varfrit, por merren me vdekjen, se si ti cojne njerezit drejt saj. Jam dakord me fjalet e imzotit, qe jeta eshte dhurate dhe duhet jetuar aq sa e kemi te shkruar, por jo ta keputim vete. Jashte sektet e organizatave qe i katandisin njerezit ne fantazma. Mire termetet, kovidi po kesaj tharrjes nga etja dhe urija cfare t’i thuash!
Amin!
Mire qe ishim pjese e perandorise Osmane. Aty ku njeriu dhe shkencetari vleresohej. Dhe nuk digjej ne turren e druve. Nese Vatikani sot do te kishte fuqine e dikurshme dhe kryqezatat do te kishin pushtuar trojet osmane. Sic donin te benin dikur me badat e Skenderbeut qe paguheshin nga Vatikani.Ky qe sot qe del si burre i mire do te ishte rrezik i pari qe do te ndizte shkrepsen.
Komenti ishte me shume për respekt per kete Zotnine maltez …se nga keta te huajt qe jane dyndur te na mesojne fete e tyre eshte i vetmi qe se shan dot ndofta
Po feja e shqiptarit eshte vetem shqiptaria kshu qe….
Puna eshte qe as islami i Stambollit e as Krishterimi i Kostandinopojes e Romes nuk akuzohen dot per turpe si te ketyre sekteve